VOAL

VOAL

Musine Kokalari: “Si lindi Partia Social Demokrate”

October 8, 2016

Komentet

UGSHPD: KUR RAMA “THUMBON” ME FJALËN PATRONAZHISTË

Si askund tjetër veç se në mjetet e fuqishme të shtet-propagandës nën mbikqyrje të fortë sikurse janë ATSH-ja dhe mediat zëdhënëse të qeverisë, kryeministri Rama ndjehet i lirë dhe “thumbues” në publik me përdorimin e fjalës “patronazhist” dhe pas sajë janë lojrat ngjyruese e këtij termi nga Rama kur ai më së fundi edhe kur nuk ka se me se të merret nga politikëbërja globale, ngacmon e (kruhet), me popullin e vet.

Patronazhimin veç frymës së akademisë politike të rilindjes gjatë “pushimeve” të verës ai sforcohet ta përshkruaj edhe si dukuria sezonale e lëvizjes së lirë dhe turizmit. Pra nga Rap-i, Defi/Dajrja dhe Tallavaja, të patronazhuarit është trendi i rrjeteve sociale dhe i tik-tok-ut.

Çfarë t’i thuash më këtij kreu të qeverisë që i nxjerr vehtes punë brenda oborrit, edhe kur është me pushime?!

Tërheqja e vemendjes dihet që është njëra anë, por një kryeministër i paguar nga taksapaguesit për kryerjen e punëve të publikut që e paska zgjedhur të gjindet në kreun e ndjekjes së rrjeteve sociale për të promovuar patronazhimin, kjo quhet kruarje e stinës që trashëgon Rilindja Socialiste në tre mandate.

E zhvendosim këtë fakt për të vetmen arsye të sezonit turistik. Ai lidhet me nevojat e shtetasve shqiptarë, banorë apo vizitorë nga diaspora në trojet e tyre sepse janë ata të parët që ndeshen me ndyrshimin përsa ka ndodhur si edhe me rrethimin e asaj pjese jete që kanë lënë në Shqipëri, pikërisht prej këtij ndryshimi fasadë.

“Turisti autokton”, në këtë rast një shqiptar diaspore ose ai/ajo me familjen e vet planifikon të shkojë në vendlindje për pushime ndjehet i huaj nga së pari nga ndryshimi i njerëzve që e rrethojnë, ndjehet gjithashtu i pafuqishëm t’i rrezistojë mungesave të ujit, energjisë elektrike, cilësisë së ajrit, çmimeve të produkteve dhe shërbimeve më të shtrenjta krahasuar këto me rajonin dhe vetë BE ku prova Shqipëria 2030 është vënë.

Në fundjavën e kaluar kur ishin zgjedhjet e përsëritura të Himarës përmes ATSH-s një plazh të jugut Rama e cilësoi “Plazhi i mbushur me patronazhistë” ndërsa një javë më pas mbledh frutat e tik-tokut për të vlerësuar se “dy të rinj të maskuar si patronazhistë italianë” janë treguesi sasior dhe cilësor për ta treguar zhvillimin e Shqipërisë, atë që ne shqiptarët nuk arrijmë ta kuptojmë. Në 33 vjet tranzicion dhe 12 vjeçari i fundit të tij ku numërohen tre mandate të njëpasnjëshme të Rilindjes Socialiste, fjala dhe termi patronazhim merr vlerën e plotë të frymës dhe ideologjisë sunduese si tru shplarje nga maja e Kuvendit deri në popullsinë e thjeshtë dhe sidomos tek ata që sapo janë pjekur për të votuar dhe jo me të drejtën për t’u zgjedhur. Mndoshta të errësuar nga opozitarizmi, varfëria, dhuna, vjedhja si dhe nënvleftësimi i çdo shërbimi për një cilësi më të mirë të jetës në shëndetësi, arsim, punësim, treg i lirë jemi pështjellë nga një korrupsion shtetëror që të mohon lirinë e fjalës dhe të burgos në qoftë se kundërshtar dhe denoncues i korrupsionit.

Patronazhimi në gojën e Ramës është muzika e rienergjizimit të rinisë shqiptare që ai dhe Veliaj përpiqen të influencojnë tek rinia shkollore dhe mosha studentore e rinisë shqiptare që frymën e Rilindjes Socialiste ta shohin si objektiv i karrjerës në jetë. Ky keq interpretim dhe kjo formë e sundimit ideologjik i ka dhënë rezultatet pro socialiste dhe fuqi kartoni të shumicës në Kuvendin e Shqipërisë sa që ligjvënia në Shqipëri shquhet për forcën e partisë-shtet që ushqehet me korrupsion dhe propagandë dhe shuarje të pluralizmit parlamentar.

Shqiptarët e keq ushqyer ka dy tre muaj që i djeg stina e verës jo thjesht për shkak të ngrohjes globale, por u djeg, ua rregj dhe ua rrjep lëkurën në pjesët e zhveshura rrezatimi i vendbanimeve ku jetojnë dhe punojnë, pasi çdo shqiptar qoftë vendas, i trojeve shqiptare apo edhe i diasporës së largët gjen oferta më të mira për të pushuar pak ditë se sa për t’u spërkatur nga patronazhimi turistik dhe patriotizmi rilindas që ka lënë shpresën e energjizimit të votës së diasporës nga takimet e “patronazhistit më të gjatë” në Athinë e Milano tek pronat dhe trashigimia e Gjipesë.

