Mos i refuzo ëndrrat pse janë ëndrra.
Të gjitha ëndrrat mundet
të jenë realitet, nëse ëndrra nuk mbaron.
Realiteti është një ëndërr. Nëse ëndërrojmë
se guri është gur, atëherë ky është guri.
Ky që rrjedh në lumenj nuk është ujë,
është një ëndërrim, uji, kristalini.
Realiteti e shndërron
ëndrrën, dhe thotë:
“Unë jam dielli, qiejt, dashuria.”
Por kurrë nuk davaritet, kurrë nuk ik,
nëse bëjmë sikur besojmë se është më shumë se një ëndërr.
Dhe jetojmë duke e ëndërruar. Ëndërrimi
është mjeti që shpirti ka mjet ëndrrën
sepse nuk i ik kurrë
ajo që do të na ikte nëse do të pushonim
së ëndërruari se realiteti është ai që nuk ekziston.
Vdes vetëm
një dashuri që ka pushuar së ëndërruari
veten reale dhe që e kërkon veten mbi tokë.
Komentet