60 vjet mё parё ndёrroi jetё MUSTAFA MERLIKA – KRUJA
(Krujё 1887 – Niagara Falls 1958)
Tjera herë pata rasë me folë për M.Krujën si nieri kulture përgjithsisht.
Tash rasa më bje të flas, për nji ânë të veçantë, medjé për ânën kryesore në të cilën ai përmblidhte gjith kulturën, ndoshta edhé gjith virtytet e shpirtit të vet: gjuhsija; e këtë rasë ma jep mâ i mbrâmi punim i tí, nji daktiloshkrim i madh në të cilin, më si duket, ai u mundue me rindërtue fjalorin e vet të madh qi i pat hupë tue dalë prei Shqipnije më 1944.
Me këtê ai këthen më nji lloj punimi me atê mâ të parin me të cilin pat dalë, nën pseudonym Shpend Bardhi, në revistën Leka tue shoshitun imtë fjalorin e Matí Logorecit. Due me thánë, mâ fort nji fjaluer kritik se sá nji fjaluer fjesht tregimtár.
E do të thomi se këta i përshtatej mâ së miri karakterit të tí të hollë e njiheri të drejtpeshuem.
Sakt nuk i mungon kultura e pёrgjithshme; ndoshta ndonji herё ndonji njoftim shifet se e ká marrё atŷ nga fjalorёt e enqiklopedít qi ka pasё pёr doresh. Por kush nuk e bân kёtê? Veçse i kulturuemi kujtohet kúr kёtê nevojё e ká, se i pákulturuemi jo.
Difton edhe nji interesim gjithmonë të zgjuem për historí të kulturës osè të dokevet, sikur p.sh. n’art. “agallìk”, kû na tregon jo vetëm se d.m.th. “cilsija e agait, titull’i tij”, por edhè “pjesa e zotnisë nga t’ardhunat e pronave të punueme prei bulqёvet të tij”.
Njoftja e tí reth historìs së gjuhës âsht shum e haptë, me gjith qi, pothue për herë në mërgim, s’ká pasë lehtësí me shfletue, s’po tham bibliothekat e Shqipnís, por as bibliotheken e vet.
Ai njef mirё p.sh. morfologjín e moçme, mund tё shifet nё tё gjatin artikull qi i kushton zânores a, kû merr rasёn me studjue lakimin e emnavet me themё nё –a (tё gjatё): “ablativja shumse e pashqueme, nё pёrdorimin e sodshёm, ka marrё edhe formёn gjenitivore: prej do grave pёr prej do grash; ajo e shquemja e ka humbun kryekёput formёn e vet arkaike, qi ka qênё grashit”.
Tue sajuem pasqyrat e lakimevet nё gjendjen e tyne tё sotshme ai nuk kufizohet tue qitё vetёm rasat e rendomshme tё soçme, por me kujdes shtjen edhe format e rasavet dikúr tё rendomshme e sot pёrdorimi sё rrallё, sikursè lokativja e ablativja (sh.p.sh. prep art. a-ja).
Gjithashtû, tue mbatjtun para sýsh historín e morfologjís, ai gjen mâ të drejtë formёn e lashtë (dikû dikû, p.sh. në Malsít e Shkodrës, të ruejtun deri sot) djelme të mij, kundrejt formës mâ të vonëshme djelmve sepse “v eufonike hýn thjesht si eufonike ndërmjet dy zânoresh te mbrapashtesat rasore” (prep n’art. á-ja).
Edhè, tue marrë para sŷsh edhé historin e vonshme, tash e tash kujton shpikjet e Matí Logorecit, ato të gjuhës burokratike, ase të shkrimtarve tjerë. Kështû (n’art. af-i) shënon: “Kjo fjalë qi ka nxjerrë në qarkullim Koço Tasi me fjalorin e tij, për ndryshimet e dukuna te ngjyrat e nji stofe me push si mbas perthesave (reflekseve) të dritës, si në kadifet b.fj., âsht gjallë tyrq. hav, e don me thânë push“.
