Mos rrini i ndiferent: Të shpëtojmë Vatrën
Sjelljet agresive me gjyqe e kercenime, të disa liderëve të vetëshpallur te VATRA si
(presidenta, drejtora byroje, shefa kabineti, shefa sigurie, nen kryetar e etj)
kanë përhapur urrejtjen dhe ndarjen mes Vatranëve e krijuar një klimë të tensionuar të stilit diktatorial.
Vatra, simboli i bashkëpunimit dhe solidaritetit, po përballet me sfida e me vështirësi të mëdha që nuk i ka përjetuar asnjeherë më parë.
Liria, vlera kryesore e Vatrës, është vënë në rrezik nga sjelljet e të vetëshpallurve (Liderë) të pa mandatuar, uzurpuesëve malinjë të Vatrës.
Një kohë që duhet të ishte e dedikuar për zhvillim, është përdorur për të shpërndarë frikën, urrejtjen dhe ndarjen.
Në vend që të shërbejë si burim i frymëzimit dhe bashkëpunimit,
Vatra është mbuluar nga hija e zeze e konflikteve të stisura nga LIDERRAT malinjë.
Marsi, një moment i ri dhe i rëndësishëm në historinë e Vatrës, mund të sjellë një kthesë pozitive.
Vatranët duhet të ulen së bashku në shtëpitë e tyre për të reflektuar dhe vendosur fatin dhe të ardhmen e Vatrës.