Kafeina është një nga ‘ilaçet psikoaktive’ më të njohura dhe të përdorura në botë.
Besoj se të gjithë ju i dini arsyet!
Na zgjon nga gjumi, na ndihmon të jemi të përqëndruar dhe na siguron energji të reja.
Shpeshherë njerëzit janë në mëdyshje nëse duhet ta limitojnë konsumimin e kafesë apo të heqin dorë plotësisht prej saj. Është e mundur që të abuzohet me kafeinën madje shumë konsumues të kafesë e kalojnë sasinë e rekomanduar prej 400 mg kafeinë në ditë, që mund të shkaktojë pagjumësi, rrahje të shpejta zemre dhe nervozizëm, sidomos nëse konsumohet shumë shpejt.
Studimet sugjerojnë se konsumuesit e kafesë janë më pak të rrezikuar që të vuajnë nga sëmundje të caktuara.
Ka një sërë ushqimesh dhe pijesh që duhet të konsumojmë më pak. Por kafeja nuk bën pjesë te kjo listë.
Shëndeti i mëlçisë: Një analizë e rezultateve të 9 studimeve të mëparshme ka treguar se konsumimi i kafesë lidhet me një rrezik më të vogël të zhvillimit të cirrozës.
Studimet tregojnë se të konsumuarit e 1 filxhani kafeje në ditë lidhet me 22% më pak rrezik për zhvillimin e cirrozës, një sëmundje e mëlçisë që shkaktohet zakonisht nga konsumimi i tepërt i alkoolit. 2 filxhanë kafe lidhet me 43% më pak rrezik, 3 filxhanë me 57%, ndërsa 4 filxhanë me 65% më pak rrezik.
Sëmundjet e zemrës: Një analizë e më shumë se 200 studimeve ka zbuluar se njerëzit që konsumojnë më shumë se 3-4 filxhanë kafe në ditë janë 19% më pak të rrezikuar nga sëmundjet kardiovaskulare.
Diabeti tip 2: Disa studime kanë zbuluar se çdo filxhan shtesë kafe në ditë lidhet me 7% më pak rrezik për zhvillimin e diabetit tip 2.
Kancer: Një studim ka zbuluar se konsumuesit e kafesë (që konsumojnë të paktën 3 filxhanë kafe në ditë) janë 18% më pak të rrezikuar nga kanceri.
Një tjetër studim ka zbuluar se të paktën 1 filxhan kafe çdo ditë lidhet me 15% më pak rrezik për zhvillimin e kancerit të mëlçisë dhe 8% më pak rrezik nga endometrioza.
Disa të dhëna tregojnë se konsumuesit e kafesë janë më pak të rrezikuar të vuajnë nga kanceri oral/i fytit dhe kanceri i prostatës.
Sëmundja e alcajmerit dhe demenca: Një analizë e gjerë e studimeve në lidhje me konsumimin e kafes dhe ndikimin e saj në shëndetin mendor ka zbuluar se konsumuesit e rregullt të kafesë janë 16% më pak të rrezikuar të vuajnë nga alcajmeri, demenca dhe çrregullime të tjera mendore.
Depresioni: Një studim afatgjatë te më shumë se 50 mijë gra ka zbuluar se konsumimi i të paktën një filxhan kafe çdo javë lidhet me 15% më pak rrezik për zhvillim të depresionit, ndërsa 2-3 filxhanë lidhet me 20% më pak rrezik.
[Burimi: Business Insider]
Komentet