Jeta e vetmueme e plot flije e meshtarit të Malcis prekë e përmallon Zanen e Poetit. Ai e kishte provue vetë, me gjithse jo për nji kohë të gjatë, atë mënyrë jete.
Në nji natë t’eger dimnit famullitarin e thrrasin té nji i smundë randë. Rrugës i shfaqen hovshem mendes së tij koha e fminisë dhe e rinisë me të tana gëzimet e veta e n’anë tjetër të përbuzunat e shekullit, porsi shpërblim i mundimit. Por ai nuk ligshtohet. Poeti i ep zemër, të vijojë misionin bujar e të frutshem, qi do t’i shpërblehet me Amshim.
Asht nji lirikë plot ndijesi, qi i përshtaten subjektit, bashkue me nji metrikë të kumbueshme, e cila zbulon se Fishta asht edhe ne këte gjini nji artist i vërtetë. Kjé botue së parit në Pika Voeset (1909).
- Asht natë, e rreh veri
Termales s’ rrëmbyeshme
Njaj rave së thyeshme
Kush njitet, i mjeri?
N’ per krepa – me thepa,
Thiu i eger me bisha
Ku ‘rvatet nder pisha ?
- Ka nami kshtu qilli,
Qi bjeshkvet rreh drumin
N’ ketë kohë, qi ban gjumin,
Po, robi se i cilli
E i pasni – e i papasni
Nder troje rrin t’ veta:
Ai kapet perpjeta?
Qi atje nder malcina,
Ku gjyq asht martina,
Ku i forti asht bujari,
Ai veten – e shndeten
E shkrin per Fé t’ lume
Prej qiellet t’ dergu’me.
- E thirren me shkue
Kè nji, qi perbri
Veç deken tue ndi’
Dishron me pajtue
Per t’ thanme – e per t’ lanme,
Per vepra e per kshille
Me t’ Bukrin e qiell’e.
- E çohet i ngrati
Prej shtroje vobsijet.
_____________________________________________________________
- rreh: fryn me terbim. – termales s’rrembyeshme: nëpër nji përpjete thik e të grisët. – Njaj rave..: nëpër nji rrugë të vështirë. N’per krepa..rvatet: kapet; ku thiu i eger përleshet me bisha t’egra, n’per krepa, curra, shkambij me thepa…
- drumin: dromin, rrugen. – robi se…: çdo nieri, nder troje: ndër shtëpi, plang.
3.i shuemi: i mjeri, i shkreti. – Ku gjyq…: Ku çeshtjet shpesh i zgjidhë arma, martina: emni i markes “Martini”. Armë shumë e perhapun ndër malësi.
4.per bri: afër, pranë. – per t’lanme: për punë të lanuna, të detyrueshme e të pakryeme. – kshille: fjalë, me të cilat asht ba shkaktar i ndonji punës së padrejtë. – e qiell’e: trajtë e sinkopueme qi ndihet në ndonji nendialekt të Veriut.
-48-
Ku, i lodhun krezhmijet,
Pushote atij shtati
Mbi kashta – të vrashta,
E krepit ai njitet
Permallshem kah pritet.
- Ehu! T’ forta mendime
I biejn tash mbi krye
Kah raven tue thye
N’ per borë me kambë t’ ngrime
Terthores – e rrmores
Shkon naten pa hanë,
Gjurmë gjakut tue lanë.
- Tash gzimet shpijake,
Tash n’ mend i bjen shkolla
Me msime të holla,
Ku zemra zamake
I gzote – aso bote
Me letra e me Ungjilla
Njatë paqë qi nep qilla;
- E t’ prujtunt e t’ shamet
Mendon n’per shkreti
Me t’ cillat atí
Ky shekull ofshamet
E msimet – e urimet,
E psimet per Fé
Perligjet n’ ketë dhé.
- E fshân ai me veti;
Por rrugës ai nuk ndalet,
Por gjurmen s’ dredhë n’jeti,
Veç shpatit – per s’ gjatit
Ké i ligu me mallë
Ve’ shpresen m’ia ngjallë.
_________________________________________________________________________
- i ngrati: i shkreti, i mjeri. – vobsijet: vorfnijet. – krezhmijet: ngjineset, mgjillesh.