Tue shtrî veshtrimin e vet edhe jasht e rreth shqipjet, si glotolog i zgjuet, ai vëren p.sh. te art. â: = âsht. Frengjit e shkruejnë est, por e shqiptojnë e. Italjanët si me gojë ashtu me shkrim e kanë bâmë è. Anglezët ìs, Gjermanët, në djalektin e Vjenës, gjithashtu is“. Nji vërejtje, kjo giuhësije së krahasueme qi nuk âsht pá interes e pá ndonji dobí.
As ethymologjín ai nuk e lên pá shërbye. Qe p.sh. nji imtim qi mund të vyejë edhe për shtitrime tjera (si për kuptim t’arb. aljarta etj.): “a-, parashtesë premnore e adverbore qi tregon largsì, kundra parashtesës k– qi tregon afrì: krahaso ai, ajo, ashtu, aty, atje, andej, kundra ky, kjo, kështu, këtu, këtje, këndej“.
Natyrisht, se kështû e lypë sádokûdó nji fjaluer, ai të hapet shpesh e gjânë ndër zhvillime semantike. Qe do shembuj: I. “Abrash – Nё tyrq. Nga e cila vjen, ka kuptimin e kalit allç; nё shqipet, i â shtuem atij kuptimi edhe shênj’i bardhё nё ballё, por nji shênj i bardhё qi mbёrrîn deri ke flegrat e hundёs: e tue qênё se nji shênj i kёtillё quhet se e bân tё mbrapёsht kalin, fjala pёrdoret fytyrisht edhe pёr njeri tё mbrapёsht, qi me nji tjetёr fjalё prap tyrqisht, si pёr kalё ashtu edhe pёr njeri, thohet edhe ters”. II. “ag-u 1) = agim: agu i dritёs = kur ende s’shifet mirё, por ka nisё me dalё drita (Gazulli). – 2) = gjysё terri:e pashё si neper ag (Gazulli). – 3) agu i sŷnit = bebja e sŷnit (Gazulli). – 4) = cipa pёrqark bebes qi ka ngjyrёn e posaçme tё syve tё çdo individi (Logoreci). – 5) = shênj i zi rreth sŷve tё tё dekunit (Mann). Vetёm dý kuptimet e para duhen marrё pёr tё saktё. Pёr mâ tё parin dёshmon verbi aguem, shum mâ i njoftun se vetё rrânja ag; dёshmon edhe gr. augé qi ka po atё kuptim. S’ka dyshim qi nё rrânjёn mâ tё motshmen indoevropjane, tek e cila pёrpiqen dy fjalёt shqip e greqisht, gjithçka na çon te kuptim’i ngjyrёs sё bardhё pёr to, pra te drita kundra natёs sё zezё. Pikё sё pari tё marrim synonymet e ag-agimit nё gjuhёn t’onё: tё zbardhun, zbardhullim; mbasandej lat. alba, qi ka mbetun po kёshtu edhe n’italishtet e âsht bâmё nё frêngjishtet aube, âsht gjinija femnore e emnosun e adjektivit albus = i bardhё. Kuptim’i dytё s’ka ardhun prej nji krahasimi i dritёs, qi fillon tё zbardhё, me terrin e zi tё natёs, por drejtё pёr sё drejti nga sa shohin sŷtё gjatё atyne çaseve nё tё cilat s’âsht as krejt natё as krejt ditё, as krejt zi as krejt bardhё, por diçka ndёrmjet njânёs e tjetrёs, gjymsё terri ase gjymsё drite, tё cilёn me nji fjalё tё veçantё e quejmё nё gjuhёn t’onё muzg. Kjo fjalё e fundit, veç, pёrdoret pёr dý kohna tё 24 ore. kur âsht tue i a lёshuem vêndin errsina dritёs, qi âsht agu ase agimi e i thohet edhe muzgu i dritёs, edhe kur gján e kundёrta e ksaj, dmth., kur âsht tue mbaruem drita e tue filluem errsina e qi i thohet muzgu i natёs a i mbramjes. Si kёtё fjalё pёrdorin Gjermanёt pёr agun, e thonё Morgendämmerung = muzgu i mёngjesit. Tё gjitha kuptimet e tjera, un i quej ndёrpretime tё gabueme shkrimtarёsh e gjuhtarёsh t’anё tё pёrcipёt, sё paku tё gabuem. Prej kuptimit tё dytё ka dalё frsa: me i vûmё sŷtё ag = me i vûmё sŷtё perde, me i mbyllё Zoti sŷtё, me i marrё Zoti mênt, me u hutuem, me u verbuem!. – III anё-a. 1) Desha nji litёr voj…. por s’po kam anё ku t’a shtie; enёt e gjelltores; uthull’ i fortё plas anёn e vet (prov.)