XIV. BURRNIJA.
Përpara dukës e kercnimit të përgjithshëm të Dekës tmerohet mbarë natyra.
Kurrkush nuk mund t’i hikë, sado të mundohen njerzit me u strukë nën madhninë e pushtetit. Fuqija e saj deperton gjithkund. Vetëm njeriu burrë i rrin përballë, as merr n’dorë asnji fuqi kundershtare, për t’i ndejë besnik idealit qi e frymzon.
Këte lirikë e shquen nji fuqi e posaçme gëdhenëse e plastike, bashkue me nji ndertim klasik të përkryem e të matun, përshtatë natyrës së gjuhës shqype. Kje fillue hartimi, si shihet prej dorëshkrimit, me 11/2/1921 dhe botue në “H.D.” Tetor 1922, me titull: Deka e Burrnija.
- Qitë dhambët perjashta porsi lata t’ prehta
Zgaverr kerçikët e plasaritët shtanguem,
Kosen pështetun permbi kocka t’ ngrehta
T’ cepit t’ shpupluem,
- Atje n’ moje t’ mjerueme t’ rruzullimit,
Zymtë e me ‘i hije t’ trishtueshme, t’ permnershme
Lshue krahve ‘i haver t’ zezë, si rê thellimit,
Rrin Deka e tmershme.
- Prej avisit t’ humnerevet t’ zgavrrueme
Këthelltë në rrashtë të that, plot mizori,
Të hapët terthoren e natyrës s’ krijueme
Kundron me mni,
- E idhtë asa’i kercnohet. Nji t’ perqêthët
Acarr, atë botë, natyrës i shkon, n’ per tejza,
Amull të cillët mbrendë ia ngurron të njethët
E jetës nder fejza.
- Me u zbe nisë rrezja shì n’ krue t’ vet t’ shkelqyeshem
Brés dryshku njeshet, n’ at shauret, mbi rrota
Sè moknes s’ rrokullis e boshtit rryeshem
I vjen rreth bota.
- Felgruemun njerzit nen tiara struken;
Per nen kunora pshtimin ata lypin!
Depertojn rêt e nalt kah qiella zhduken;
N’ angrra t’ dheut zdrypin.
_________________________________________________________________________
- Nder dy tubzat e para Poetime trajtë prosopopeike vizash spikatëse e ngjyrash të forta na paraqet Deken (vdekjen). Shtjellimi nuk asht i ri, kjo mënyrë shihet edhe në vepra arti. Kjo paraqitje asht aq e gjallë sa të duket sikur jé tue pa me sy. – latë: spatë me nji faqe krejtë të sheshtë për latim trupash.. – zgaverr: golle. – të cepit shpulpuem: cepi i krahit i çveshun…
- moje: vend i naltë mbi tjerët. – zymtë: vrantë. –haver: mbulojë e zezë. – si rê thellimi: si rê e zezë stuhije. – Rrin Deka e tmershme…: Subjekti i vumë në fund me qellim. Njeriu rrin i friguem tue pritë pezull, derisa shfaqet si pa pritë e pa u kujtue Vdekja.
- Prej avisit: fundit, humnerës. –rrashta: koka e çveshun prej mishit. – kundron: vrojton.
- – Acarr: të ftoftë i eger. –tejza: pejza si t’organizmit. – Amull: ngurron, ujë qi nuk rrjedhë. – të njethët: me e ngjallë, me e pertri jetën. – ndër fejza: ndër dej, ndër damar.
- n’krue t’vet….: në burim të vet t’shndritshem, në diell. –bres dryshku..: ndryshku i përveshet, i njeshet. – n’at shauret: n’atë pamje të tmershme. –mbi rrota së moknes s’rrokullis e bota i vjen (i siellet) rreth (rryeshem): ngadalë, ngurrueshem boshtit të vet. Poeti e krahason me moknen, (nji mulli pa fletë qi siellet me dorë), me pamje të vështirë.
