VOAL – PARIS, 20 GUSHT – Mushkonja tigër aziatike, e njohur si përçuese sëmundjesh vdekjeprurëse, duke përfshirë edhe ethet tropikale dhe chikungunya, u vu re në Paris për të dytin vit rresht këtë verë, tha një agjenci lokale shëndetësore franceze, shkruan voal.ch.
Insektet shirita, njofton Reuters, u zbuluan nga një vizitor në kopshtin botanik Parc Floeral në lindje të kryeqytetit francez. Testet nga agjencia shëndetësor dhe autoritetet e qytetit konfirmuan se ishin mushkonjat aziatike tigër.
Parku u mbyll të mërkurën në mbrëmje për një operacion anti-mushkonjë, u tha në një deklaratë. Autoritetet thanë se prania e mushkonjave në park ishte e rastit dhe i mbyllën pellgjet ku ishin parë muashkonjat. Ata shtuan se nuk ka hapësirë tjetër të gjelbër në qytet që të jetë prekur nga këto mushkonja.
Mushkonja aziatike tigër, e cila mund të kafshojë dhjetra herë në minutë dhe vjen nga Azia, është parë për herë të parë në rajonin e Parisit vitin e kaluar, 10 vjet pas mostrës së parë që është sinjalizuar në Francë, në juglindje të vendit.
Sëmundjet e transmetuara nga insektet të tilla si mushkonjat janë në rritje dhe janë përhapur në të gjithë pjesët e reja të Evropës, duke përfshirë Greqinë, Italinë dhe Francën, gjatë dekadës së kaluar.
Megjithatë asnjë rast indigjen i etheve tropikale dhe chikungunya nuk është sinjalizuar në rajonin e Parisit deri sot, tha agjencia e shëndetit.
Komentet