Qe dy tri ditë derisa i lexojë reagimet e shumta të disa personave publik e politik kunder deklaratës së Prof. Jusuf Buxhovi tnë TV programin RUBIKON të Adriatik Kelmendit …..” LUFTA E UÇK-së nuk ka qenë luftë e pastër “, mue me kujtohet nji proverb slloven që thotë; …kur i shkel macës bishtin ajo mjaullinë.
Dhe që kjo thanje asht me vend e deshmojnë katërciprishtë reaguesit e parë kunder Prof. Jusuf Buxhovi. Për qudi të parët që reaguen janë dy personalitete tashma të njohuna e të perfoluna sa emni i tyne asht ba i neveritshem dhe pse asht ba i tillë fajin e kan ata vetë.
Dje lexova reagimin nga LPK-isti, ish deputeti i PDK-së dhe tash njifar zavendësministri diku ( ec e mbaje mend se ku kur kjo qeveri bandite i ka mbi 100 të tillë ), pra lexova reagimin e Gani Kocit. Gani Koci nuk kishte reague , por ai direkt e kishte kerrcnue me jetë Prof. Jusuf Buxhovi. …” UÇK-ja asht dasht ti pastrojë të gjitha mbeturinat si ti i thotë shoku Gani Koci Prof. Buxhovi. Kësaj në popull i thonë; …mos e dvet se kallxon vetë.
Unë e ndegjova me kujdes deklaratën e Prof. Jusuf Buxhovi dhe ajo që ky Profesor i nderuem, ku shkrimtar i merkullueshem dhe ky historian i jashtzakonshem e tha në RUBIKON të z. Adriatik Kelmendi në asnji rast nuk e akuzon as nuk e denigron Luftën e UÇK-së e as UÇK-në. Perkundrazi deklarata e Prof. Jusuf Buxhovi e ngritë në vendin e merituem UÇK-në dhe luftën e sajë çlirimtare. Mirpo Prof. Jusuf Buxhovi si intelektual e si shkenctar i mirfilltë flet nji realitet per veprimet dhe krimet që njerzit apo individ të veshun me uniformën e UÇK-së që shumica e tyne dikur ishin veteemnue si Komandanta i kan ba. Në deklaratën e vetë analitike Prof. Jusuf Buxhovi nuk e permend asnji emen të asnji ushtari apo komandanti. Andaj shtrohet pyetja se pse reagon shoku Gani Koci ? Pse kërrcnon ky njeri i mjerë.
Shtrohet pyetja pse reagon edhe shoku Nasim Haradinaj?! Pse që të dy këta po mjaullijnë si maca kur i shkelet bishti? Kush i permendi këta? Askush. Kush i akuzojë këta per të gjitha ato vrasje gjatë luftës, pasluftës dhe deri sa definitivisht banda enverostaliniste e LPK-së nuk e mori pushtetin në Dardani dhe tash atë pushtet e mban tue sundue popullin në vend që ta qeverisë shtetin. Tue vjedh shtetin në vend që të punojë per të miren e qytetarit . Ne emisionin RUBIKON askush e as Prof. Buxhovi nuk i akuzojë këta dy, pra nuk i akuzojë shokët Gani Koci e Nasim Haradniaj.
Unë mbajë mend se reagime si tash kunder Prof. Jusuf Buxhovi ka pas edhe pas skeçit humoristik të grupit te humoristve STUPCAT per UÇK-në dhe ” komandantat ” e sajë . Mirpo grupi STUPCAT nuk asht kërrcnue me jetë sikur se e kërrcnon bualli drenicak, LPK- isti Gani Koci tash Prof. Jusuf Buxhovi. Reagimi kaq i ashper dhe me kërrcnim me jetë që vjen nga shoku Gani Koci vertetonë katërciprishtë thanjen me vend dhe të drejtë të Prof. Buxhovi. Pra deshmonë se jo krejtë Lufta dhe krejt Ushtarët dhe komanduesit e UÇK-së kan qenë njerëz të pastër dhe luftëtar. Reagimi i Gani Kocit e edhe i Nasim Haradinajt dëshmonë se jo rastësishtë dhe as jo aksidentaisht u vranë njerzit ma eminent të strukturave shtetnore e partiake të LDK-së, të FARK-ut dhe edhe ushtar e Komandant të devotshem të UÇK-së.
Do fillojë me i numrue disa vrasje mizore të aktivistve, luftëtarve dhe Komandantve të Luftës që u eliminuen nga dora tinzare me vrasësa shqipfolësa e asnjihere nga plumbi i pushtuesit serb.
