Duke lexuar Mëngjarashen
Disa mendime personale per Nobelistin e ketij viti
Ndoshta do te kalonte pa u ndjere,ose me vrejtje te vecanta, qe behen nga specialiste,ose dashamires te shijeve te ndryshme letrare,po te mos ishte shkrimtari aq i diskutuar, Peter Handke,qe e mori kete cmim per letersine e vitit2019.
Nuk marr persiper te gjykoj irritimin njerezor te grupeve dhe shoqatave mbare europiane,qe tashme jane publikuar gjeresisht,por desha te beja te njohur disa ide te mijat ,per letersine;
– Zakonisht nje liber , proze a poezi qofte,e vleresoj nga emocionet apo ndjesite qe me jep,nga njohurite qe fitoj prej tij,stili dhe personazhet qe paraqiten,ngjarjet dhe mesazhet qe percjell,mardheniet dialoguese te mencura dhe lakonike,analiza dhe finesa e situatave shoqerore qe krijohen,e mbi te gjitha stili kolorit modern pa sterhollime ,i vertete pa zbukurime.
E mora ne dore me kuriozitet librin “Mengjarashja,, dhe u perpoqa te provoja ndonje ndjesi te forte, ( Per autorin ,te them te drejten nuk kisha degjuar,lexova veten mbasi fitoi çmimin Nobel) duke pritur me durim,zhvillimin e librit.
Diku, ne googles, kisha lexuar – Pa koke dhe bisht, mu duk nje shprehje shume e goditur,kjo ishte edhe ndjesia qe mu krijua mua.
Shume mundim per te bere nje lidhje ,nje teme, e te gjeja se ç’donte te thoshte autori ne te.
Me ngjalli vetem nje peshtjellim qe nuk gjeja prehje; ç’kerkonte kjo grua nga jeta, qe mezi i mesuam edhe emrin (Mariane) , me lirine e saj , qe nuk dinte ç’ta bente, te jetonte vetem me femijen e saj ,qe edhe atij , nuk i dha as fare gjalleri apo gezim.
Ne çdo veprim te tyre nene e bir,kishte nje apati,qe te bente ti shkundje,
Kjo ishte linja qe pershkonte gjithe librin.
Burri i saj qe kish munguar per nje kohe te gjate,kthehet nga jasht shtetit ,pa ndonje emocion e mbas nje deklarate , – Une atje, kam menduar per ty dhe Stefanin (djali 8 vjec), dhe per here te pare, mbas shume kohesh, m’u krijua ndjesia qe i perkasim me te vertete njeri tjetrit.
Mbas kesaj ,gruaja u kthjellua dhe i kerkoi te largohej,e ai pa iu dridhur qerpiku , u largua sikur te mos kish bere ate deklarate etj.etj.
Edhe tentativa e saj per te vazhduar punen ,atje ku e kish lene, ishte jashtezakonisht apatike,qendronte kohe te tera para makines se shkrimit si e varur ne te.
Motivet ne liber jane nga me te ndryshmet,eshte bere edhe film qe u diskutua dhe u quajt i trajtuar krejt ndryshe!……
Nuk e kuptoj vleren dhe idene e ketij libri.
Mos valle kemi humbur forcen njerezore, mos valle per kete ka marre Cmimin Nobel?…..
Komentet