10 Gusht, 2024

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband AlbanischerBerufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistesprofessionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)

FOTO: Garda e Iowa stërvit forcat e Kosovës, ambasada e SHBA: Së bashku më të fortë!

Prishtinë – Nga 7 deri më 10 gusht, 38 pjesëtarë të Gardës Kombëtare Ajrore të Iowa-s kanë kryer trajnimin mjekësor të ekipit ‘Role 1’ të Forcës së Sigurisë së Kosovës në kazermën ‘Adem Jashari’.

Sipas një njoftimi të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, ky ushtrim do të ndihmojë ekipet e FSK-së që të përmirësojnë procedurat standarte të operacionit dhe ndërveprueshmërisë, njofotn RTK.

“Kjo është një tjetër dëshmi e forcës, rëndësisë dhe suksesit të programit të partneritetit shtetëror mes Gardës së Iowas dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës. Së bashku më të fortë”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane në platformën X.

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Monitor: Heshtja ndaj pasojave të rënies së popullsisë

Censi, ose ndryshe numërimi i popullsisë, një nga ngjarjet më të mëdha për një vend, që zhvillohet një herë në dhjetë vjet, po kalon pothuajse në heshtje.

Të dhënat ishin alarmante, duke filluar nga pakësimi i popullsisë me 420 mijë persona në një dekadë, plakja graduale e popullsisë deri te ndryshimi tërësor i strukturës sipas grupmoshave, që pa një përgjysmim të të rinjve dhe rritje të të moshuarve.

Nuk pamë asnjë anëtar të qeverisë të merrej seriozisht me këtë çështje, të analizonte tendencat dhe pasojat e saj në të ardhmen.

Përkundrazi, qeveria është shumë e zënë duke numëruar turistët që hyjnë në vend, apo duke kërkuar grupet armiqësore që po na sabotojnë!

Edhe vetë INSTAT, pjesën më të madhe të statistikave nuk i publikoi të krahasueshme me Censin e 2011, duke e vështirësuar interpretimin e shifrave. Imagjinoni, që ende nuk dihet se sa është popullsia në qytet dhe sa ajo në zonat rurale!

Ndërsa qeveria po hesht, apo bën sikur nuk ka ndodhur gjë, ka një grup tjetër që është shumë më i ndjeshëm për tendencën e popullsisë: sipërmarrjet.

Në fakt, ato prej vitesh po i vuanin pasojat dhe ishin të parat që sinjalizuan se përmasat e emigracionit, – për të cilin qeveria justifikohet se është diçka normale, që ndodh kudo – në fakt nuk ishin aspak të tilla. Ka të paktën që para pandemisë, që biznesi po ankohej se nuk po gjente forcë punëtore të kualifikuar.

Dy vitet e fundit, jo vetëm që po mungonin punonjësit, por po “fironin” edhe konsumatorët. Rënia e fuqisë blerëse u kthye në një problem madhor, që për fat të mirë u amortizua deri diku (jo plotësisht) nga turizmi, me hyrjet e të huajve që arritën rekord dhe shënuan rritje dyshifrore pas pandemisë.

Tashmë që realiteti u konfirmua nga të dhënat zyrtare, bizneset po stepen edhe më tej.

Shifra e popullsisë, përbërja sipas grupmoshave dhe tendenca e tyre në të ardhmen janë elementet kryesore që shikon çdo sipërmarrje e cila vepron në tregun vendas në planet e biznesit afatshkurtra, afatmesme e sidomos ato afatgjatë.

Të anketuar nga “Monitor”, përfaqësuesit e sipërmarrjeve më të mëdha në vend, që janë të përqendruar në tregun e shumicës e pakicës, pohuan se ata për momentin do të ngrijnë planet për investime.

Fuqia punëtore, që do të jetë gjithnjë e më pak e disponueshme për shkak të ndryshimit të strukturës së popullsisë dhe konsumi i dobët, kanë shtuar pasiguritë për të ardhmen.

Frenimi i investimeve do të thotë më pak vende pune të hapura, më pak inovacion e produktivitet, më pak fitime, më pak rritje pagash dhe mbi të gjitha, më pak taksa në buxhet, me një efekt zinxhir në të gjithë ekonominë, duke çuar në ngadalësimin e saj.

Një zgjidhje normale, për një treg të vogël, do të ishin eksportet. Për sipërmarrjet vendase, kjo është thuajse e pamundur. Vitet e fundit, për shkak të uljes së konkurrueshmërisë së bizneseve shqiptare, ekonomia po bëhet gjithnjë e më shumë e varur nga importet.

Pas një përmirësimi deri në 2020-n, bilanci tregtar që mat diferencën mes eksporteve dhe importeve, është përkeqësuar sërish vitet e fundit, përfshirë pjesën e parë të këtij viti.

Mungesa e ekonomisë së shkallës, barrierat e padukshme tregtare, subvencionet më të larta që qeveritë u japin vendeve fqinje, formulat e paqarta dhe të rënduara të taksimit ndaj industrisë përpunuese, si dhe mosinvestimet nga vetë vendasit për rritjen e produktivitetit i kanë bërë bizneset jokonkurruese.

