Interesimi i Real Madridit për yllin shqiptar, Shkodran Mustafi, ka qenë i vërtetë.
Ka qenë vetë futbollisti me prejardhje shqiptare, Shkodran Mustafi, që e ka konfirmuar se gjiganti spanjoll Real Madrid e ka kërkuar atë.
Ai ka thënë se është e vërtetë që Reali është interesuar për të dhe kjo gjë e nderon atë, mirëpo thotë se ka vendosur të mbetet edhe më tej pjesë e Valencias.
“Është e vërtetë që është folur për një interesim të Realit, kjo gjë më nderon natyrisht. Është një vlerësim i madh për atë që kam treguar unë në fushë gjatë sezonit të fundit”.
“Gjithsesi për momentin jam mirë te Valencia, jam i lumtur aty dhe dua të qëndroj te klubi nga ‘Mestalla’ edhe më tej”, deklaroi Mustafi për portalin “Spox.com”.
Komentet