Mos u largo… mos u largo prej meje
Kështu do të largohesh dhe nga vetja
Duke tradhtuar veten përgjithmonë
Do të bësh gjënë më të pandershme
–
Mos u largo… të largohesh është e thjeshtë
Të bashkohesh sërish është e pamundur
Vdekja prej fundesh përgjon çdo lëvizje
Dhe në një çast të shkurtër ajo është e pafundme
–
Mos u largo… harroje njeriun e tretë
Në dashuri ka vetëm dy. Nuk ekziston i treti
Le të jemi më të pastërtit në Ditën e Gjykimit
Kur boritë do të ushtojnë në kohën e rrëfimit
–
Mos u largo… e kemi shpërfillur mëkatin
S’na zë ligji, nuk jemi mëkatarë
Së bashku do të jemi më të denjë për të falur
Ata që në zemër na plagosën pa dashur
–
Mos u largo… kushedi sa largohen këtë çast
A mund të ritakoheni ju të dashuruar në shekujt që vijnë?
A është e mundur dyshja juaj në botë
Po dyshja jonë? Vetëm mërzi për fëmijët
–
Mos u largo… ma jep dorën
Në të kam shkruar: unë të besoj gjer në fund
Ajo që e bën dashurinë të tmerrshme
Nuk është dashuria, por frika nga humbja
Komentet