Në kuadër të zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 marsit, kandidati i koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’ për Bashkinë e Durrësit Ardian Muka ka mbajtur fjalën e tij para banorëve të Hidrovorit dhe Hamallajt.
Muka ka theksuar se në 6 mars Bashkia e Durrësit do tu kthehet qytetarëve dhe në shërbëtore të tyre dhe jo ashtu siç është drejtuar në këto 22 vite nga socialistët dhe Vangjush Dako me kukullën e tij.
Muka: Ju falënderoi nga zemra për këtë mikpritje. E shoh që nga takimi në takim sallat zvogëlohen sepse ne jemi gjithmonë e më shumë. Një falënderim në radhë të parë për rezultatin në 25 prill ku të gjithë të bashkuar keni arritur të fitoni. Dua tju falënderoi edhe për mbështetjen që më dhatë në primaret e zhvilluara në PD.
Unë jam i bindur se të gjithë bashkë në 6 mars ne do ta marrim Bashkinë e Durrësit. Bashkia e Durrësit do tu kthehet qytetarëve dhe kur them qytetarëve, nga Ishmi në Rromanat do jeni ju që në Bashkinë e Durrësit do u dëgjohet zëri dhe do tu zgjidhen hallet dhe bashkia do të jetë një shërbëtore.
Unë jam një nga ju, një djalë Durrësi, i lindur dhe rritur në Durrës, vij nga bota e biznesit dhe e them me krenari që kush ka bashkëpunuar me mua, e dinë qe te Ardi kanë gjetur një mik, një shok, një bashkëpunëtor. Në gjithë rrugëtimin tim në biznes, nuk kam marrë asnjë fond publik nuk kam qënë në pozicione drejtuese në shtet por unë kam preferuar të jem në botën e biznesit si privat.
Ju mund ta kërkoni votën nesër për Shtëpinë e Lirisë, për Ardi Mukën me ballin lartë sepse unë kurrë nuk do ju zhgënjej.
Jam një urbanist dhe kam zhvilluar shumë beteja për qytetin tonë. Jemi përballur me arrogancën dhe korrupsionin galopant që është në Bashkisë Durrës. Vangjush Dako dhe kukalla e tij në Bashkinë e Durrësit është po ai, me po atë arrogancë dhe mospërfillje ndaj qytetarëve dhe atë injorim që ai arri tna imponojë ne.
Në 6 mars nuk e kemi betejën me veten tonë, e kemi me PS-në. Krahu jonë që ka humbur rrugën dhe po ecën në errësirë, unë kam shumë besim që demokratët e thjeshtë jo ata drejtues që i kanë hedhur hi syve duke filluar që nga ‘Lulzim brava’ dhe deri te drejtuesit lokalë, në 6 mars do na bashkohen neve.
Bylykbashi: Rama-Basha në marrëveshje për të mbytur demokracinë! Më 6 mars fitojmë bashkinë e Durrësit
Deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi ka qënë i pranishëm në prezantimin e kandidatit të ‘Shtëpisë së Lirisë’ Ardian Muka në një takim me banorët e Hidrovorit, Hamallaj.
Deputeti Bylykbashi ka theksuar se zgjedhjet e 6 marsit jo vetëm do sjellin fitoren e Bashkisë Durrës, por do sjellë një moment të rëndësishëm për të filluar rrëzimin e regjimit të Ramës.
Bylykbashi ka sulmuar edhe ish-kryetarin Lulzim Basha duke e akuzuar se në marrëveshje me Ramën po mbysnin dhe asfiksonin demokracinë dhe pluralizmin në vend.
Bylykbashi: Falemiderit që keni ardhur në këtë takim të hapjes zyrtare të fushatës. E kemi filluar këtë fushatë për zgjedhjet e 6 marsit për të fituar bashkinë e Durrësit, në këto votime që na japin shancin që pas 22 vitesh që socialistët e kanë marrë për ta grabitur deri në palc dhe më 6 mars tja kthejmë qytetarëve të Durrësit nga Ishmi deri në Rromanat.
Sot kemi nderin të prezantojmë kandidatin tonë Ardian Muka si dhe kam nderin që sot të jetë me ne në këtë takim kaq entuziast edhe liderin historik të PD-së doktor Sali Berisha.
Në 6 mars, me zemrën plotë dhe besim në fitore, do i japim jo vetëm Ardian Mukës që do të na përfësojë të gjithë ne, por do të jetë dhe një moment i rëndësishëm politik për të filluar rrëzimin e Ramës nga pushteti në të gjithë Shqipërinë.
6 marsi do të jetë momenti kur ne do të fillojmë të kthejmë demokracinë në shina dhe pluralizmin i cili në këto vite, në një marrëveshje okulte po mbytej po asfiksohej në një pazar me Ramën të bërë nga Lulzim Basha.
Komentet