6.- Felgruemun: të friguem. – nen tiara…: nen kunora. Poetit i paraqiten njerzë të fuqishem, të mëdhaj nga pushteti (Papë, mbretën), po qi nuk mund t’i hikin dekës. – tiarë: Nji stoli tri kunorash qi ven Papa në krye në disa rasa. Thirret triregnum. –n’agrra..: n’gji të tokës.
-43-
- Por kot. Mizore ajo kosë t’ vet kah siell,
Shungllon thellimi per nen kupë t’ Empirit;
Gjarpen rrufeja lvitet neper qiell,
E nen kambë t’ nirit
- Kthellë shperthen gjini i tokës. Tue bulurue
Gugson Vulkani zhari, flakë e shkndija;
Tallaz m’ tallaz nisë deti me gjimue,
Ulron stuhija.
- E para Dekës, atëherë, bijn rob e mbreta;
Shkrehen mbretni, qytetet kulm rroposen;
Shuhet krenija, po, dhe shkimet jeta
Ka’ ajo sjellë kosen.
- T’ poshtrat me t’ eprat vise pshtiellen n’ váj,
E mnertë kah kosa cepit t’ dekës të shkulet;
Kah m’ kerdhoklla londitë kerrçiku i saj
Sheklli perkulet.
- Vetem s’ perkulet para Dekës njai trimi,
N’ zemer të cillit nuk randojn punë t’ liga,
E qi s’ e ndalë, ku ate t’ a lypë perlimi,
As paja, as friga.
- Per nen mburojë t’ ndergjegjes s’ vet t’ kullueme;
Atje n’ kufi t’ Atdheut ase në truell
T’ elterit shêjt, pa u tutë, ai Dekës s’ shemtueme
I rrin kundruell.
- Perpara tij shkon moti rreth tu’ u endun;
Vjen fati i nierit tu’ u terrnue pa da;
Tash mbreten n ’burg, tash shkartha m’ fron t’ permendun
Kanë per t’ u pa.
- Por, ngulë ai synin m’ ideal t’ naltueshem,
Si ‘i kep, qi vala s’ mundet n ’det m’ e lkundun,
Sido qi t’ dajë ndeshtrasha e dheut t’ mjerueshem,
Ngelë m’ vend pa u tundun.
- Jo po: as n’ flakë t’ armvet nuk veton ai sye,
As buzës s’ humneres nuk i dridhet themra:
Sheklli, po, mbarë me pasë per t’ u shperthye,
S’ i ban lak zemra.
- Rekton mbarë jeta per nen fyell t’ kerrçik’e
Të Dekës s’ shemtueme, s’ permnershme, mizore:
Vetem Burrnija – nji Burrni çelike
Asa’ i rrshet dore.
________________________________________________________________________
7.thellimi: stuhija. –lvitet: gjarpnimet e rrufesë. – Empiri: Qielli simbas filozofëve grek.
- bulurue: shungullue, ushtue. – gugson: vjellë. – ulron (sinkope): ushton, ulrimë ujku.
- shkrehen: shkatrrohen. – shkimet jeta: si fiket drita e ndezun. – ka: Kah, kur.
- T’poshtrat…: edhe ata vende ku ndokush kujton se s’ka forcë vdekja. –londitë: lkundet.
- t’a lypë perlimi: t’a thrrasë detyra. – paja: hatri, mos mbaj pajë (krah) në gjykim!
- Ase n’truell t’elterit..: Në mbrojtje të të drejtave shenjte të besimit.-kundruell: përballë.
- moti: koha. – shkartha. Sherbtorë, (shih kuptimin Kanga X, V. 9 – 14.)
- terrnue: ndrrue. – si kep: shkamb, gumë. – pa u tundun: pa u trandë.
- Përmbledhje në trajtë gëdhenëse e epigrafike. –Rekton: hjekë: tue dhanë shpirt.
Komentet