- XVII. MBI VORR T’ AT ALOIS PALIQ O. F.M.
Me 7 Mars 1913 ushtrija malazeze mbyti në Janosh (afër Gjakovet) mizorisht françeskanin At Luigj Paliq, vetëm pse, ai ishte meshtar katolik e shqyptar i vertetë, nuk mujti me pelqye mizoritë, qi Sllavët bajshin mbi grigjën e tij, dhe as pse s’dijti zemra e dhimbëshme e tij me mshehë mjerimin qi ndiente, kah shihte se n’ato vise thjeshtë shqyptare kamba e anmikut ma të madh të kombit lente gjurmët e veta shkretnuese.
Në rasen e vjetorit të parë poeti, me ketë vjerrshë, përkujton vrasjen mizore të këtij Deshmori, tue i lypë Hyjit, qi të gjykojë mbi dhunë qi i bahët Shqypnisë. Asht botue ne “H.D.” mars 1914.
- Barbarët… e mbyten! E pra,
Ky ‘i dhunë kurrkuj s’ ia bani;
Nuk bani kand me kja:
Per t’ keq s’ i duel kurr zani;
Per Atme e shejten Fé
Punoi me t’ drejtë m’ ketë dhé.
- I vorfni, pa prind mbetun,
Qi kjan per bukë i mjeri,
Te ky shujten pat gjetun:
Ky lott prej sysh ia teri,
S’e la nen dhunë me fshâ
E át’ e mamë iu bâ.
- Pse pra me e mbytë?… Trathtari,
E gjaksi e i patenzoni
E i trishtueshmi kusari,
Qi s’ njeh se shk’ asht zakoni,
Kah t’ duen ata po mbajn:
Pse kshtu me e mbytë t’ pafaj’n?…
- Por, po; per shkja të prujtun
Isht’ ky n’ dy faje zhye,
Qi ndryshej nuk ka mujtun
Veç se me gjak me i shkmbye:
Shqypnin dote t’ lirueme,
E Fén s’ ndrrote t’ bekueme.
- E per ketë punë mizori,
Ushtari i Malit t’Zi
Qi mshirë s’ i njeh krahnori
Heshten ia nguli n’ gji,
Edhe me té të ngratit
Zemren shporoi ai Fratit.
____________________________________________________________
- Barbarët: Mundimet e mbytja mizore e këtij Deshmori Françeskan, të bashkueme me sa mizori tjera, e shqetsojnë aq shumë shpirtin e Poetit, sa nuk di fjalë ma të përshtatëshme se këte: “Barbarët…”. – kand: kend, ndokend. – me të drejtë:me drejtësi.
- i mjeri: i gjori, i ngrati. – shujten: ushqimin. – at: atë, babë, tatë.
- gjaksi: gjaksori. – i patenzoni: i pandërgjegjëshmi, qi nuk njeh asnjë ligjë morale.
-E i trishtueshem kusari:cubi, grabitësi i tmershem. – kah t’duem…: Të mbrapshtët e fajtorët po bajnë shka duen, ndërsa të pafajët ndeshkohen mizorisht.
- të prujtun: të poshtër. – zhye: perlye, njollosë, ndye. – shkmbye: shlye, shkëmbye.
- Mbasi i ranë pesë plumba, tue i derdhë trûtë për tokë, e therën në krahnuer me bajoneta.
-51-
- U rrzue sherbtori i Zotit
– Heu! Si nuk plasi djerri!
E syt per t’ gjatë të motit
Ndermjet anmiqve i erri;
Gjaku prej varrve t’ ngrata
Gurglloi mbi buca t’ thata.
- O Perendi i Amshuem,
A thue tu’ i vu kjé trollin
Ndo’ i rruzlli ma t’ lumnueshem,
Qi per nen qiellë mund t’ ndollin
Kso punësh mbi ftyrë t’ ksaj bote,
Pa shkrepun mnija e Jote?
- Qé, shkjau, harlisë krenijet,
Meshtarët asht tue i mbytun;
Lterët T’u, seli hyjnijet,
Me gjak asht tue T’i zhytun:
E rrfeja e Jote Kisha
Por rrzon, e veç çan pisha!
- As gjaku, pra, i Meshtarvet
As gurt e eltervet T’ue
S’ mund rreshkan mshrirë Shqyptarvet,
Nuk mujtkan mnin me t’ zgjue?
