Parapëlqej kinemanë.
Parapëlqej maçokët.
Parapëlqej lisat mbi lumin Warta.
Parapëlqej Dikensin dhe Dostojevskin.
Parapëlqej veten time që ua do të mirën njerëzve
veten time që e do njerëzimin.
Parapëlqej të kem nën dorë gjlpërën dhe perin.
Parapëlqej ngjyrën e blertë.
Parapëlqej të mos pohoj
se intelekti ka fajin për gjithçka.
Parapëlqej tepërimet.
Parapëlqej të dal e para.
Parapëlqej të flas për tjetërgjë me mjekët.
Parapëlqej ilustrimet e vjetra të hijes.
Parapëlqej kotësinë e të shkruarit poezi
ndaj kotësisë së të mosshkruarit poezi.
Parapëlqej moralistët
që nuk më premtojnë asgjë.
Parapëlqej një mirësi kushtuar një sylesheje.
Parapëlqej tokën në veshje civile.
Parapëlqej vendet e pushtuara ndaj vendeve pushtuese.
Parapëlqej të kem rezerva.
Parapëlqej ferrin e kaosit ndaj ferrit të rregullit.
Parapëlqej përrallat e Grimëve nga faqet e para.
Parapëlqej fletë pa lule sesa lule pa fletë.
Parapëlqej qentë me bisht të paprerë.
Parapëlqej sytë e kjartë, sepse i kam të errët.
Parapëlqej kasetat.
Parapëlqej shumë gjëra që këtu nuk i kam përmendur
ndaj shumë të tjerave që këtu nuk i kam përmendur.
Parapëlqej zerot në pambarimësi
ndaj atyre prapa një shifre.
Parapëlqej kohën e insekteve ndaj kohës së yjeve.
Parapëlqej të prek ferrin.
Parapëlqej të mos pyes për sa dhe për kur.
Parapëlqej ta konsideroj gjer edhe mundësinë
që të qenët ka një arsye.
Komentet