Mos u zemëro në se jam e veshtirë
Se kam të lehtë me të miat dobesi
Ne fund të fundit kjo jam unë
Vertitur në sa vorbulla e stuhi
Mos u zëmëro qe s’të lë të më afrohesh
Oh, kjo zemer nuk dua që sërish të copëtohet
Ne se të dukem e larguar
E shpesh qaj
Eshtë se jam kaq e frikësuar
E të jem vetëm me ty nuk e kam kollaj
Diçka brenda meje papritur ngurtësohet
Kur të më prekësh ti kërkon
Nga kjo gjendje e vjeter te clirohem
Te lutem me ndihmo
Pra, me mua mos u zëmëro ti
Nuk jam e çmendur, mos u merakos
Jam vetem nje njeri
Qe dashuroi dhe u plagos.