E fatin e Shqypnis
E lankan n’ dorë t’ shkjenis?…
- O e mjera, moj e mjera
Shqypni, se keq ké ngelun!
Se mirë, moj, ty t’ thau vera,
Qysh se shkjau asht tue t’ shkelun
E tue t’ poshtnue pa dhimbë,
Tue t’ lanun n’ vaj e n’ brimë.
- T’ kanë rrahë gjithkah me topa,
Tue t’ djegë e tue t’ shkrumue:
_____________________________________________________________
- sherbtori i Zotit: Sherbtuer me të vertetë besnik i Hyjit deri në flijim të gjakut.
Djerri: toka. Në kuptim të vertetë quhet toka e pa punueme, sinonime me fang, shtoj.
Per t’gjatë….: përgjithmonë. – i erri: i mbylli, i mshili. Përdoret shpesh nga Fishta.
– gurgulloi mbi buca: rrodh, shkoi rrkajë mbi plisa (mbi copa toke).
- Guximi qi shohim se merr Poeti në tubzen e tetë të Kandes IX, mërrinë në ketë strofë dhe n’atë qi vjen mbas sajë. Ky asht kulmi i tij. Idhnimi e shqetson aq fort sa nuk e len, të thuesh, me mendue se me ké asht tue folë. Mizoritë e dhuna e anmikut, e kryeme kunder meshtarve e thërorëve, e bajnë me mendue se Hyji do t’ishte kenë i xanun me krijesen e ndonji rruzulli tjetër, se ndryshej nuk mund të kuptohej pse nuk kishte shkrepë rrufeja e mënisë së Tij, e cilla, në vend qi me zhgjetue fajtorin, përmbysë kot landë e deri edhe Kisha.
- harlisë: terbue krenijet. – Seli Hyjnijet: Vend i shenjtë.
- reshkan: prukan, bijnë, sjellin. – t’shkjenisë: t’shkjeve, të Sllavëvet.
- O e mjera…: Poeti ankon e kjanë me lot gjaku fatin e Shqypnisë.
- T’kanë rrah gjithkah me topa: Këte i takoi me e provue Poetit, per shtatë muej (1912 – 1913) Malazezët e mbajtën Shkodrën e rrethueme, tue e rrah (gjuejtë) me topa. – Me dorën e Mbretnive të Mëdha: Nji dhunë kso dore kryhej prej nji Kongresi (i Londrës 1913), i cilli shkeli të Drejtat e nji prej popujve ma të vjetër të Ballkanit, tue i “shperblye” kështu robninë e gati pesë shekujve. –
-52-
T’ kanë damun copa – copa ,
Si t’ ishe pa zot lshue,
E shk’ asht ma fort per t’ kja,
Me dorë t’ Mbretnivet t’ Mdha.
- O Zot! O Zot! Mos tjeter
Per ketë pleqni trathtare,
Qi Evropa, rrence e vjeter,
Bani mbi tokë Shqyptare,
Deh! Ti mos lèn qi niri
Kshtu t’ a dhunojë pa hiri.
- Veç m’ Ty na e kemi shpresen
Se ‘i ditë Liri mund t’shohim;
Pse nierit fjalët e besen
Fort mirë sod po ia njohim:
Ai syt s’ i prir kurr n’ jeti,
Veç ku mund t’ grryejë per veti.
- Prandej, o Zot, prej qiellet
Ti priri syt mbi né,
E ban qi puna t’ kthiellet,
Si asht mirë per Atme e Fé;
E gjaku i ktij Meshtarit
T’ kjoftë falë per Komb t’ Shqyptarit!
_____________________________________________________________
- O Zot…: Idhnimi zbutet, Poeti lëshon armët e idhta me të cillat e kishte mberthye terbimi kundër dhunës së bame, e plot shpresë siellet kah Hyji, tue e lutë qi T’i apin Atdheut të drejtat qi i përkasin. – Evropa rrence (rrencake) e vjetër: Shpërthimi shpirtnuer i Poetit mund të shihet kjartë në “Lahuta e Malcis”, kanga XIII, v. 40-41.
- s’i prirë: nuk i sjellë, drejton. – grryej: të shkyej, të grabisin, të rrembejë.
- kthiellet: kjartësohet.
Komentet