– permallshem: ku e presin me deshirë, plot shpresë ngushllimi.
- terthores: shpatit. –rrmores: vend i thyeshem në teposhte, shpat i rrezikshem.
- tash gzimet shpijake: Ndër vuejtje gjithmonë shfaqet koha e kalueme, qi zgjon perherë ndiesi permallimi. Per até qi ka ba sa vjet nji jetë në shoqni e asht kenë pregatitë në shumë vite shkolle, ajo e vrejtun në mënyrë njerzore duket, nji dënim. Por, me gjith këte ai kurr nuk ligshtohet. Permbi ndiesi zotnon arsyeja: Ideali i lartë, të cillit i asht kushtue, qi asht ngushllim i pashoq, e qi dikon në zemer të tij fuqi gati mbinjerzore.-zemra zamake: zemra e pastër. Zamaku (lili) asht shembull pastërtije shpirtnore. – me… Ungjilla: libra dijet e fejet.
- E t’prujtunt…: poshtnimin e shamjet, me të cillat ky shekull përligjë (shpërblen) të ofshamet, vuejtjet për Fé. Sakrificën e madhe qi bajnë për Fé.
- E ndiejn Hy’i e malet: n’egersinë e nji nate dimni ai udhton vetëm në nji kohë, kur i pasni ( i pasuni) dhe i vorfni rrinë në troje, në shtëpia të veta. –shpatit: pjesa e malit mjedis rranxes e majes malit. –Ké i ligu: ké i smuri pritet përmallshem, ashtu ai ka dëshirë të madhe me e pajtue sa ma parë me Zotin, me e rregullue me Zotin. – Ve’: shkon, veté.
-49-
- Gajret! O i pushtueshem
Zyrtar i shelbimit,
Gajret! E njerzimit
N’ terr t’ shekllit t’ trishteshem
E t’ errun – e t’ djerrun
T’ bardhë shpresen ti ndezja,
Ka’ e diellit vjen rrezja.
- Ti flaka jé e Ungjillit
E cilla do të ndrise
N’ per male, mbi fise;
Ti lajmi jé i qillit
Qi t’ vetmin – e t’ mbetmin
Do t’ mkambë të mjerin,
Lott sysh do t’ ia terin.
- N’ per ty, po, me kija
Kullotë e me dele
Sot uku n’ zabele,
Si foli Izaija;
Pse i dashtun – e i drashtun,
Shkrehë armët, ti, mizore
E mnin shuen gjaksore.
- Nder vese të veta
I kalbun krenari
T’ qestisë ty, qyqari;
Por engjuj e mbreta,
Por t’ dijshem – e t’ vijshem
Por mendet e mbara
T’ perkulen perpara.
- Gajret! Pra, n’ t’ vishtira,
Qi hjekë per Fé t’ lume
Pse jeten e gzu’me
E amshuemja ty e Mira,
Qi Prillin – e diellin
I ban me gazmue,
N’ Parriz t’ ka shenjue.
_________________________________________________________________________
- i pushtueshem: i pushtetshem. – shelbimit: shpetimit, pshtimit. – t’ djerrun: të bjerrun, të humbun. – Ké e diellit vjen: Andej (n’atë drejtim) kah vjen rrezja e diellit.
- kija: kingja, qingja. Zabele: pyje. –Izaija: Profeti i parë ndër katër Profetët e mëdhaj, i përmendun për stil të naltë e të fuqishem. – Shkrehë armët…: Misioni i Meshtarit asht gjithmonë (e sidomos ndër male) nji mision paqe e qetësimi zemrash. Fjala e Tij, në forcen e zyres qi ushtron, asht e ndigjueshme dhe e nderueme prej të gjithë besimtarve.
- qyqari: i shkreti, i ngrati, i varfëri. – t’vijshem: të vjeftëshem, të zotët, të aftë.
- E amshuemja ty e Mira…: Në ketë perifrazë t’Hyjit shihet se Poeti edhe me kumbim të tingujve kerkon të naltojë shpirtnisht zemrën e Meshtarit. Gajret: Durim, qindro!
Komentet