Presidenti Donald Trump ka ftuar liderët e Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor për të zgjidhur mosmarrëvshjen e tyre të sa kohëve për statusin përfundimtar të Kosovës. Mini-samiti do të kryesohet nga Richard Grenell, i dërguari special i Trump për dialogun. Grenell ka kërkuar një zgjidhje të përshpejtuar të konfliktit, duke përgatitur, kështu, skenën për një verë dramatike në Ballkan.
Nëse bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë synojnë të prodhojnë rezultate konkrete, (atyre) do t’i duhet t’i japin përgjigje tre çështjeve- qëllimit, pjesëmarrësve dhe ndërmjetësve. Qeveria e re e Prishtinës ka një qasje në përputhje me atë të paraardhësve e saj për sa i përket bisedimeve. Kryeministri Avdullah Hoti ka ravijëzuar platformën e qeverisë së tij, duke nënvizuar se Kosova nuk do të negociojë pavarësinë e shtetësisë së saj ose integritetin territorial. Gjithashtu, ai ka pohuar se çdo marrëveshje duhet të rezultojë në njohje reciproke, duke i mundësuar të dyja vendeve të bashkëjetojnë në mënyrë paqësore.
Në kundërshti të plotë (me këtë), Beogradi kërkon heqjen e shtetësisë së Kosovës duke e vendosur vendin nën juridiksionin serb, veçanërisht për sa i përket politikave të jashtme dhe atyre të sigurisë. Diçka e tillë mund të merret vetëm nën presion të madh ndërkombëtar e kjo do të provokonte rezistenca të përhapura dhe shpërthyese në Kosovë. Kjo gjithashtu do të ishte në kundërshtim me politikat e SHBA-së, e cila e njeh Kosovën si një shtet krejtësisht të pavarur që përmbush kërkesat për anëtarësim në OKB.
Si përmbledhje, negociatat e udhëhequra nga Shtëpia e Bardhë nuk do të “normalizojnë” marrëdhëniet midis dy fqinjëve Ballkanas, veçse nëse të dy e njohin njëri-tjetrin si shtete të ndara. Pa një status të barabartë midis dy palëve negociuese mosnjohja e njëanshme e Beogradit do të vazhdojë të gjenerojë pasiguri rajonale dhe me mundësi paqëndrueshmëri. Kjo gjithashtu do ta ekspozojë Ballkanin Perëndimor ndaj ndërhyrjeve më intensive nga ana e Rusisë. Promovimi i përçarjes dhe konfliktit i shërben qëllimeve gjeopolitike të regjimit të Putinit, duke parandaluar zgjerimin e NATO-s dhe BE-së.
Një çështje e dytë urgjente sillet përqark kujt do ta udhëheqë delegacionin e Kosovës në bisedime? Sipas Hotit, në përputhje me kushtetutën e Kosovës dialogu duhet të kryesohet nga kryeministri, dhe Presidenti Hashim Thaçi ka sinjalizuar se ai do të pajtohet me këtë. Ata mund të vendosin të vizitojnë Shtëpinë e Bardhë së bashku për tu paraqitur si një front i bashkuar. Kjo do t’i binte ndesh strategjisë së Presidentit serb Aleksandar Vuçiç, i cili preferon të diskutojë ekskluzivisht me Thaçin. Thaçi më parë kishte lënë të kuptohet se ai mund edhe të pranojë shkëmbime territoriale në këmbim të njohjes së Kosovës. Beogradi i ka mëshuar opsionit territorial për të inkurajuar konfliktet politike në Kosovë, duke e vënë presidentin kundër kryeministrit. Në praktikë, asnjë qeveri nuk do të pranonte ndonjë humbje territori.
Çështja e ndërmjetësimit ndërkombëtar është kthyer në një problem të tretë në dialogun e ardhshëm. Uashingtoni është i irrituar nga përparimi i ngadaltë i Bashkimit Evropian për sa i përket rifillimit të bisedimeve dhe për dështimin (e tij) për t’i bindur të dy palët drejt zgjidhjes. Brukseli ka frikë se SHBA mund t’i bindë protagonistët të nënshkruajnë një marrëveshje që mund ta destabilizojë seriozisht rajonin duke përfshirë ndryshimin e kufijve, çfarë do të inkurajonte shtete të tjera të kërkojnë më shumë territore nga fqinjët e tyre.
BE nuk dëshiron të anashkalohet në bisedimet e ardhshme dhe ka emëruar ish Ministrin e Jashtëm sllovak Miroslav Lajčák si Përfaqësues Special për t’i dhënë impulse të reja arbitrazhit të vet. Sidoqoftë, emërimi i Lajçakut e ka ndarë udhëheqjen kosovare, me Thaçin që refuzon ta pranojë rolin e tij ndërmjetësues. Kjo mund ta vendosë Prishtinën në kundërshti me BE-në, por përgjegjësia për të luajtur një rol konstruktiv i takon Brukselit, duke mbështetur pesë vendet e BE-së (përfshirë Sllovakinë) që ende nuk e kanë njohur shtetësinë e Kosovës për të ndryshuar qëndrimin e tyre.