….2) S’i a kam anёn = s’kam mjet….; n’i a gjetsh anёn, bâne = nё paç sesi…; i a dёrgove lajmin me anёn e nji miku… 3) mb’at anё…; n’anё tё Shkodrёs…; nepёr gjith’anёt e botёs; e kёrkova nё tё katёr anёt. 4) E tёrhoqa mё nji anё (mbёnjanё) pёr t’i thânё nji fjalё nё vesh; ai âsht tёrhjekun kamot mbё nji anё e s’âsht ndiem mâ;… ka vûmё do pare tё mira mbё nji anё… 5) An’e detit…; shkoj anёs sё lumit… 6) Anёt e tryezёs…; dý anёt e pёlhurёs…; faculetё me anё tё qёndisuna; trekândshi ka trí anё 7) An’e djathtё…; tё katёr anёt e rruzullimit… 8) Dý anёt e kafshёs sё ngarkueme…; nji anё kali drû…; barka perёndon mb’at’ anё [ = bordo] kah e shtyn era. 9) Me i mbajtun kuj anёn… 10) Me e marrё ana = me anuem, me prjerrё mbё nji anё… 11) An’ e mbarё, an’ e praptё;…; katёr anёt e nji ndёrtese…; anё e nji prismi… 12) Anёt firmatare tё nji traktati…; ana kundёrshtare, anmike…; dý anёt e nji barazije… algjebrike… 13) Falju me shёndet prej anёs s’eme… 14) Ai… nё nji anё qahet se ka shumё punё e nё tjetrёn rrin e humb kohёn… 15) Ana teknike e problemёs… 16) Jemi kushrÎj nga an’e nânavet.
Nji kujdes tё veçantё ká edhe pёr sinonymí: I. “a, lidhzё – Sin.: ase, apo, ndo, ndose. – Ii “agjitat,-ta… fr. agitation, it. agitazione, gjer. Agitation, ang. Agitation. – Siç po shihet, kjo fjalё, pёr kuptimin politik qi ka marrё, pёrdoret nё tё gjitha gjuhnat e mёdhá; por na kemi edhe fjalё shqipe qi mund t’i pёrshtaten; nёse turbullina (= trub –) na duket diçka mâ tepёr se agjitata, mund tё pёrdorim tundullim nga tundulluem. E para, turbullina, na jep kuptimin e efektit pozitiv tё veprёs s’agjitatorit, ndёrsa e dyta, tundullima a tundullimi, kishte me qênё shi kjo vepёr vetё dmth. Propaganda e agjitatorit; sinonim me turbullimёn kemi edhe trazimin ( = trazirё, trazyrё etj.). Si shifet nё kёtё shembull tё dytё ai merr shkas pёr tё qitun sinonime sidomos prej zâvendsimi qi i duket i nevojshёm tё barbarizmavet.
Nё tё gjitha kёto ai shtjen nё punё nji hollёsí leksikografike shum tё prehёt. Qe p.sh.: “a, adv. Pёrdoret pёr tё pyetun, nё krye e nё fund tё fjalisё; nё krye edhe nё funt, vetёm; e bashkueme me adv. mohimtar s: A more vesht? Kёshtu po thue a? A pёrnjimend e ké a? – á (me tingull tё gjallё e si me çudí, kur na thotё kush gjâ qi gadi s’bâhet me e besuem). – Pra ti po vjen nesёr te un, as? ( = apo jo ?). Si pёrgjegje kúr âsht tue na rrёfyem kush gjâ, a tue na shfaqun nji mendim: As? ( = pá fjalё, sigurisht jam krejt me tý).
