Moska po përgatitet për luftë, për një betejë të vështirë; ushtarët po zënë pozicione dhe automjetet ushtarake po vërshojnë nëpër rrugë pak përpara mbërritjes së pritshme të forcave të milicisë ruse Wagner, që pritet brenda disa orësh.
Shefi i Wagner, Yevgney Prigozhin, nisi një grusht shteti ushtarak kundër Putinit brenda natës, një grusht shteti që ka bërë që ky grup mercenarësh të marrë qytetet kryesore dhe të kërcënojë Presidentin, i cili i quajti ata “tradhtarë”, njofton Daily Mail.
Putin iu drejtua popullit rus të shtunën, duke paralajmëruar se udhëheqësi ushtarak e kishte “goditur me thikë pas shpine”, ndërsa Moska përgatitet të hyjë në bllokim, me trupat që po krijojnë vendluftimet në përgatitje për të mbrojtur qytetin.
Prigozhin dhe milicia e tij e frikshme prej 25,000 trupash të Wagner morën kontrollin e qytetit jugor rus ,Rostov-on-Don, duke thënë se ata janë gati të vdesin për marshimin e tyre të drejtësisë dhe janë nisur drejt veriut me një kolonë të fuqishme mjetesh të blinduara.
Njësia kaloi në gjysmën e qytetit të Voronezh dhe ka arritur deri në veri, deri në Yelets e ndërkohë që përparon për në Moskë, ka ndeshur në një rezistencë të papërfillshme.
Një mesazh i postuar në kanalin e Wagner në Telegram të shtunën thoshte: “Putin bëri zgjedhjen e gabuar. Aq më keq për të. Së shpejti do të kemi një President të ri.”
Pamjet në mediat sociale kanë treguar kolona të mëdha trupash që nisen për në veri nga Voronezhi, trupa që mendohet se janë mercenarë të Wagner. Ata gjithashtu thuhet se janë në rrugën e sipër drejt qyteteve të tjera kyçe, përfshirë Krasnodarin dhe Volgogradin.
Rusia është përgjigjur duke rritur sigurinë në Moskë, duke mobilizuar trupat që do të mbrohen kundër inkursionit dhe duke bërë thirrje që ushtria të mblidhet rreth Presidentit Putin.
Të gjitha aktivitetet publike janë anuluar, pasi Putin thirri aleatin e ngushtë të Presidentit Bjellorusi Aleksandër Lukashenko për ta informuar mbi situatën.
Kryebashkiaku i qytetit u ka kërkuar njerëzve që të mos bëjnë udhëtime nëpër qytet, duke thënë se situata është “e vështirë” dhe “shërbimet e qytetit janë në gatishmëri të lartë”.
Sergey Sobyanin u tha gjithashtu banorëve që të mos shkonin në punë të hënën në mënyrë që të “minimizonin rreziqet”.
Ndërkohë, forcat pro-Putinit në periferi të qytetit u panë duke gërmuar për mbrojtjen kundër ushtrisë së grushtit të shtetit Wagner që po vinte drejt kryeqytetit.
Trupat ruse u fotografuan duke u vendosur pozicione në një urë përte lumit Oka. Ata vendosën pajisje sulmi, mitralozë dhe granatahedhës.
Fotot e tjera treguan ushtarët duke ngritur barrikada dhe fole mitralozësh pak larg qytetit.
Zyrtarët rusë kanë urdhëruar gjithashtu që rrugët të bllokohen nga kamionë të mëdhenj dhe të rëndë për t’i zënë rrugën autokolonës në një përpjekje për ta ngadalësuar atë.
Udhëtimi ka qenë gjithashtu i kufizuar në rajonet më afër Moskës, së fundmi në zonën e Kalugia.
Lëvizja në rrugët e rajonit do të kufizohet pranë rajoneve kufitare Tula, Bryansk, Oryol dhe Smolensk
Dëshmitarët okularë kanë raportuar gjithashtu sulme ajrore mbi autokolonën e Wagner që po ecën në drejtim të veriut.
Menjëherë pasi u shfaq kjo, Prigozhin pretendoi se ishte goditur nga helikopterët.
“Na qëllua: fillimisht sulme artilerie dhe më pas nga helikopterët”, tha Prigozhin në një postim në Telegram.
Pamjet video në internet supozojnë se tregojnë një goditje artilerie mbië një automjet të blinduar në karvanin e Wagner.
Fotot tregojnë forcat Wagner në rajonin e Lipetsk – më pak se katër orë në periferi të Moskës.
Kolona e forcave të armatosura të grushtit të shtetit të Yevgeny Prigozhin po shkon drejt veriut për një përballje me trupat ende besnike ndaj diktatorit Vladimir Putin mes thashethemeve se ai është arratisur nga kryeqyteti.
Forcat Wagner ishin rreth 200 milje nga Moska – pritet një përballjeje në mbrëmje ose natën me forcat e rregullta ruse./SYRI.NET