Treva e Rugovës dhe rugovasit historikisht i dolën zot atdheut dhe kombit.Breznitë e shumta derdhën gjakun duke luftuar në mbrojtje të kufirit nga gjakatarët serbo-malazezë, të cilët kurrë nuk hoqën dorë nga hegjemonitë e tyre. Vargu i atdhetarëve është i gjatë, sa është e gjatë edhe historia e bujshme dhe krenare e burrave të kësaj treve. Nga Rugova kreshnike dolën burra të shumtë të penës dhe të pushkës ,të cilët kan mbetur në histori, deri te i madhi Ibrahim Rugova kreatori i pavarësisë së Kosovës nga Serbia. Rugova ishte presidenti i parë dhe historik i Kosovës. Këtë rrugë të tij e zgjodhen edhe shumë bijë dhe bija të Rugovës, duke i mbetur besnikë idealit të ikonës, presidentit Rugova, njehërit themeluesit të LDK-së. Kosova viteve te 90-ta kishte hyrë në një çast historik për të cilin kanë ëndrruar breza e breza , atë të materializmit të idealit të lirisë.Përpjekjet shekullore për liri dhe pavarësi u finalizuan në vitin 1999, kur falangat e Millosheviçit u dëbuan përfundimisht nga Kosova, me luftën çlirimtare dhe më ndihmen e madhe të aletave tanë . Sikur në krejt Kosovë , flakët e luftës tashmë kishin depërtuar edhe në zonën malore të Rugovës. Rugovasit lufta nuk i kishte zënë në befasi. Ata u organizuan si gjithmonë më parë që ta mbrojnë pragun e shtëpisë ashtu siq kishte bërë thirrje presidenti Rugova. Shume bijë dhe bija rrokën armët për për ta mbrojtur nderin , për ta mbrojtur tokën e vet shekullore. U formua Shtabi Rajonal Rugova , e cili për komandant të saj kishte zgjedhur veprimtarin e shquar të LDK-së, të birin e atdhetarit dhe të burgosurit politik, Arif Rekës, Smajl Hajdarajn. Në mesin e atyre që rrokën armët, ishte edhe Musë Dembogaj bashkëpëunëtor i ngusht i komandant ,Smajl Hajdarajt dhe niherit shef i operativës. Musa ishte veprimtarë i hershem i çështjës kombëtare .Ne fund të viteve të viteve të 60-ta bie ne kontakt me atdhetarin ,Isa Demaj dhe nga ai merr dhuratën më të qmuar siq e quante ai…ishte fjala për Lahutën e Malsisë, të cilën e lexon 2 herë radhazi pa u ndalur…Takimet në mes të Musës dhe Isa Demajt bëhën të shpeshta dhe me qenë së jetonin në dy fshatra shumë afer Bogë-Shkrel, të gjithë njihnin njeri- tjetrin. Isa Demaj takon Musë Dembogaj dhe Ahmet Kurbogaj po ashtu nga fshati Shkrel, mik shumë I mirë I Muses, të cilëve u jep detyra të posaqme dhe u tregon së tash e tutje këta do të punojnë së bashku dhe në konsultim të rregulltë me Isa Demajn…
Në këtë kohë Musa paiset me revolverin e tij “vallter “ të cilën nuk e hoqi nga brezi gjatë gjithë jetës së tij.Veprimtaria patriotike e Musës nuk u ndalë asnjëherë, ajo vazhdoi gjithë kohën si pjesmarrës në të gjitha demostratat dhe përpjekjet e shumta që zhvilloi populli shqiptarë për liri dhe pavarësi.Me themelimin e LDK-së u bë anëtar I saj dhe gjatë gjithë viteve të 90 mbante kontakte të rregullta më qendrën ne Pejë, ku raportonte për gjendjen ne terren!Familja Dembogaj e vendosur tani ne fshatin Kerstovc, kishte ra ne sytë të armikut , për shkak të angazhimit të Musës dhe familjës për të marrë pjesë në demonstrata dhe organizime të ndryshme, e po ashtu edhe të vendosmerisë së tyre, që kurrë mos ti nënshtrohen armikut pa marr parasysh pasojat, ku pothuajse vazhdimisht ishin ne ‘luftë’ me shkiet e Gorozhdevcit dhe fshatrave tjera për rreth, si më përleshje fizike shumë të shpeshta që ndodhnin në atë kohë, pra gjatë gjithë viteve 80-90-ta.Si pasojë e kësaj kjo familje kishin edhe shumë maltretime dhe arrestime të anëtareve të familjës nga policia serbe, duke u munduar që ta nënshtrojnë ate .Nga familja Dembogaj arrestohen dhe maltretohen plaku I shtëpisë ,Ramë Dembogaj, I cili kishte lëshuar shtëpinë e tij, për nxënësit e shkollës shqipe të dëbuar nga shkolla në fshatin Babiq, si dhe Avdiu, Asllani,Mehmeti, Halili dhe vet Musa.Ne maj te vitit 1998 si për qdo vit tjeter e gjithë familja vendosemi ne Rugovë për sezonin veror, mirëpo në korrik te 1998 Musa shkon ne Kerstovc për të bërë korrjën e grurit.Me të kuptuar se Musë Dembogaj kishte ardhur nga Rugova në shtepinë e tij për ta bërë korrjen e grurit, forca të shumta paramilitarësh vijnë e arrestojnë ate në oborrin e shtëpisë , ku menjëherë fillojnë maltretimet duke e dërguar në fillim