Pas refuzimit për të dekretuar Sandër Lleshajn si ministër të punëve të Brendshme, Kryeministri Edi Rama ka kërkuar sot një takim kokë më kokë me Presidentin, Ilir Meta.
Burime bënë të ditur për “Panorama” se takimi po realizohet në Presidencë me dy krerëve të lartë.
Kryeministri Edi Rama një ditë më parë ka kërkuar nga deputetët e tij të mos komentojnë asnjë vendim të presidentit, duke dhënë mesazhin se politika është si “loja e shahut”, pra me strategji.
Nuk dihet se cila është strategjia e Kryeministrit në këtë rast, por një ditë më parë burime të “Panorama” konfirmuan se Edi Rama, nuk ka ndërmend të tërhiqet nga emri i Sandër Lleshajt.
Sipas të njëjtave burime mësohet se “plani B” i qeverisë është për ta dekretuar këtë dikaster, duke emëruar Sandër Lleshajn si zv.ministër i Punëve të Brendshme, por duke i dhënë atribute drejtuese.
Komentet