Këtu përfshihen edhe subjektet e agroindustrisë, të cilat kanë potencial për shkak të peshës së lartë të bujqësisë në vend, që është më e larta në Europë dhe kërkesës së fortë nga turizmi.

Turistët, një pjesë të valutës siç e sjellin, e marrin sërish mbrapsht nëpërmjet blerjes së ushqimeve të importuara. Goditjen e fundit eksporteve ua ka dhënë zhvlerësimi i euros, që u mbylli dhe shtegun e fundit të mbijetesës eksportuesve.

“Parashikojmë furtunë, ditë të errëta, sepse një popullsi e pakësuar me 420 mijë banorë, dhe më e mplakur janë tregues se është larguar mosha më vitale e popullsisë, e cila ka lidhje të drejtpërdrejtë si me tregun e punës, edhe me konsumin”, është citimi i një prej sipërmarrësve të intervistuar nga “Monitor”.

Ata e kanë të qartë realitetin, sepse e ndiejnë direkt në aktivitetin e tyre. Është qeveria ajo që duhet të tregohet vizionare dhe të ulet me këmbë në tokë, duke parë përtej sukseseve të momentit, që mund të vijnë prej turizmit, apo flukseve të parave të përqendruara në ndërtim.

E ardhmja nuk pritet të jetë e lehtë, nëse nuk reflektohet tani!

Joe DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi: Ura e Ibrit duhet të hapet dhe patrullohet vetëm nga policia kosovare, duke i dhënë fund një herë e mirë trajtimit të ndryshëm të veriut.

Të dashur miq dhe kolegë,

Caroline Ziadeh, Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm dhe Shefja e UNMIK-ut, si dhe ambasadat britanike dhe franceze në Prishtinë kanë shprehur shqetësimin e tyre për mbylljen e nëntë postave serbe në veri të Kosovës dhe përpjekjet për hapjen e urës së Ibrit që ndan Serbinë. dominonte veriu dhe jugu shqiptar kosovar.

Edhe një herë, Departamenti Amerikan i Shtetit, anëtarët e Bashkimit Evropian dhe KFOR-i, forca paqeruajtëse ndërkombëtare e udhëhequr nga NATO në Kosovë, kanë insistuar që një vendim për hapjen e urës duhet të bëhet vetëm në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja mes Beogradit dhe Prishtinës.

Ambasada Amerikane në Prishtinë ka shprehur shqetësimin e saj për vendimet e vazhdueshme të pakoordinuara në veri. Më 8 gusht, Ambasada Britanike deklaroi se “Jemi të zhgënjyer nga vendimi i autoriteteve të Kosovës për mbylljen e postave serbe në veri të Kosovës, pa konsultim paraprak apo pa i marrë parasysh qytetarët”.

Njësitë e KFOR-it kanë këmbëngulur se “do të mbajnë një prani të përhershme, fikse në urë dhe do të vazhdojnë të kryejnë patrullime të rregullta në zonat përreth për të garantuar stabilitet dhe siguri për të mirën e të gjitha komuniteteve”.

E megjithatë, kërkesa vjen pasi kryeministri serb, Millosh Vuçeviq, ka deklaruar se Serbia nuk ishte dakord me planin franko-gjerman të arritur në vitin 2022 për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe se Beogradi “nuk do të nënshkruante asgjë që do të konfirmonte shtetësinë e Kosovës. ”

Më 7 gusht, kryeministri i Kosovës Albin Kurti deklaroi se presidenti serb Aleksandër Vuçiq ishte përpjekur të krijonte një atmosferë frike duke bërë “pretendime të rreme” se shqiptarët do të marshojnë mbi urë për të provokuar reagimin e KFOR-it në Mitrovicë. Ai njoftoi paraprakisht diplomatët perëndimorë, duke thënë se “ura duhet të hapet. Është në shërbim të të gjithëve dhe nuk është kundër askujt. Liria e lëvizjes dhe sundimi i ligjit nuk rrezikojnë paqen dhe sigurinë.” Në Facebook më 8 gusht, ai shtoi se “Urat na bashkojnë dhe së bashku le ta bëjmë atë një simbol të normalizimit”.

Më 8 gusht, ministri i Pushtetit Lokal i Kosovës, Elbert Krasniqi, tha se hapja e urës së Ibrit do të rrisë bashkëpunimin dhe mirëkuptimin ndërmjet komuniteteve dhe se kjo ishte paraparë vite më parë në kuadër të marrëveshjes ndërmjet Serbisë dhe Kosovës të arritur në Bruksel në 2013.

E, zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi ka reaguar ndaj kritikave të Bashkimit Evropian për mbylljen e nëntë degëve të Post Bankës së Serbisë nga Policia e Kosovës në veri duke thënë se “Veprimet e ndërmarra nga Policia e Kosovës janë vetëm në shërbim të mbrojtjes së shtetit ligjor, konkurrencës dhe kushtetutshmërisë në vend. Strukturat paralele dhe veprimtaria ilegale nuk kanë vend në Republikën e Kosovës. Kjo duhet të mbështetet nga partnerët dhe aleatët tanë ndërkombëtarë.”