në bazën e tyre në fshatin Babiq, dhe më pas në fshatin Gorazhdevc dhe në zyrat e UDB-së në Peje!!Ashtu të lidhur në pranga e shprehin mllefin e tyre që për vite të tëra kishin dashur por kurrë nuk kishin guxuar, e rrahin dhe maltretojnë në mënyrat më të rënda duke I thënë “së ja tani na erdhi dita që të bëjme çka të duam me ty, dhe të rrahim për qef së ju “Rugovci” gjithmonë na keni rrahë dhe maltretuar neve”…Në stacionin policor i bëhën provokime të shumta dhe I thonë së ti je komandant I UÇK-së dhe se ti me familjën tënde jeni terrorist dhe së në kemi informata së edhe ne Kerstovc dhe tani në Rugovë, ti je duke bërë organizime të shumta të popullatës . Musa u rreshtua në UÇK-e, ne muajin korrik te vitit 1998, pasi ishte zgjedhur komandant për fshatin Bogë, dhe së bashku më komandantin, Smajl Hajdarajn dhe komandant tjerë lokal të fshatrave të Rugoves, kishin filluar organizimet e para ushtarake .Musa tregonte së kishte dëgjuar në radiolidhje së për fat të tij kishte ndodhur edhe një kacafytje ne mes te officierit te UDB-se dhe komandantit te zonës për fshatrat Gorozhdevc-Kerrstovc I cili I kërkon me ngulm dhe e kërcenon përsonin që po intervistonte Musën, që mos ta lironte ate në asnjë menyrë, pasi që ky përson është i rrezikshem .Me gjithate, Musa lirohet me kushtin e vetëm që të shkon në Kërstovc sa për të përfunduar punën me grurin, dhe të lajmërohet të nesermën në stacionin e policise në Pejë.Me tu liruar nga burgu, Musa takohet me vëllaun, Isufin I cili ishte duke u përpjekur që të kuptonte për fatin e Musës dhe po priste aty afër stacionit të policisë.Ata se bashku largohen dhe shkojnë në Rugovë , në fshatin Bogë.
Duke kuptuar se Musa ishte larguar nga qyteti dhe nuk ishte në fshatin Kërstovc, ata e kuptojnë së “terroristi” I tyre Musa, u kishte shpëtuar nga dora, dhe mllefin e tyre e shprehin në pronën dhe pasurinë e Musës duke ia djegur shtëpinë, traktorin dhe të gjitha të mirat tjera materiale .Me të arritur në Bogë Musa e njofton menjëherë komandantin e Brigadës 136 Rugova, Smajl Hajdarajn së çka kishte ndodhur, dhe paralajmëron për rrezikun , duke pasur kujdes sepse pushteti serb kishte informata për aktivitet e tyre në Rugovë. Ai gjithmonë ishte frymëzuar për një Kosovë të lirë dhe të pavarur.Musa ishte zgjedhur “Shef i Operacioneve” pranë “Brigades-136-Rugova“. Kur ende nuk ishin formuar dhe ravijëzuar krijimi i armatës së rregullt ndodhi sulmi i ushtrisë serbo-qetnike , e cila ia kishte mësyrë grykës së Rugovës me arsenal të madh ushtarak , me qrast ishi ra edhe viktimat e para të luftës për liri.Në Rugovë kishin gjetur strehim më mijëra familje nga Dukagjini , të cilët gjetën mbrojtjën dhe ngrohtësinë tradicionale rugovase.Pa dyshim se kjo ishte një punë e madhe që i priti rugovasit përpos ballafaqimit më armikun shekullor serbosllavë.Pa dyshim së kontribut të madh dha edhe Musë Dembogaj . Ai gjithmonë qendroi afer komandant, Smajl Hajdarajt, në secilën betejë më forcat armike. Ai arriti ta gëzon lirinë për të cilën nuk kurseu agjë .Ai e gezoi lirinë , ndarjën e lumturisë më shokët e luftës që ishte arritur qëllimi shumë shekullor për një Kosovë të pavarur, porse valët e jetës e dërguan largë atdheut, pa mundur ti ndaj emocionet me te , jo qe nuk donte ? por fati ishte ai që ia imponoi , për mos të qenë mu në ditët e mira , për të ndarë emocionet dhe dashurinë që mbante për te, dhe për njerëzit nga Kanadaja e largët ku jetonte pas luftës. Ai vdiq pa pritmas në vitin 2009 në Kanada. Ai la pas veti bashkëshortën dhe fëmijët të cilët me krenari po e vazhdojnë rrugën e trasuar nga ai.Ikja nga kjo botë ishte dhembshme jo vetëm për familjarët , ishte humbje e madhe edhe për bashkëluftetarët, për Rugovën dhe ishte humbje e madhe edhe për Kosovën. Musa la pas veti lavdinë dhe krenarinë kombëtare. La amanetin për breznitë e reja së si duhet dashur atdheu dhe kombi. Musa është krenaria e familjës Dembogaj dhe vet lavdia e saj. Aureola e lavdisë së tij për kotributin e dhënë, do të skalitet në bronz në fshatin e tij të lindjës, në Bogë të Rugovës me 16 gusht . Ky bust është veper e komunës së Pejës, dhe zbulimin do ta bën kryetari , Gazmend Muhaxheri.
Lavdi pastë jeta dhe vepra e Musë Dembogajt?
Komentet