XV. GJAKSORVET.
Në vitin 1899 Fishtës i vranë vëllan e madh (Poeti pat edhe nji tjetër para vedit qi i vdiq kur ishte jashtë shteti, në Konferencën e Paqës). Vrasja e tij i ep shkas me u lëshue me këte lirikë kundër gjaksorvet. Gjak vllazënsh i derdhun kot qi shkretnoi Atdheun. Mbasi Poeti lëshon namen, ia paraqet vetës Mëninë hyjnore ndeshkuese, qi çohet kundër tyne.
Asht ndër ma të parat poezi të Fishtës. Gjuha asht e pastër, me gjithse asht shkrue kur ishin në përdorim shumë fjalë turqisht. Të shprehunit asht i rrjedhshëm e dramatik.
Ndalnju! Ku véni burra?…
Pash Zotin, lshoni hutat!
Pse teper gjak asht derdhun,
Pse teper bajtë kem’ futat:
Prej vaj’t na asht marrun zani…
Medet, o qiellë, medet!…
- A thue nuk jemi vllazen
T’ njaj atmje t’ tanë rritë n’ prêhen,
T’ tanë t’ quejtun me nji emen?
A thue, kshtu do t’ xêhen
Ata, qi ‘i gjuhë e ‘i doke
E ‘i gjak kanë bashkë e i mbret?
- Ah váj! Rrjedhë vala e Drinit
T’ tanë gjak – ah! Gjak Shqyptarit…
Kush kjé, kush kjé ai mizori,
Qi pushken rroku s’ parit
E duerët tash don me i zhye
Në gjak t’ vllazenvet kot?
- Ah! Kjoftë mallkue prej Zotit!
E vejë ati i mbetët grueja
Djali i njatij t’ perbuzunit
Veshun me zhele t’ hueja,
Kerkoftë nper dyerë të shekllit
Pa u gjetë kush me i dalë zot.
- Jo, jo, se ma prej sodit
Thêmra e gjaksorve e mnershme
Token nuk do t’a shklasë,
T’ cillen, n’ at kohë të ndershme,
T’ Parët t’onë, rrebtë tue luftue,
E shuguruen me gjak.
- Atje nen vapë t’ Saharës,
Nder luaj e pardha jeten
Mizuer, kush don me më shkimun
Në gjak t’ vllazenve eten,
Atjé, pa kenë vajtue,
Mbaroftë i namët per lak…
________________________________________________________________________
1.Poetit i duken gjaksoret! Vargu asht i ngjashem me epoden e VII të Horacit, qi nuk dihet a asht njohtë nga Fishta. –hutat: armë në përdorim aso kohe.- futat: rubat e zeza.
2.xêhen: shamatohen. – Merr për bazë njisinë e gjuhës, doket e zakonet…
- Koh’e ndershme: Kur armet ishin vetëm për mbrojtjen e Atdheut, tue shugurue tokën…
- e pardhat e Saharës: Leopardat e shkretinës së Saharës në Afrikë.
-45-
- Djelmt t’onë, – ah kob i zi!
Djelm t’onë e Arbnis uzdaja,
Të cillt dergue i pat qiella
Per me mbarue punë t’ mdhaja,
E vllazenve i muer pushka
E kalben sod në vorr…
- E kanga nder né shuejti,
Porsi n’ nji shpi dalë fare:
Me thirr nder hatlla mblue
Lahuta eshtë Shqyptare,
E por shêjzeza qyqe
Shqyptarve u kndon n’ oborr…
- Dridhu, gjaksuer i mnershem,
Se t’ erdh i zi rreziku!
Se neper terr, Njai, t’ cillit
Kur i veton qerpiku,
Dridhet n’ themel t’ tanë sheklli,
Kundra teje po vjen.
- I zi e i perfrigueshem
I prin Atij thellimi:
Ftyren ia zblon vetima,
T’ cillen ia ndezi idhnimi;
Tue bumbullue rrufeja
Raven Atij ia then.
- Me zhgjeta të frigueshme
Doren Ai e armatisi;
Qé, se edhe e rrebtë duhija
Idhun mbi ty tash krisi,
E ‘i dét të zi ankimesh
Permbi kryet t’and dikon.
