Për dekada, vizitorëve iu ndalua të fotografonin kryeveprën, edhe pa blic.
Muzeu “Reina Sofia” në Madrid ka hequr në heshtje, ndalimin për t’i bërë fotografi, pikturës ikonike të Pikasos, “Guernika”.
Vepra e artit u transferua nga Muzeu i Artit Modern në Nju Jork në Spanjë në vitin 1981 dhe që atëherë ka tërhequr miliona vizitorë.
Megjithatë, për dekada, shikuesit e kishin të ndaluar të fotografonin kryeveprën, edhe pa blic.
Ja pse galeria ka zgjedhur ta heqë ndalimin dhe pse ka shkaktuar polemika në të kaluarën.
Pse nuk mund t’i bënit foto, Guernikës së Pikasos?
Deri kohët e fundit, një ndalim i fotografimit ka qenë në fuqi prej vitesh për të mbrojtur veprat e njohura artistike të Picasos që nga Lufta e Dytë Botërore, nga bliciet e kamerës, trekëmbëshat ose shkopinjtë për selfie si dhe për të mos lejuar pengimin e qarkullimit të vizitorëve.
Në qershor 2022, një vizitor dëmtoi aksidentalisht një vepër ndërsa bënte një selfie.
Në të njëjtin muaj, Mick Jagger pati një shikim vetëm për vetëm të “Guernikës” dhe shkaktoi polemika duke postuar një fotografi të tij me kryeveprën.
Pati një reagim në mediat sociale për këtë ndryshim të dukshëm të rregullave, por muzeu nuk pranoi të komentonte.
Tani mund të bëni fotografi të pikturës së Pikasos, Guernika
Manuel Segade, drejtori i sapoemëruar i “Museo Reina Sofia” mori vendimin për të hequr ndalimin e fotografimit në Guernica të Picasso nga 1 shtatori i këtij viti.
Segade shpjegoi se ndryshimi në politikat synon të përmirësojë përvojën e vizitorëve të muzeut dhe t’i lejojë njerëzit të kapin kujtimet e vizitës së tyre.
“Qëllimi ynë ishte thjesht që kjo të mund të bëhej normalisht, jo për ta shpallur atë në shtyp apo ndonjë gjë tjetër”, tha Segade.
“Ne ndërmjetësohemi vazhdimisht nga kamerat, kur shkojmë në një koncert, kur shkojmë në ndonjë ngjarje kulturore. Ne besojmë se nuk ka kuptim që ‘Guernica’ të mos ketë të njëjtin karakter ikonik që meriton.”/SYRI.NET