ROMA SEMPRE CITTA APERTA *)
Në prag të marketit
si fecka e një elefanti afrikan:
“Buon giorno boss”
zgjatur dora e një nigeriani.
Resto mbi skontrin
në dorën e tij përfundon, s’ke nga loz.
Dieci centezimat e restos së kafes
konsumuar shpejt
në Caffetteria “Il Siciliano”
mbetën në kapelen
e një tjetër afrikani,
që në italisht të thotë: “Io sono libiano”.1)
“Buon giorno”2) përshëndet shitsi.
Vetullat big, flokët
ca më shumë përpjetë
kur si pakuptuar i them “Tunxe”.3)
Në atë vrimë dyqani kinez
vec nën’e babë nuk gje.
Përball meje një cift tajlandez
sec hanë nëpër tasa lloj përsheshi
mbi bordura dy rumune në Skajp
flasin e qeshin. Një sirian
gjethet e vjeshtës mbart në thes
mbledhur nga tjetri prej Bangladeshi.
Due vecchia signora 4) capiten
trotuarit në krah të shoqëruseve.
Una bella ragazza certo aspetta.5)
Tre pleq solo nel sole 6) në caffè “Belsito”.
Kështu qe për mua Roma sot,
una città ancora e sempre aperta.7)
Ndaj qesh me vete teksa mendoj.
Vallë po të ishte i madhi Rossellini 8)
do të realizonte një tjetër variant
të filmit “Roma città aperta”?9)
Nuk di të them. Po gjithsesi
dhe pa Aldo Fabricin e Ana Manjanin 10)
do të ishte vërtet tejet interesant.
*)-Roma gjithnjë qytet i hapur
1)-Unë jam libian
2)-Mirdita
3)-shok(në gjuhë kineze)
4)-dy zonja të vjetra
5)-një bukuroshe sigurisht po pret
6)-vetëm nën diell
7)-një qytet që vijon të jetë gjithnjë i hapur
8)-Roberto Roselini regjizor i madh italian
9)-“Roma qytet i hapur” film i Roselinit
10)-Artistë italianë interpretojnë në film
——–
KUJTIMET E VJETRA
Ja dhe shiu i Romës reshti më në fund
Vjeshta nëpër trotuare gjethet i shtroi
Kujtimet e vjetra lehtas sec i përkund
Kjo këng’e ëmbël që si pakuptuar buroi
“Non pensare a me”1) zë i Klaudio Vilës 2)
Më vjen magjishëm, peshë shpirtin ma co.
Herë o Zot më drithërimat e zërit të Ivës 3)
Kur gjëmon tej hapsirës “forse piangerò”.4)
1)-“Mos mendo per mua”
2)- Këgëtar italian
3)-Iva Xaniki- këngëtare italiane
4)-(itl.)ndoshta po qan
————-
ORIETA BERTIT
(në 50 vjetorin e këngës “Io tu e le rose”*)
Edhe Tevere rridhte shumë i qetë.
“Io tu e le rose”. Kënaqsi ta dëgjosh.i
Jo zëri, por dhe portreti yt Orietë.
Teksa vitet shkojnë s’po njeh moshë.
C’aromë parfumi! “lo tu e l’amore”
Trëndafili shndriste në duart e saj
Dhe kur u puthën i ra prej dore.
Eh Orietta Berti non tramonta mai!**)
*)- “Io tu e le rose. Io tu e l’amore”- Unë ti dhe trëndafili. Unë ti dhe dashuria”
**)- non tramonta mai-s’perëndon kurrë
——–
SHIU NISI SERISH
Edhe në Romë sot shiu nisi sërish
Cadrat u hapën. Por s’të kam pranë
Ndaj kjo ditë më duket tejet e trisht.
Më kot mundohem, s’ia dal mbanë
Për t’i krahasuar cadrat në trotuare
Me vjollcat plot ngjyra nëpër petale.
Dhe buzëqeshje si flutura s’ka fare
Kuptom s’jam n’Tiranë, non’e uguale.1)
1) – non’e uguale – s’është njësoj
———–
NGA DRITARJA TRAMIT
Ajo shpejtonte pa ombrellë nëpër shi,
Dhe pse rebesh bukuri e saj shndriste.
Qe meteorik ndaj askush s’kish fuqi
Ta shuante as shiu, era e muzgu që binte.
E pamundur, derdhej trotuarit dritë
Në cdo trokllim take gjithcka shkëndijonte
Pikzat e shiut, smerald ndeh mbi qerpik
Përsosmëri e hireve papushim rezononte.
———-
VEGIM VJESHTE
Përse të gjitha romanet sot,
më ngjasuan sikur të ishe ti?
C’është kështu?-thash o Zot!
Mos vallë jam në ëndërr, cudi!
Në cast desh më ndali zemra!
I thirra njërës me emrin tënd.
Flokët supeve si ti ia tunde era
C’bën, i thash vetes, je në mend!
Ajo cuditërisht e mbajti hapin
Ktheu kokën, zemra c’ringëtim!
Oh sytë e kaltër, selvi shtatin…
Vrapova. Por c’è do ishte vegim…
———–
MADHESHTORJA XHIN
E pabesueshme,
teksa ecën ne dekadën e dhjetë të jetës
Xhina Lolobrixhida vijon të mbahet
ende e madhërishme.
Shtanga kur e pashë
në “Porta a Porta” të Bruno Vespës,
Intervistë në Rai
drejtpërdrejt vet’e pranishme.
Si në rinin e hershme
rezatonte sërish pa fund bukuri.
Buzeqeshja trëndafil drite,
përgjigjet të gjitha ekzakt.
Cilin film të sajin
të sjell të parin në kujtesë s’po di?
“Fan Fan Tulipanin”,
“Notre Dame” a “Venusin perandorak”.
Dhe në të magjishmit sy,
ka mbetur po ai, i pashtershmi vezullim.
Si me Zherar Filipin,
fshatarja Adelin flokgërshet.
Si Esmeralda, cigania
me të madhin Entoni Kuin.
Apo motra e Bonapartit
e vogla, e përkedhelura, e ëmbla Poulett.
16 nentor Rome
IN GINOCCHIO CON GIANI MORANDI
(Mbasi degjova kengen e tij “In ginocchio da te”)
Kushdo per vete do t’i mbante
gjithcka nga e dashura. Perkedhelite
puthjet e zjarrta, perqafimet.
Me askend s’do kish arsye t’i ndante
dhe nese ne nje te mallkuar dite
s’do ishin bashke duke pritur agimet
Si dikur. Ngaqe ti, une e ke te duash
u jemi perbetuar me ze te larte:
Te dua me shume se jeten time!
Qe s’ka ndodhur, jo nuk mund te thuash
kurrsesi, gjithkush e ka mese te qarte,
Ndaj gjunjezuar plot ngasherime
Bashke me Xhani Morandin kendojme:
“Ritornerò in ginocchio da te”
Tjeter femer nuk ekziston per mua.
Mbi duart e saj lotet shi s’pushojne.
Xhani s’resht:”Ora lo so ho sbagliato con te”
Buzet e mija puthin fort duart e tua.
“Io cercherò il perdono da te
e bacero le tue mani amor”
Kur kendoi Xhani me Lauren ish
prisnin agimet, neteve me hene plazheve
ne mengjezeve drejt detit me vagona veror
kuptohet gjysem shekulli me pare, sigurisht.