Si ká mujtё m’u kujtue gjithkushi prej gadi tё gjith shembujvet qi qitёm, Mustafa e ká pasё ndonji prierje kah konsevatorizma. Le tё kujtojё lexuesi si ai e pron edhè e pёrdorё formёn e rasavet shumse pá –v- eufonike.
Kёshtu i pёlqejnё má fort trajtat origjinare tё fjalvet t’uhajtuna: 1. – “ambashatё… Disave u pёlqen forma frênge ambassad -; mue jo. Sepse: a) vetё frêngjit e kanё marrё prej italishtes (A. Dauzat, Dict. Étym., Larousse), b) italishtja i ka ruejtun mámirё format latine, e ujёt sa mâ afёr gurrёs tё merret aqё mâ tё pastёr âsht…” -2. “analys-a… VR. Fjalёt e hueja me rrânjё greko – latine qi na duhet me shtimё nё gjuhёt t’onё, sa tё mundemi duhet t’i marrim me orthografín e origjinёs e t’i shqiptojmё ashtu siç janё shkruem. Kёshtu, p.sh., kёto qi po kemi kёtu pёrpara sŷshё: analysё, et. S’ka asnji arsye qi t’a italjanosim me –li mbasi shqipes s’i mёngon y – ja si italishtes, dhe s-nё s’kemi pse e kthejmё nё z tue shkruem –lyz-, sepse nё shqipen t’onё s-ja nuk zbutet me u bâmё z ndёrmjet zânoresh si nё gjuhё tjera”.
Edhè mbrenda qarkut tё shqipes, koservator se konservator – e hallall i kjoftё! – ai don tё ruejtuna zânoret e giata; (sh. art. a-ja kû qet nё pah paradigmin e veçantё t’emnavet nё zânore tё gjatё pёrgjithsisht), edhe n’art. tё posaçёm qi i kushton akcentit, ja njef ndonji vend edhe akcentit tё prehtё si shênj giatsije tё zânores.
As nuk i mungon fjalorit të Mustafës ndonji ndjesí hesthetike. Interesohet për eufoní, p.sh. kúr te art. â = âsht vёren “formë e volitshme për me i ikun nji kakofonije, si p.sh. a (sht) shkruem“. Nji synim stilistik e ká tu art. “â: mënyrë njerzish të pagdhêndun për të pyetun si?, si thé?, si urdhnove?, kur s’e marrim vesht fjalën”.
Ana kritike del nё shesh hap pёr hap. Qe do shembuj: I. – “abetar-i – dikur gabimisht thohej libra me gjiní femnore, e kёshtu thohej edhe abetare, me nênkuptim libra abetare: nji gabim tёrhjekё pёrmbrapa nji tjetёr”. – “ahmarrё etj. – Neologjizma pa nevojё, pa shije e pa kuptim: fjala ah s’ka pasun kurrё e s’ka askund domethânё shpagimi, por vetёm mjerimi”.
-III- “akcent-i… Me kuptimin gjuhsuer mund t’a pёrdorim edhe na si tё tjerёt kёtё fjalё me rrânjё latine… nё vend tё fjalёs theks qi kemi krijuem prej shqipes, e qi âsht mjaft e mirё pёr gramatikat shkollore… Tash te akcenti grafik, te akcenti i shkruem, i shёnuem me shkrim. Shí ky ka hije me u quejtun me emnin qi apim shqip, theks”.- IV. Te art. akord-i… Mos thuej kurrё dakord (fr. d’accord, it. d’accordo), por thuej n’akord = nё pajtim mendimesh, nё nji mendim, ase mos e pёrdor fare atё fjalё me kёtё kuptim”.- V. –“akt-i… Mos thuej ap akt, por vёrtetoj ase vёrtes (vёrtetun); jo marr akt, por marr shёnim”. – VI. – “aktiv… Pёr tё gjitha kuptimet qi ka ky adjektiv i huej kemi fjalёt t’ona: puntuer, i gjallё, i papёrtueshёm, i palodhshёm, i fórt, veprimtár. Vetёm emni (aktiv-i) besoj se duhet mbajtun si skânj financuer…” – VII.- “anesё-a… Mâ e bukura fjalё pёr prjerrё a prerrje nё kuptim fytyruer (gabimisht prirje), qi vjen nga pёrvjerrё, e nё gojё tё popullit âsht bâmё edhe pjerrё”.
