VOAL – Cila është mosha më e mirë për martesë dhe më me pak rreziqe për divorc brenda 5 viteve? Rreth 30 viteve, ca më pak ose ca më shumë. Kështu argumentohet në një analizë kurioze të Nicholas H. Wolfinger, psikolog i Institutit për Studime mbi Familjen në Utah University.
Bazuar në të dhëna të “Hulumtime kombëtare në SHBA për rritjen e familjeve”, hartuar nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, hulumtimi ka vëzhguar se ata që kanë shkëmbyer unazat mes moshës 20-24 vjeçare janë me një rrezik divorci 20%, e 19% çiftet e martuar në moshën mbi 35 vjeçare.
Rreziku më i ulët për të shkuar në divorc – mes viteve 2006 e 2010 – ka rezultuar për lidhjet martesore mes 30 e 34 vjeçarëve dhe 25 e 29 vjeçarëve.
Rreziqet më të mëdha janë për baby-coppie të cilët janë ngjitur në altar pa i mbushur 20 vjet.
Pas moshës 32 vjeçare, ndërkaq rreziku rritet me 5% në vit.
sda-ats
Komentet