Para 17 vite filluan sulmet ajrore kunder Serbise per shpetimin e shqiptareve te Kosoves.Për here te pare ne histori, NATO-ja intervenoi për të parandaluar një gjenocid. Ishte një luftë morale dhe shqiptarët kanë fituar këtë mbështetje përmes sjelljen tyre morale. Askush nuk banë luftë për një popuj pa ditur se kush janë.Paraardhësit tanë ishin aristokratë te moralit. Kur them: “Unë jam shqiptare”, unë mendoj për shqiptarët të nderit dhe të beses qe të parët në Evropë kanë formalizuar tolerancen fetare, qe të parët (para 500 vjetë!) në Evropë kanë shpallur barazinë e të gjithë njerëzve në ligj (Kanuni) dhe qe të vetëm në Evropë kanë mbrojtur hebrejnët gjatë luftes dytë botërore, jo vetëm në nivelin individual por edhe shtetëror në Shqiperi.Vlerat të qytetarizmit traditional shqiptar janë vlerat themellore e qytetarizmit evropian.Kontributi e shkrimtarit i shquar Ismail Kadare për të treguar botes se kush janë shqiptarët ishtë e pazëvendësueshëm.Në qarqet diplomatike dhe politike, kontributi i Presidentit Ibrahim Rugova dhe i diplomatit tij në Bruksel, Gani Azemi, për të treguar kush janë shqiptarët ishtë gjithashtu e pazëvendësueshme.
Pastërtija morale e shqiptarëve në Kosove – sipas fjalet të Antoine Garapon, kryetari i Federates ndërkombetare për mbrojten të drejtave e Njeriut – ishte për aleatet tanë një garanci qe intervenimi i NATO-së ishte i drejtë.dhe qe nuk do të behën pishman. .
Lufta për Kosovën ka mbetur një fitore morale historike për boten e qyteteruar.
Detyra jonë është sot të tregojmë se kemi merituar mbështetjen e botes demokratike dhe të ndertojmë një shtet demokratik shembullorë në Kosovë. Për qytetarët të saj natyrisht, për të falenderuar ata qe kanë berë luftë për neve por edhe qe të vazhdoje të shkëlqejë drita e shpresës për popujt dhe njerëzit të cilët ende aspirojnë për liri dhe demokraci.
Mos të behëmi populli i mosmirënjohjes dhe i turpit!
Foto: Kujtim të vizitës e Presidentit Rugova në selinë e NATO-s në prag të luftës.
Komentet