Sot më shumë se kurrë, jam prirur drejtë së vërtetës, E asaj të vërtete që jo rrallë, e kam thënë duke marrë shumë mërira , e sot, rishtas duhet ta shprehja publikisht.
Situata ku ndodhet e djathta, më bënë të “ulëras” për këtë gjëndje.
E djathta në shqipëri, vetëm është propoganduar, jo rrallë është përdorurur dhe për interesa personale apo elektorale. Fatkeqsisht, e djathta nuk zuri vënd në politikën shqiptare. Ajo u pa dhe propogandua si një forcë që sjell hakmarrje, apo dhe varfëri pasi, sipas tyre, ajo nuk njeh socialen. Por çuditërisht është e kundërta E djathta dhe ajo konservatore, mbetet,e vetmja forcë që sjell zhvillim, dhe ul në maksimum varfërinë, papunësinë në vënd, rrit ekonominë, lirinë e idividid, mbron çështjen kombëtare, njeh dhe pranon alternativën më të mirë
Propoganda ka bërë që e djathta mos të prezantohet para publikut. Mediat nuk kanë dëshirë ta propogandojnë të djathtën konservatore. Dyert e medjave, sidomos vizive, janë të mbyllura.
Sot pas primareve në p.d. E them me bindje të plotë se, e djathta konservatore, ka një bllok të harmonizuar ndërmjet palve politike.Kjo ka arsyen e sajë. Shqipëria në vitet e “ demokracisë” është udhëhequr nga para-politikët, Kjo Tashmë e provuar, jo vetëm me thënie, por dhe me fakte konkrete.
Ajo që mbetet për tu theksuar. Është fakti që, dhe vetë drejtuesit apo kandidatët, megjithëse ishin pjesë e strukturave, nuk mbartnin kinceptin e të djathtës e asaj konservatore. Ndaj dhe këto primare dështuan në thelb. Ato dukeshin si një ndeshje futbolli,që luhej me top basketbolli.
Duke humbur koncepti dhe zhvillimi i primareve. Humbi dhe ajo pak shpresë tek rithemelimi i partisë. Kjo tregoi se e djathta dhe ajo konservatore, nuk pranohet realisht. Ajo përdoret vetëm për propogandë. Por nëse deri dje, kjo propogandë pranohej pasi, berisha e trumpetonte me të madhe. Sot ajo nuk mundet të pranohet më as si propogande. E gjithë lëvizja e rithemelimit, dështoi me apo pa dashjen e vetë rithemeluesit.
Tashmë del e qartë se, Shqipërisë i mungon forca e djathtë. Kjo është domosdoshmëri si për zhvillim ashtu dhe për fitore. Por me sa shihet. Askush nuk do e nuk lejon që e djathta të formohet e forcohet, qoftë dhe si fraksion brënda grupimit. Megjithse duket tepër e pa mundur, duke pasur parasyshë zhvillimet politike, apo dhe përfaqësimin e grupimeve politike në vënd.
E gjithë situata politike, është e katandisur në këtë gjëndje pasi, mungon elita, Në asnjë parti nuk ekziston grupi i te urtëve, i cili është koncept i së djathtës konservatore. Kjo tregon se politika shqiptare, shkon deri tek qëndra, dhe aspak nuk i afrohet qëndrës së djathtë. Zgjedhjet për pushtetin lokal, do nxjerrin në dritë mjaft gjëra që sot duken utopi.
Komentet