Kritikat dhe dënimet e disa anëtarëve të Bashkimit Evropian dhe Departamentit Amerikan të Shtetit janë një formë e qetësimit të Serbisë, e cila nuk është përballur me asnjë pasojë për përfshirjen e saj në sulmin terrorist të Banjskës ndaj policisë së Kosovës. BE-ja është për heqjen e kufijve shtetërorë. Por në rastin e Kosovës, disa diplomatë evropianë po ndihmojnë në ruajtjen e ndarjeve etnike duke insistuar në vazhdimësinë e mbylljes së urës. Kosova duhet të zbatojë sovranitetin në të gjithë territorin e saj dhe të mos i nënshtrohet këtij presioni. Ura e Ibrit duhet të hapet dhe patrullohet vetëm nga policia kosovare, duke i dhënë fund një herë e mirë trajtimit të ndryshëm të veriut.

Gjithe te mirat,

Joe DioGuardi

President i Lidhjes Shqiptaro-Amerikane

Shirley Cloyes DioGuardi
Këshilltare e Presidentit për Çështjet e Ballkanit

Joe DioGuardi and Shirley Cloyes DioGuardi: The Iber Bridge should be opened and patrolled only by Kosovar police, putting an end to the different treatment of the north once and for all

Dear Friends and Colleagues,

Caroline Ziadeh, the Special Representative of the Secretary General and Head of UNMIK, and the British and French Embassies in Prishtina have expressed their concern about the closure of nine Serbian post offices in northern Kosova and the effort to open the Iber Bridge dividing the Serb-dominated north and the Kosovar Albanian south.

Once again, the US Department of State, members of the European Union, and KFOR, the NATO led international peacekeeping force in Kosova, have insisted that a decision about the opening of the bridge should take place only within the EU-mediated dialogue between Belgrade and Prishtina.

The US Embassy in Prishtina has expressed its concern about ongoing uncoordinated decisions in the north. On August 8th, the British Embassy stated that, “We are disappointed by the Kosovo authorities’ decision to close the Serbian post offices in the north of Kosovo, without prior consultation or without taking into account the closures on the citizens.”

KFOR units have insisted that they “will maintain a permanent, fixed presence on the bridge and continue to conduct regular patrols in the surrounding areas to ensure stability and security for the benefit of all communities.”

And yet, the requirement comes on the heels of Serbian Prime Minister Milos Vucevic stating that Serbia did not agree to the French-German plan reached in 2022 to normalize the relationship between Kosova and Serbia and that Belgrade “would not sign anything confirming Kosovo’s statehood.”

On August 7, Kosova Prime Minister Albin Kurti stated that Serbian President Alexander Vucic had tried to create an atmosphere of fear by making “false claims” that Albanians will march over the bridge in order to provoke a reaction from KFOR in Mitrovice.  He informed Western diplomats in advance, stating that “The bridge must be opened.  It is in the service of all, and it is against no one.  Freedom of movement and the rule of law do not endanger peace and security.”  In a Facebook on August 8, he added that “Bridges unite us, and together let’s make it a symbol of normalization.”

On August 8, Elbert Krasniqi, Kosova’s Minister of Local Government, said that the opening of the Iber Bridge will enhance cooperation and understanding between communities, and that this was foreseen years ago within the framework of the agreement between Serbia and Kosova reached in Brussels in 2013.

And, Kosova’s Deputy Prime Minister Besnik Bislimi reacted to the European Union’s criticism of the Kosova Police‘s closing of nine branches of the Post Bank of Serbia in the north by stating that, “The actions undertaken by the Kosova Police are only in the service of protecting the rule of law, competitiveness, and constitutionality in the country.  Parallel structures and illegal activity have no place in the Republic of Kosovo.  This should be supported by our international partners and allies.”

The criticism and condemnation by some members of the European Union and the US State Department is a form of appeasing Serbia, which has not faced any consequences for its involvement in the Banjska terrorist attack on the Kosova police.  The EU is about removing state borders.  But in the case of Kosova, some European diplomats are helping to maintain ethnic divisions by insisting on the perpetuation of the bridge closure.  Kosova must enforce sovereignty throughout its territory and not yield to this pressure.  The Iber Bridge should be opened and patrolled only by Kosovar police, putting an end to the different treatment of the north once and for all.

All the best,

Shirley Cloyes DioGuardi             Joe DioGuardi
Balkan Affairs Adviser                   President

Deputeti shqiptar në Serbi: Para protestës së thirrur, policia serbe po ushtron presion ndaj qytetarëve në Bujanoc

Deputeti shqiptar i Parlamentit të Serbisë, Shaip Kamberi ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se në prag të një proteste që do të mbahet në Bujanoc, Policia dhe organet ligjzbatuese serbe po ushtrojnë presion dhe intimidim ndaj komunitetit shqiptar.

Ai u shpreh se një qytetar është arrestuar për shkak të një komenti lidhur me protestën e paralajmëruar, në profilin e facebookut të portalit lokal “Bujanovaçke”për vepër penale “nxitje të urrejtjes ndërnacionale”.

Kamberi theksoi se ky nuk është rasti i vetëm i i frikësimit të qytetarëve, pasi po ashtu disa qytetarë shqiptarë janë marrë në të ashtuquajturat “biseda informative” për “xhihadizëm”.