Shtëpia e Bardhë duket e vendosur për të arritur një marrëveshje (mes palëve) dhe për ta paraqitur atë si një sukses të rëndësishëm të politikës së jashtme gjatë zgjedhjeve presidenciale të SHBA-së. Një strategji e tillë do të funksionojë vetëm nëse Grenell ia del të bindë Serbinë të pranojë shtetësinë e Kosovës ose të mos bllokojë më hyrjen e vendit në institucionet ndërkombëtare. Njëkohësisht, ai mund ta bindë Prishtinën të njohë ndërtesat ortodokse serbe si site ndërkombëtarisht të mbrojtura dhe të lejojë (krijimin e) një shoqatë të decentralizuar të komunave me pakicën serbe, që janë më pak se 8% të popullsisë së Kosovës.
Përndryshe, pyetja më e rëndësishme do të përqendrohet në atë që ndodh nëse marrëveshja nuk arrihet gjatë verës? Shtëpia e Bardhë thjesht do të largohet nga negociatat dhe do ta lërë mosmarrëveshjen në BE, apo do të vazhdojë me kërcënimin e tërheqjes së trupave të mbetura amerikane nga Kosova, ku ato ofrojnë një spirancë thelbësore stabiliteti? Grenell tashmë ka bërë presion për një tërheqje të madhe (të trupave) ushtarake amerikane nga Gjermania dhe Kosova mund të jetë e dyta në axhendën e tij.

Dita74, Albania
BALKAN SHOWDOWN IN THE WHITE HOUSE
Janusz Bugajski, 19 June 2020
President Donald Trump has invited the leaders of Kosova and Serbia to the White House on 27 June to resolve their long-standing dispute over Kosova’s final status. The mini-summit will be presided over by Richard Grenell, Trump’s special envoy for the dialogue. Grenell has urged an accelerated resolution to the conflict, thus setting the stage for a dramatic Balkan summer.
Three questions will need to be answered if talks between Kosova and Serbia are to produce concrete results – the purpose, the participants, and the mediators. The new government in Prishtina is consistent with its predecessors in its approach to the talks. Prime Minister Avdullah Hoti has outlined his government’s platform, underscoring that Kosova will not negotiate its independent statehood or territorial integrity.He also asserted that any agreement must result in reciprocal recognition, enabling both countries to peacefully co-exist.
In stark contrast, Belgrade seeksthe revocation of Kosova’s statehood by placing the country under Serbian jurisdiction, especially in its foreign and security policy. Such a move could only be achieved under immense international pressure and would provoke widespread and explosive resistance in Kosova.It would also contradict U.S. policy, which recognizes Kosova as a fully independent state that qualifies for UN membership.
In sum, the White House-led negotiations will not “normalize” relations between the two Balkan neighbors unless they both acknowledge each other as separate states. Without equal status between two negotiating parties Belgrade’s unilateral non-recognition will continue to generate regional uncertainty and potential instability. This will also expose the Western Balkans to more intensive Russian subversion. For the Putin regime, promoting division and conflict serves its geopolitical goals by preventing NATO and EU enlargement.
A second urgent question revolves around who will lead the Kosova delegation in the talks? According to Hoti, the dialogue must be chaired by the Prime Minister in line with Kosova’s constitution, andPresident Hashim Thaci has signaled that he will comply. They may decide to visitthe White House together topresent a united front. This would counter the strategy of Serbian President Aleksandar Vučić who prefers to deal exclusively with Thaci. Thaci had previously hinted that he may accept land swaps in exchange for Kosova’s recognition. Belgrade has pitched the territorial option to encouragepolitical conflicts in Kosova, pitting President against Prime Minister. In practice, neither government will accept any loss of territory.
The question of international mediation has become the third problem in the upcoming dialogue. Washington is frustrated by theslow progress of the European Union in restarting the talks and for failing to push both sides toward resolution. Brussels is fearful that the U.S. may convince the protagonists to sign an agreement that could seriously destabilize the region by including border changes and encourage other states to demand more territory from their neighbors.
The EUdoes not want to be sidelined in the upcoming talks and has appointedformer Slovak Foreign Minister Miroslav Lajčák as Special Representative to give fresh momentum for its own arbitration. However, Lajcak’s appointment has divided the Kosovar leadership, with Thaci refusing to acknowledge his mediating role. This can place Prishtina at loggerheads with the EU, but the onus is also on Brussels to play a constructive role by leaning on the five EU countries (including Slovakia) that have still not recognized Kosova’s statehood to change their stance.
The White House seems determined to push through with an agreement and present it as a significant foreign policy success during the U.S. presidential elections. Such a strategy will only work if Grenell can convince Serbia to accept Kosova’s statehood or no longer block the country’s entry into international institutions. Simultaneously, he can persuade Prishtina to recognize Serbian Orthodox buildings as internationally protected sites and allow for a decentralized association of municipalities for the Serbian minority, forming under 8% of Kosova’s population.
Otherwise, the most important question will focus on what happens if no agreement is reached during the summer? Will the White House simply walk away from the negotiations and leave the dispute to the EU, or will it carry through on the threat of withdrawing the remaining American troops from Kosova where they provide an essential anchor of stability? Grenell has already pushed for a major U.S. military drawdown in Germany and Kosova may be next on his agenda.
Komentet