(Serbinë e ka torturuar, e torturon dhe do të vazhdojë ta torturojë kompleksi i inferioritetit para kombit shqiptar)
Që prej ditëve të fundit të vitit që lamë pas, karagjozët shovinistë serbë të Mitrovicës së Veriut, me nxitjen dhe me frymëzimin e krerëve shovinistë të Beogradit, filluan ndërtimin e një muri ndarës përtej urës së lumit Ibër, duke e bërë fakt të kryer ndarjen me pjesën jugore të Mitrovicës. Ngritja e atij muri ndarës ditën në drekë, ishte një ngjarje sa skandaloze, aq edhe e turpshme për Serbinë, për këtë shtet me orientim mesjetar, i cili e ka të pamundur të çlirohet nga frymëzimet millosheviçiane në qëndrimin ndaj kombit shqiptar. Ndërtimi i atij muri dëshmon pa mëdyshjen më të vogël se Serbia përfaqëson një mbeturinë të shëmtuar primitive që e damkos me vulën e turpit krejt sistemin shtetëror (establishmentin) serb. Që Serbia përfaqëson një mbeturinë të shëmtuar primitive në gadishullin e Ballkanit dhe në krejt kontinentin evropian, këtë e vërteton fakti që, megjithëse ushtroi një gjenocid të pastër kundër popullit shqiptar të Kosovës në fundin e shek. XX dhe kreu masakra të natyrës së periudhës së inkuizicionit, ajo asnjëherë nuk u pendua, madje edhe pas dajakut 78-ditor që hëngri nga Aleanca e Veriatlantikut. Qëndrimi primitiv i Serbisë ndaj popullit shqiptar të Kosovës pas përfundimit të luftës dhe deri në ditët tona, dëshmon se në Marrëveshjen e Kumanovës qe bërë një gabim fatal. Cili është ky gabim fatal?
Serbia, si një shtet fashist, i cili ndërmori katër agresione kundër Sllovenisë, kundër Bosnjë-Hercegovinës, kundër Kroacisë dhe kundër Kosovës, duhej të qe ndëshkuar rëndë, pikërisht ashtu siç u ndëshkua Gjermania naziste pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, territorin e së cilës fuqitë e mëdha e ndanë në katër zona pushtimi. Pra, edhe Serbia, pas përfundimit të luftës, duhej të ishte ndarë në disa zona pushtimi dhe të mbahej për disa vjet si protektorat ndërkombëtar. Vetëm në këtë mënyrë asaj i duhej dhënë një mësim i mirë, ashtu siç e meritonte. Një gjë e tillë, fatkeqësisht, nuk ndodhi. Përkundrazi, pas përfundimit të luftës, Perëndimi evropian mori tërësisht anën e Serbisë, kurse Kosovën e shndërroi në protektorat të vetin, të administruar nga UNMIK-u dhe EULEX-I, të cilët mbronin vetëm interesat e pakicës kriminale serbe. Në këto kushte, Serbia, përsëri, filloi ta ngrinte përpjetë bishtin e shovinizmit të vet karagjoz, duke deklaruar botërisht se nuk do ta njihte kurrë pavarësinë e Kosovës dhe se Kosova na qenkej Serbi!!!
Pra, vetvetiu del përfundimi se krekosja e Serbisë me kërcënime në adresë të Kosovës, e ka burimin te simpatia e Perëndimit evropian për shovinizmin serbokaragjoz, te përkëdheljet e pakursyera të tij për Beogradin dhe te përbuzja, deri në shpërfillje tërësore, e interesave të popullit shqiptar të Kosovës. Pikërisht simpatia e Perëndimit evropian ishte ajo që e bëri me krah presidentin shovinist Tomislav Nikoliç dhe kryeministrin kacagjel Aleksandër Vuçiç. Prandaj këta porositën në Kremlin trenin shovinist rus, të cilin e nisën dhe e stolisën me parullën e përkthyer në shumë gjuhë “Kosova është Serbi” dhe e lëshuan turravrap drejt Mitrovicës. Kjo krekosje skandaloze e Serbisë kriminale para popullit shqiptar të Kosovës, sigurisht që e ka burimin te përkrahja e Perëndimit evropian. Por, në të njëjtën kohë, krekosja e Serbisë ka ardhur edhe si pasojë e qëndrimit tradhtar të klasës politike të Kosovës dhe kryesisht e treshes tradhtare Thaçi, Mustafa dhe Edita Tahiri, të cilët, për shkak të servilizmit të tyre para Brukselit dhe të natyrës së tyre prej argatësh të regjur të Beogradit, në bisedimet e zhvilluara deri tani me udhëheqësit serbë, nuk kërkuan nga Serbia as edhe një herë të vetme njohjen e pavarësisë së Kosovës, daljen e saj me një pendesë publike për masakrat dhe shkatërrimet e kryera në Kosovë gjatë luftës dhe kompensimin tërësor të tyre. Vetëm pas plotësimit të këtyre kërkesave, mund të nisnin bisedimet me Beogradin. Në vend të shtrimit të kërkesave të lartpërmendura, treshja mercenare Thaçi, Mustafa dhe Edita Tahiri, Beogradit i kanë bërë vetëm lëshime të turpshme, të cilat sollën si pasojë ngritjen e murit ndarës në Mitrovicën e Veriut, nisjen e trenit shovinist nga Beogradi dhe pranimin e kërkesës së Serbisë për krijimin e bashkësisë së komunave serbe, të cilat nuk duan të bashkëjëtojnë me popullin shqiptar të Kosovës.
Mendoj se rolin përcaktues për prishjen e murit ndarës në Mitrovicën e Veriut, e kanë lujtur Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kam bindjen se situata nuk do të kishte degjeneruar deri në këtë shkallë, sikur Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas hyrjes së trupave tokësore të NATO-s në Kosovë më 12 qershor 1999, të mos kishin lejuar vendosjen e trupave franceze në Mitrovicë. Në Mitrovicë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhej të kishin vendosur trupat e tyre, sepse Franca, tradicionalisht, ka ndjekur një politikë antishqiptare, proserbe, çka, gjatë këtyre viteve, pas përfundimit të luftës, është konkretizuar me përkrahjen e gjithanshme që ajo, me trupat e saj, të vendosura atje, i ka dhënë pakicës shoviniste serbe në Mitrovicën e Veriut.
Santa Barbara, Kaliforni
05 shkurt 2017
Komentet