Reagimi i plotë:

Në dritën e paralajmërimit të Protestës “Për Identitet e Dinjitet,” që do të mbahet të hënën, ora 11:00 në sheshin e Bujanocit, po përballemi me një valë të re presioni dhe intimidimi të nga ana e Policisë dhe organeve ligj – zbatuese në Bujanoc e Vranjë.
Siç bëhet e ditur, një qytetarë është arrestuar për shkak të një komenti lidhur me protestën e paralajmëruar, në profilin e facebookut të portalit lokal “Bujanovaçke”për vepër penale “nxitje të urrejtjes ndërnacionale”.
Rasti i është dorëzuar prokurorisë në Vranjë.
Padyshim nuk duhet shprehur mirëkuptim për nxitjen e dhunës apo urrejtjes, sidomos kur kjo ndodh në një komunë multietnike, siç është Bujanoci, ku edhe ashtu raportet janë të ndërlikuara.
Por, padyshim, që reagimi i jonë i përbashkët kundër dhunës duhet të jetë universal e jo selektiv, sidomos kur kemi të bëjmë me reagimin e organeve të rendit dhe sigurisë që kanë për obligim për trajtim të njëjtë të të gjithë qytetarëve.
Në rrethanat kur në Serbi, për çdo ditë në profilet e çdo mediumi hasim qindra komente antishqiptare. Ku albanofobia është bërë përditshmëri.
Kur në këtë fushatë të shprehjes së urrejtjes antishqiptare marrin pjesë edhe zyrtarë më të lartë shtetërorë siç ishte A.Vulin (dhe rasti i tij në Gjykatën e lartë në Beograd, e cila e liroi nga përgjegjësia nga padia e Këshillit kombëtar shqiptar për “nxitje të urrejtjes antishqiptare”, vendim ky që e legalizoi termin ofendues “shiptari”) arrestimi i një qytetari të zakonshëm, pak ditë para mbajtjes së protestës popullore në Bujanoc, nuk paraqet tjetër veç tentativë për frikësim të atyre që po organizojnë dhe atyre që dojnë të marrin pjesë në këtë protestë.
Këto ditë ky nuk është rasti i vetëm i frikësimit të qytetarëve. Poashtu mësohet se disa qytetarë shqiptarë janë marrë në të ashtuquajturat “biseda informative” për “xhihadizëm”.
Këto raste lënë të dyshojmë se politika zyrtare në Serbi po tenton edhe me këto masa represive të tërhjekë vëmendjen e opinionit të brendshmëm dhe të jashtëm nga protesta legale e legjitime e paralajmëruar për realizimin e të drejtave fundamentale.
Pra, kjo është një përpjekje e hapur për të frenuar reagimin popullor dhe për të heshtur zërin e shqiptarëve. Për të shpërqëndruar vëmendjen dhe për të demonizuar edhe protestën edhe kërkesat tona legjitime, të cilat, Serbia i ka pranuar formalisht me nënshkrimin e tre marrëveshjeve me përfaqësuesit shqiptarë (2001, 2009 dhe 2013)
Pavarësisht këtyre tentativave për frikësim, ne do të jemi të vendosur dhe të palëkundur në përpjekjet tona për të drejta, për barazi e për liri.
Kërkesa për vlerat demokratike, të drejtat tona, lirinë e shprehjes dhe dinjiteti ynë nuk mund të heshten me fushata frikësimi. sn

‘Rama ka kapur shtetin, nuk ikën me votë’- Lubonja thirrje opozitës për radikalizim të aksionit…

Analisti Fatos Lubonja, në një lidhje në News 24 komentoi zgjedhjet në Himarë.

Lubonja tha se zgjedhjet në Himarë treguan se gjendja në Shqipëri nuk ndryshon me zgjedhje. Ai tha se në zgjedhjet e Himarës është ndërhyrë në mënyrë të shumëanshme.

Për Lubonjën, opozita nuk duhet të hynte fare në zgjedhjet e Himarës, si një paralajmërim për atë që i pret në vitin 2025. Lubonja theksoi se Rama e ka futur opozitën në një alternativë tepër dramatike: ose të bëhet fasadë e qeverisë ose të asgjësohet.

Fatos Lubonja: Këtu kemi të bëjmë me një regjim, ku rezultati duket sikur ishte i vendosur. Kjo tregon se gjendja në Shqipëri nuk ndryshon me zgjedhje, pasi është kapur shteti. Është ndërhyrë në mënyrë të gjithanshme, me transferime njerëzish etj që kam parë unë. Për mendimin tim, opozita nuk duhet të hynte në zgjedhje, si paralajmërim për atë që i pret në zgjedhjet e 2025. Këto zgjedhje sa di unë e ka marrë përsipër Vangjel Dule. Problemi më i madh i Himarës janë pronat. Rama shpërndau tapi përpara zgjedhjeve.

Në një vend të vogël si Shqipëria, pushteti ndikon më lehtë. Unë mendoj se Rama e ka futur opozitën në një alternativë shumë dramatike. Alternativa është ose bëhu fasadë e imja, pra futi në në parlament, bëj sikur bën opozitë ose unë ja jap rolin e opozitës Bashës a dikujt tjetër e të asgjësoj. Nuk duhet bërë opozita kështu, duhet diçka më e fortë. Rama ka marrë rrugën e eliminimit të opozitës. Unë jam edhe për denoncimin e ndërkombëtarëve. Nuk reagoi as Greqia për këto zgjedhje, besoj është bërë ndonjë marrëveshje. sn

Presidenca e Kosovës: Maqedonia e Veriut shkeli rregullat ndërkombëtare

Presidenca e Kosovës ka reaguar pasi Agjencia e Aviacionit Civil e Maqedonisë së Veriut ka konstatuar se shërbimet e aeroportit përgjegjës për kontrollet e sigurisë kanë vepruar sipas rregulloreve ndërkombëtare.

