VOAL – Mot me erë të fuqishme është duke arritur në Zvicër: niveli i alarmit 3 është shpallur nga Shërbimi Zviceran i Motit për gjithë veriun e Alpeve duke filluar nga e mërkura (nesër). Era mund të arrijë shpejtësinë 300 kilometra në orë në majat e maleve.
Ernat do të jenë më pak të dhunshme në rajonin jurasian, me shpejtësi maksimale të parashikuar 110 kilometra në orë, ndërsa në luginat alpine ato mund të arrijnë 140 kilometër në orë.
Ato do të shoqërohen edhe me reshje të bollshme në formë shiu në zonat e ulëta, ndërsa në lartësi bora do të arrijë të enjten.

Në jug të Alpeve, sipas parashikimeve, moti pritet të jetë ndryshe. Të mërkurën priten reshje bore në lartësitë, ndërsa në fundjavë bora pritet të bjerë deri në 1200 metra mbi nivelin e detit.
Komentet