Si nё disá ndёr rasa qi kemi prûmё deri kёtû, ashtû edhè nё sá tjera, konservatorizma e tíj merr trajtёn e purizmёs, kjoftё tue shfrytёzue visarin e giuhёs, kjoftё edhè tue pёlqye a tue paraqitё neologjizmat e nevojshme: – I. – a, lidhzё (ja, o, jo)… ja âsht tyrq., o it., jo djalekt”. – II. –“abanoz-i prej gr. nёpёr tyrq. Shum mâ mirё me pёrdorё formёn evropjanё eben-i… krahaso fr. ébène…, it. ebano…, gjer. Ebenholz…, angl. Ebony”. – III – “abatí... Kemi marrё nga it. abat. Por s’ka asnji arsye qi tё marrim drejtpёrdrejtё andej edhe abaci, tue qênё se prej fjalёs abat del rregullisht nё gjuhёn t’onё edhe abatí”. IV. – “abe-ja… Sipёrveshё fetarёsh myslimanё e, nё Lindje, edhe civilash. Fjalё tyrq. -arm. Pak e njohun nё Shqipní e me nji kuptim tё zgjânuem e tё ndryshuem, qi duhet lânё me dekun gjithsejt, se pa kurrfarё dobije pёr gjuhёn t’onё. – V.- “”administruem… fjalё qi ka hymё nё burokratinё t’onё thjesht prej njerzish qi s’kanё dijtun se populli i Shqipnisё sё Mesme ka fjalёn e vet mataruem. Edhe neol. mbarshtoj âsht shum mâ me vend se fjal’e huej, e ndoshta s’âsht as neol”. – VI. –“agrar…. Pёrtesa me menduem, shpesh herё na ka bâmё me e mbushun gjuhёn t’onё me fjalё tё hueja; pse mos me thânё bulqsuer-ore?” – VII. – “akcident-i… Me kuptimet qi ka kjo fjalё ne frêngjishtet e italishtet, na s’kemi nevojё t’a pёrdorim, se kemi ase mund tё bâjmё fjalёt t’ona… Mbajmё fjalёn e huej vetёm si skânj filosofik pёr tё kundёrtёn e substancёs”. – VIII. – “amatuer… Mbas mendimit t’em do tё pёrshtatej mâ sё miri fjala ândatar”. Shif edhè shka u prû sypri pёr fjalёn agjitatё.
Me gjithё kёtê, ai din me diftue edhè nji farë europeisme, tue përanue do skânje të pёrdorimit të përgjithshëm ndër kombet perëndimore. Kështû kemi pá fjalën eben për abanoz lindore, e kështû fjalën akcent. Po për ato arësyena ai nuk e pranon me i rreshtue dámas si shkrola të veçanta shêjet dýfíshe si dh etj., por me i rreshtue tue njehë setëcillen germë në rend t’alfabetit të përbashktë të përdorimit europjan; p.sh. -dh– mbas -da– e përpara –de-s.
Me këtê ai difton se din me i vûm vedit nji masë, shka âsht pak si të rallë nder “andatarë” të giuhës; e këta edhè në sá rasa tjera. P.sh., tue ja ruejtë vendin rasës lokative tash vonë në të hupun vëren se u xâvendsue rendom me akusativen “aqë hov të fortë ka marrë” (art. a-ja). E, tue pëlqye mâ fort formёn analysë sa sá analiz, përanon se “fjalët e hueja qi na duhet me shtimë në gjuhët t’onë” nuk mungojnë.
Përandej përanon se ka përjashtime edhe ndër rregullat e mira: “ndër këto hollsina âsht gjygjtár vetë mjeshtri i gjuhës, por mjeshtri, jo kushdo” (art. a-ja).