Në reagimin e Presidencës thuhet se në asnjë vend të botës, kreut të shtetit nuk i kërkohet ta dorëzojë telefonin për skanim.

“Në asnjë vend të botës, kreut të shtetit nuk i kërkohet ta dorëzojë telefonin për skanim. Ne shtete të tjera nuk kontrollohet as bagazhi personal e as çanta personale e kreut të shtetit e lëre më telefoni personal. Si Presidencë, kemi përvojë të mjaftueshme edhe me udhëtime të tjera, nuk kemi nevojë ta provojmë, ngase askund, asnjëherë as çanta personale, as valixhja (bagazhi personal) e as telefoni i kreut të shtetit nuk i janë nënshtruar kontrollit”, ka thënë Presidenca.

Më tej ka shtuar se Maqedonia e Veriut është i vetmi shtet në botë që refuzon të aplikojë “të drejtën ndërkombëtare zakonore dhe konventat ndërkombëtare që kanë të bëjnë me kreun e shtetit”.

Presidenca ka theksuar se nuk ka asgjë profesionale në sjelljen e sigurimit.

“Siç kemi deklaruar disa herë, presidentja e ka vendosur në kontroll çanten e saj dhe ajo e ka kaluar skanerin. Çdo deklaratë tjetër është propagandë për qëllime politike. Nuk ka asgjë profesionale në sjelljen e sigurimit që i del përpara kreut të një shteti dhe ia bllokon lëvizjen pasi ta ketë vendosur edhe çantën në skaner. RMV ka shkelur rregullat ndërkombëtare që aplikohen çdokund në botë duke kërkuar skanimin e telefonit të Presidentes së një shteti tjetër, gjë që do të paraqiste potencial për cenim të sigurisë kombëtare. Presidentja nuk është kthyer në Kosovë nëpërmjet Aeroportit të Shkupit, pra ka ndryshuar itinerarin e udhëtimit, sepse ekipi i saj i sigurisë ka vlerësuar se pas propagandës marramendëse nuk ekzistojnë as kushtet bazike të sigurisë për një gjë të tillë”, thuhet në reagim. sn

Shpopullimi- Ministria e Arsimit raportoi shifra të fryra të nxënësve

Të dhënat e Cens 2023 kanë zbuluar se numri individëve +6 vjeç që ndjekin arsimin parauniversitar ishte 317,213 nxënës, teksa në të njëjtin vit shkollor (2023-2024) INSTAT, referuar Ministrisë së Arsimit, raportoi se arsimin parauniversitar +6 vjeç e ndiqnin 349,827 nxënës.

Numri i nxënësve që ndjekin arsimin nga klasa e parë deri në përfundim të shkollës së mesme ishte rreth 27 mijë nxënës më pak ose 9.3% më i ulët se sa shifra zyrtare që është referuar në fillimin e vitit akademik.

Të dhënat e Cens 2023 kanë treguar rënie drastike të numrit të nxënësve në shkolla. P.sh., INSTAT referoi se në vitin akademik 2023-2024 e ndiqnin arsimin 9-vjeçar mbi 258 mijë nxënës, ndërsa sipas Cens 2023 ky nivel arsimor ndiqej nga rreth 231 mijë nxënës.

Gjithashtu Cens referoi se në momentin kur u krye anketa, vetëm 86 mijë persona ishin duke ndjekur arsimin e mesëm, ndërsa sipas të dhënave zyrtare, në vitin akademik 2023-2024 ishin regjistruar në arsimin e mesëm 91 mijë nxënës, ose rreh 5 mijë më pak se të dhënat zyrtare të regjistrimit.

Të dhënat e Cens tregojnë se arsimi bazë ose përballet me braktisje të studimeve, ose Ministria e Arsimit ka raportuar të dhëna të fryra për numrin e fëmijëve të regjistruar.

Ndryshe nga censet e kaluara, INSTAT ende nuk ka publikuar popullsinë që banon në zonat rurale me të dhënat e Cens 2023, por realiteti tregon se në qindra shkolla në zonat rurale të vendit kanë më shumë mësues se nxënës.

Numri i nxënësve në shkolla ka pësuar rënie të shpejtë në dekadat e fundit si rrjedhojë e emigracionit të lartë dhe rënies së lindjeve, por numri i mësuesve nuk ka ndjekur të nijetin ritëm..

Përmirësimi i raportit nxënës-mësues nuk ka ndikuar në përmirësimin e aftësive të nxënësve.

Reformat në arsim vitet e fundit nuk i shërbyen përmirësimit të cilësisë, referuar rezultateve të testit global të njohurive të 15-vjeçarëve “Pisa 2022” ku Shqipëria pa rënien më të madhe të rezultateve në krahasim me testin e vitit 2018.

Në vitin shkollor 2023-24, numri i mësuesve në arsimin 9-vjeçar është 24.109, ndër të cilët 78,0% janë gra.