- Qé, se edhe vala e mnershme
Perpin me gjire t’ veta
Shpin t’ande prej themelit:
E grueja e jote e shkreta,
_________________________________________________________________________
- Oh kb i zi!: mjerim, shemtim! Shprehja asht nji fshamje qi shpërthen prej shpirtit, kur mendon sesa djali i rinj vritet prej grindjesh vllaznore. – E Arbnisë uzdaja: shpresa e ardhme e Shqypnisë. Fishta përdori shpesh fjalën Arbni, arbnuer, qi gati nuk përdoret ma me kuptimin e dikurshem.
- shuejti: mêni, prani, heshti. – me thirr: me lbozë, pshtimë, çagjë, bloza. – hatlla: pjesa e sipërme e shtëpisë mjedis pullazit e trenave të qellzanës (tavanit). – Lahuta eshtë shqyptare:
Vegla kombtare e kangve epike, qi përdoret ndër male tëVeriut, eshtë: me heshtë, mos me u ndie. – E por shejzeza..: Qyqja në Shqypni mbahet si zog qi tregon shkretnim, të dalun fare.
- Poeti mbasi i lëshon namen gjaksorit, për shkretnimet qi sjellë kombit prej gjaqesh, siellet kah ai dhe e lajmon, si t’ishte tue pa me sy, se Hyji i idhnuem asht kah ia mbërrinë me mëni të vetën, për me zhgjetue até e për t’i shkretnue shtëpi e familje. – Kur i veton çerpiku…: N’themel dridhë veç me “nji vetimë qerpikut”.
- I zi e i perfrigueshem…: Nji shkathësi e gjallni dramatike, bashkue me nji shkathësi klasike e bajnë ketë tubëz të pranueshme, bindse! – thellimi: stuhija. – Raven: I çilë rrugë.
- Idhun: e idhnueme kunder teje. – dikon: shprazë.
- E grueja …e shkreta: Sepse ajo nuk ka faj për gjaksitë e kryeme prej të shoqit e edhe ….
-46-
Fmin t’u tue mbajtë nen stjetull,
Nper valë kot pshtim kerkon.
- U dhà mbi ty tash gjyqi,
E zhgjeta e frigshme e Zotit
Mbi ty vjen tue fishkllue…
Rrzou, o i pashpirt! Pse q’ motit
Pa thanë nji Zot: Do t’ bieje
Kshtu, nierin m’ tokë kush vrau.
- O Zot, pse kaq vonove
Gjaksorin pa ndeshkue?
E, dersa ky mizori
Gjak vllazensh pat dikue,
Kot landë rrufeja e jote
Pse bjeshkavet por çau ?
_________________________________________________________________________
….ajo bashkë me fmijë do të vuejnë shplaken, qi Hyji i çon gjaksorit. – Fmin t’u: Fëmijët t’uej, asht përdorë si substantiv përmbledhës.
- q’motit: qyshë në kohë të hershme, të shkueme. – do t’bije – Kshtu, nierin m’tokë kush vrau: Kur Shën Pjetri hoq shpaten e preu veshin Malkut, sherbtorit të kryepriftit, mbasi kapen Krishtin, Ky tue u sjellë prej tij, i tha: “Shtine shpaten në mill, pse të gjithë ata qi të kapin shpatën, prej shpatet do të mbarojnë!”.
- Idhnimi kunder gjaksorve asht aq i madh e i rrebtë në zemren e Poetit, sa edhe mbas ndeshkimit t’ardhun prej shplakës s’Hyjit, nuk mund të ndalet – tue perdorë të folunit e Profetvet të vjeter – pa u sjellë me e pyet Hyjin, pse kishte vonue aq gjatë pa i ndeshkue. Vërej per shka i perket mendimit: Mbi Vorr t’A. A. Paliq, str.8. – pat dikue: pat derdhë. –landë: landë ndër pyje, landë ndër bjeshkë.
Shenim (F.R.): Nga një shpjegim i Prof. Gasper Ugashit (ish nxanës i Fishtës), dy vargjet e fundit atë kohë kanë ngjallë shumë diskutime, tue u konsiderue si një revoltë e Poetit.
Komentet