Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, përmes një njoftimi të postuar në ‘Facebook’, ka folur për takimin e djeshëm me homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiq.
Ai ka thënë se është përmbyllur një ditë e ngjeshur e dialogut me Serbinë në Bruksel.
Me këtë rast, kryeministri Mustafa ka bërë të ditur edhe datën se kur do të zhvillohet takimi tjetër me homologun e tij serb Vuçiq.
Lexoni të plotë postimin e Mustafës:
Për shumë tema që i trajtuam është punuar gjatë nga ekspertet tanë, të cilët me përgjegjësi të plotë po mbulojnë fushat e tyre.
Këtu nuk ka orar, punohet ne orën dy të mëngjesit, sikurse në dhjetë të ditës. Ekziston përkushtimi i të gjithëve që të zgjidhim problemet, të cilat na mbajnë peng gjatë ketyre gjithë viteve të pas luftës e ti kthehemi perspektives tonë zhvillimore dhe integruese.
Do të vazhdojmë më 29 qershor kur, pas punës së eksperteve në sqarimet ligjore e kushtetuese të shumë çështjeve të hapura karshi orientimeve të qarta politike, do të bëjmë përpjekje të përmbyllim disa nga marrëveshjet, përkatësisht parimeve të përgjithshme për disa çështje kapitale për vendin tonë.
Komentet