Raporti nxënës për një mësues në arsimin fillor publik është 15,1 dhe në atë privat është 15,2. Ndërsa në ciklin e lartë të arsimit 9-vjeçar, raporti nxënës për një mësues në arsimin publik është 7,9 dhe në atë privat 8,0.

Numri i mësuesve në arsimin e mesëm të lartë është 8.307 prej të cilëve 69,6% janë gra. Raporti nxënës për një mësues në arsimin e mesëm të lartë është 11,5 në arsimin publik dhe 9,1 në atë privat./MONITOR

Rusia duhet t’i ndjejë pasojat e luftës, thotë Zelensky në mes të sulmit ukrainas

Tri ditë pas sulmit ndërkufitar të Ukrainës në rajonin Kursk të Rusisë, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka thënë se Moska duhet t’i “ndiejë” pasojat për pushtimin e saj në Ukrainë.

“Rusia solli luftën në tokën tonë dhe duhet të ndjejë atë që ka bërë”, tha Zelensky në fjalimin e tij të së enjtes në mbrëmje, pa iu referuar drejtpërdrejt ofensivës ukrainase, njofton BBC.

“Ukrainasit dinë se si t’i arrijnë qëllimet e tyre. Dhe ne nuk zgjodhëm t’i arrijmë qëllimet tona në luftë,” shtoi ai.

Rusia thotë se të paktën 1,000 trupa ukrainase, të mbështetur nga tanke dhe automjete të blinduara, hynë në territorin e saj të martën në mëngjes – në atë që duket të jetë një nga sulmet më të mëdha në tokën ruse që nga fillimi i luftës.

Presidenti rus Vladimir Putin akuzoi më parë Ukrainën për një “provokim të madh”.

Zyrtarët ukrainas kanë qenë kryesisht të heshtur në ofensivë. Situata e saktë në terren është e vështirë të përcaktohet, me pak detaje specifike të publikuara nga secila palë.

“Të gjithë mund të shohin se ushtria ukrainase di të befasojë [dhe] të arrijë rezultate,” tha presidenti ukrainas më herët të enjten, pa iu referuar drejtpërdrejt sulmit.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) tha se po monitoronte centralin bërthamor të Kurskut, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve RIA-Novosti.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha të enjten se trupat e saj po “vazhdonin të shkatërronin” njësitë e armatosura ukrainase me sulme ajrore, raketa dhe zjarr artilerie.

Ministria tha se rezervistë rusë ishin dërguar në rajon.

Instituti për Studimin e Luftës, një institut i respektuar, tha se pamjet e gjeo-vendosjes tregonin se automjetet e blinduara ukrainase kishin avancuar në pozicione 10 km në rajonin e Kurskut në dy ditët e para të inkursionit.

Udhëheqja ushtarake e Rusisë është nën një vëzhgim të ashpër brenda vendit, pasi disa kanale Telegram të njohura dhe përgjithësisht të mirëinformuara pro luftës kanë thënë se situata në terren nuk është aq e qëndrueshme sa ka sugjeruar Kremlini.

Kanali me ndikim pro-luftës Rybar Telegram kritikoi ashpër gradat më të larta të ushtrisë ruse të mërkurën, duke thënë se “prej dy muajsh, informacion i plotë ishte dërguat në shtabin e padobishëm”, duke shtuar se kishte kohë të mjaftueshme “për të marrë një vendim të duhur”. .

Në një video-telefonatë të publikuar me Putin të enjten, guvernatori rajonal i Kurskut, Alexei Smirnov tha se autobusët dhe trenat po përdoreshin për të evakuuar njerëzit në rajone të tjera ruse që ishin ofruar për t’i akomoduar ata. Përpjekjet po pengoheshin nga bombardimet ukrainase, shtoi ai.

Postimet nga llogaria e tij në Telegram vazhduan të paralajmëronin banorët e Kurskut për sulmet me raketa gjatë gjithë natës dhe deri në mëngjesin e së premtes.

Ministria ruse e mbrojtjes tha në një deklaratë në Telegram të premten në mëngjes se kishte kapur dhe shkatërruar 75 raketa UAV, të cilat kishin fluturuar mbi rajone përfshirë Kursk.

Agjencitë shtetërore ruse të lajmeve raportuan herët të premten se një zjarr kishte shpërthyer në një aeroport ushtarak në rajonin fqinj Lipetsk. Nuk ishte e qartë se çfarë e shkaktoi zjarrin apo nëse kishte lidhje me luftimet në Kursk.

Një alarm i kuq i nivelit të kërcënimit ishte lëshuar në Lipetsk, por më vonë u hoq të premten në mëngjes. Guvernatori rajonal Igor Artamonov tha më herët se një strukturë e infrastrukturës energjetike ishte dëmtuar dhe u raportuan ndërprerje të furnizimit me energji elektrike.

Udhëheqësit lokalë në rajonet ngjitur me Kursk, si në Rusi ashtu edhe në Ukrainë, u thanë gjithashtu banorëve që të largoheshin për sigurinë e tyre.

Të mërkurën, kreu i rajonit ukrainas të Sumy, Volodymyr Artyukh, urdhëroi evakuimin e zonave në kufi me Kurskun.

Në rajonin rus të Belgorodit, guvernatori Vyacheslav Gladkov tha të enjten se vendbanimet në të gjithë provincën e tij ishin sulmuar nga forcat ukrainase gjatë 24 orëve të fundit.