*****
Detyra e lypё, sё fundi, qi tё cekim edhè do imtime qi mue mё vjen vёshtirё t’i pёranoj, sádó qi Mustafёn un e kam njoftё mjeshtёr t’emin bashk me P.Mark Harapin, me P.Gjon Karmёn, me D. Ndré Mjedёn, me Injac Zamputin (kur shkruente endè gegёnisht, e medje mirё e mâ mirё se sá sot qi shkruen nё nji soji tosknishtje, si sá tjerё, si s’do Zoti as sedra e gjuhёs shqipe), me Karl Gurakuqin e me Aleksandёr Xuvanin.
S’mё duket e drejtё, fonetikisht, me shkrue si shkruen ai sodshёm pёr sotshem; as s’mё duket e drejtё me thânё, si toska, “Koço Tasi me fjalorin e tij” pёr “Koço Tasi me fjalorin e vet”.
Ai e pёranon se ká nji theksё tё hollё me diftue giatёsín e zânorevet, porsè i duket se nuk âsht e domosdoshme si ajo cirkonflexe pёr zânoret hundake; mue, besa, mё duket e kundёrta, mbasi giatёsija e zânorevet shkon po tue hupё nên ndikimin e tosknishtes, por âsht nji vetí e rrallё e e çmueshme qi pak gjuhё moderne e kanё ruejtё, nё sá e ruejnё gegёt jo vetёm, por mjaft edhe arbёresht, e pёr mâ tepёr ká edhè nji zyrё dalluese mes sá skânje ekuivoke.
Sá pёr trajtat e skánjevet Mustafa anon kah altari mâ se kah elteri, mbassi kênka mâ afёr burimit latin; mirё po tё vjetrit qi thojshin elter ishin me ligjё mâ afёr latinishtjet se jemi na, e altari ká dalё mâ vonё prej atyne qi s’dishin se shqipja e kishte bâ teshmâ tё veten tue ja pёrshtatё ndonji nevoje fonetike instinktive. Ambashatё thotё Mustafa e jo ambasadё, e kёta pёr me i ardhun italishtes qi e paska nё burim e jo huajtun si frêngjishtja; mirё po italishtja vetё nё burim ka kênё nё dyshim mes dý ý trajtavet, herё tue shkruem ambassata, herё ambaxata, lexó ambashata apor edhe ambazata (shif indeksat e “Acta Albanie Veneta”); e mue ma ha mendja se del veç pёr nji tё pёrziem populluer nga ambascia ( = angshtí), por me tё drejtё nga gr. enbasis, rrjedhё nga embaino, lat. adeo, i siellem kúj pёr m’u pjekun me tê. Amiral thotё ai, jo admiral; kёta, besoj, pse kёshtu kje n’arabishten kû e ká burimin, mirё po, venetishtja e sh. XV ka jo vetёm amirato, por edhè admirato e deri armirato e armiraio; e titulli ishte i njoftun ndёr sqele tё Durrsit e tё Shkodrёs, kû i ipej nji zyrtari qi kujdesej pёr armё e pёr almistre t’anívet! (shih prep A. A. V.).
Besoj, sё fundi, se e ká gabim Mustafa tue shkruem “an’ e malit… si anё mali = si yll, si asllan”; un ndjeva si hanё malit = si hanё qi shndritё maje osè nё qafё tё malit, (osè edhè zanё mali). Gjithashtû s’po mё duket e drejtё “shkoj anёs sё lumit”, se e njeh pёr rasё dhântore shkoj anёs lumit gjit si shkoj rrugёs.
Por kёto s’janё por imtime dytenike qi nuk e rrxojnё vlerёn kryesore tё kёsaj vepre tё madhe e tё randsishme qi âsht mёkat mos tё qitet nё dritё. Porsè patriotët e Tiranës Mustafa Krues s’po donë me ja ndiem zânin, sikúrsè Fishtës, se mâ gegënishtes jo se jo.
Marrё nga broshura “MUSTAFA KRUJA si njeri e si gjuhwtar” “Shêjzat” 1973
Komentet