Aleatët kryesorë të Ukrainës dukeshin të befasuar nga ofensiva – me sekretaren e shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, duke thënë se SHBA-të po i afroheshin Ukrainës për të kuptuar më mirë se çfarë shpresonte të arrinte.

Ky nuk është sulmi i parë në Rusi nga luftëtarët me bazë në Ukrainë. Disa grupe të rusëve anti-Kremlin filluan disa mësymje vitin e kaluar, të cilat u zmbrapsën.

Forcat kaluan përsëri në rajonet Belgorod dhe Kursk në mars, ku u angazhuan në përleshje me forcat ruse të sigurisë.

Image

Vjedhjet me inceneratorët dhe 5D- Opozita sërish protestë para bashkisë së Tiranës

Mbahet sot protesta e radhës nga opozita, para bashkisë së Tiranës. Ashtu si edhe në herët e kaluara, protesta është parashikuar që të nisë në orën 11:00.

Kujtojmë se prej kohësh opozita, por dhe përfaqësues të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit protestojnë para bashkisë, ku kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Veliaj dhe hetimin nga SPAK të vjedhjeve në Bashkinë e Tiranës nga kompania 5D por jo vetëm.

Ndërkohë, thuajse në të gjitha protestat ka pasur përplasje mes policisë dhe protestuesve. Ndërsa këta të fundit kanë hedhur dhe flakadanë në drejtim të bashkisë. sn

Monitor: “Në 40% të tyre nuk banon askush”, të dhënat e Censit: Ja sa hyrje në pallate janë bosh

Sektori i ndërtimit në vendin tonë është në një fazë të vrullshme të zhvillimit të pallateve e kullave në zona urbane, por të dhënat e Cens 2023 zbuluan se një pjesë e banesave në pallate, rreth 40 për qind e tyre në të gjithë vendin, nuk banohen nga askush. Sipas të dhënave të Cens në të gjithë vendin numërohen 431 mijë banesa në pallate nga të cilat 170,264 janë bosh dhe mbi 261 mijë ishin të banuara.

Banesat bosh janë një pasuri prej miliarda eurosh që është ngrirë në formën e një investimi që nuk gjeneron të ardhura dhe punësim.

Burimet nga tregu pohojnë se një pjesë e madhe e banesave bosh janë në qytetet e mëdha të vendit dhe sidomos në Tiranë dhe Durrës. Sipas tyre, stoku i banesave bosh është krijuar nga emigrimi i familjeve, të cilët nuk kanë planifikuar qiradhënien.

Ndërsa pjesa më e madhe e stokut u takon investimeve që kanë bërë individë brenda dhe jashtë vendit. Shpesh banesat e blera për investime dhe të padhëna me qira janë pjesë një zinxhiri të përdorur për pastrimin e parave të bëra në mënyrë të paligjshme.

Teksa sektori i ndërtimit ka mbiofertë për banesa, Këshilli i Rregullimit të Territorit lëshoi leje për ndërtimin e kullave deri në 100 kate muajin e fundit. Në kontrast, ndërsa oferta për banesa shtohet popullsia e vendit po tkurret me shpejtësi nga emigracioni i lartë dhe nga rënia e lindjeve. Sipas të dhënave të Cens 2011, popullsia e vendit u tkurr me 14.8 për qind ose mbi 400 mijë persona.

Për më tepër, struktura e popullsisë është në plakje të shpejtë. Ndërmjet 2011 dhe 2023, mosha mesatare e popullsisë së vendit u rrit me 7.5 vite. Një popullsi më e vjetër në moshë nuk ka interesa për të investuar në pasuri të paluajtshme.

Censi 2023 numëroi 1.082.529 banesa të zakonshme me 2023. Shtëpitë individuale përfaqësonin 47,0 për qind të këtyre banesave, ndërsa 39,9 për qind e tyre janë pallate.

Një kategori e vogël e banesave janë banesa pjesërisht të veçuara (8,1 për qind) dhe shtëpi në rend tarracor (5,0 për qind).

Nga numri gjithsej i banesave të zakonshme, në momentin e censit rezultuan 726.325 (67,1 për qind) banesa të banuara, duke vlerësuar 32,9 për qind banesave zakonshme të pabanuara.

Shkalla e banesave të zakonshme të pabanuara varionte nga 24,3 për qind për banesat pjesërisht të veçuara në 39,4 për qind për banesat në pallate, shtëpitë individuale dhe ato në rend tarracor ishin përkatësisht secila 29,2 dhe 29,8 për qind.

Përafërsisht në përqindje të barabarta, banesat e zakonshme ishin ndërtuar në periudhën që nga viti 2001 (36,4 për qind), dhe në periudhën 20-vjeçare 1981-2000 (37,5 për qind), ndërkaq rreth një e katërta (26,1 për qind) ishin ndërtuar para vitit 1981.

Rreth një e katërta (26,1 për qind) e banesave të zakonshme janë ndërtuar para vitit 1981 dhe përafërsisht në përqindje të barabarta, në periudha 20 vjeçare, 1981-2000 ishin ndërtuar 37,5 për qind, dhe që prej vitit 2001 e në vijim janë ndërtuar 36,4 për qind. /Monitor


Send this to a friend