Gani Koci dhe Nasim Haradinaj a mund ta akuzoni e sulmoni Prof. Jusuf Buxhovi, ti Gani Koci a ke pse ta kërrcnosh Prof. Buxhovi perderisa deri sot nuk u zbadh vrasja e Ministrit të Mbrojtjesh së Repubikës së Kosovës Kolonel Ahmet Krasniqi? Vrasja e Komandanti Sali Çekaj, Komandantit Agim Ramadani, e Ilir Konushevcit , Ardian Krasniqit, e gazetarit Ali Uka, e aktivistit mergimtar Sadri Ramqaj etj, etj. Si mund ta themi se Lufta e UÇK-së paska qenë e pastër derisa Ministri i Luftës vritet nga prita në qender të Tiranës, derisa dy nga Komandantet dhe Strategët e Luftës Çlirimtare dhe të Betejës së Koshares , Sali Çekaj e Agim Ramadani vriten dhe per vrasjen e tyne gjithmonë asht perflitë se mund ti ketë vra dora tinzare e ndonji shqipfolësi dhe se këto dy vrasje të këtyne dy Komandantve deri sot nuk u zbardhën! Nuk u zbadhen as vrasjet e Kolonelit Ahmet Krasniqi, të gazetarit Ali Uka dhe as të Ilir Konishecit e Ardian Krasniqit. Atdhetari Sadri Ramqaj u zhduk pa gjurmë . Andaj vjen pyetja a ka dikush arsye tash me e kërrcnue Prof. Jusuf Buxhovi pse ky e foli nji realitetë?! Jo nuk ka, por realiteti padyshim se i prek ata që e kan mizën nën kapuq sikur thotë populli.
Strukturat LPK-iste enverostaliniste të UÇK-së të tri grupacioneve ; Drenicë, Llap dhe Dukagjin dhe të perkrahuna nga SHISH i Fatos Klosit në Tiranë kan ba me qindra vrasje gjatë luftës, kan dhunue femnat shqiptare , kan dhan urdhna me vra njerzit e LDK-së, dhe këto që po i shkruej këtu, unë vetem se po i rikujtojë ashtu sikurse ne RUBIKON i rikujtojë edhe Prof. Jusuf Buxhovi dhe që të gjitha me radhë dihen se cilat ishin viktimat, por pos dy tri rasteve nuk ” dihen ” dorasit dhe dhunuesit. Per të gjitha ka dëshmi e deshmitar, dhe per të gjitha disa nga viktimat që kan mbijetue dhe edhe bashkluftëtar e familjar të tyne kan shkrue e tregue. Se ka pas elemente të pista në UÇK deshmojë edhe Luftëtari Shefqet Kabashi në Pervjetorin e Masakrës në burgun Dubravës si dhe pastaj intervista e z. Kabashi në tv. T 7 te Berat Buzhala. Krejt çka i tha Shefqet Kabashi pas dy ditve ja vertetojë tash i ndjeri Rrok Berisha . Dëshmi ka në librat: ” LUFTA PA MASKA ” autor Komandanti dhe Heroi i gjallë Gani Geci, në librat ” KËSHTU FOLI TAHIR ZEMAJ ” VËLLIMI 1 DHE 2. por deshmi ka edhe në librat ” DIALOG ME KOMANDANTIN ” dhe ” PAQJA E GJENERALIT ” të autorve Bardh Hamzaj e Blerim Shala libra këto që flasin per Ramush Haradinaj gjatë luftës. Në njenin nga këta dy libra Ramushi detajishtë tregon se si i ka spjegue tash i ndjeri Mujë Krasniqi rastin e vrasjes së Ardian Krasniqit në Kliçinë. Dhe sipas asaj që Mujë Krasniqi i ka tregue Ramushit delë se Ardian Krasniqi nuk asht vra nga plumbat e policisë serbe, ka vend dyshimi se jeten ja ka marr ( me apo pa qellim vetem Zoti dhe autori e dinë )plumbi i bashkluftëtarit me të cilin ishin bashk. Lexoni këto libra dhe pastaj gjykoni. Mos kerrcnoni Prof. Jusuf Buxhovi sepse ai asgja të re nuk tha. Asnji shpifje as denigrim nuk e bani. Askush nuk ka pse ndihet i ofenduem apo i kerrcnuem nga ato që i foli Prof. Buxhovi. Dhe askush mos të ndihet i perfolun as nga ky shkrim i imi , as unë asgja të re nuk po shkruej. Të gjitha këto dihen dhe jan perflit tashma qe dy dekada. Per disa raste të perfoluna si krime të UÇK-së kunder pales tjetër me ideologji ndryshe, pra kunder LDK-së dhe njerzve të saj ka disa deputet , ministra dhe ish deputet e ish ministra qe jan hetue, jan gjykue dhe janë shpall fajtor dhe kan ba me vite burg. Andaj pse shoku Gani Koci e kërrcnon Prof. Jusuf Buxhovi. Pse shoku Nasim Haradinaj ndihesh i indinjuem me deklaraten e z. Buxhovi?
Prof. Jusuf Buxhovi nuk shpifi, as nuk tha asgja senzacionale. Nuk dekonspirojë askend dhe as nuk lendojë askend. Bile me quditë ti shoku Nasim Haradinaj që edhe je Sekretar i Organizatës së Veteranve të UÇK-së dhe qe me ngulm e mbron numrin e 60 e kusur mija veteranve , ndersa pos teje asnji ish luftëtar as bashkëluftëtar i joti nuk reagojë apo sulmojë Prof. Jusuf Buxhovi. Reagove vetem ti!!! Mirpo a nuk e pate thanë ti në TV para opinionit shqiptar, kur u folë se sa aktivisti i LDK-së u vra në këto 30 vjetet e veprimtarisë së LDK-së, a nuk pate thanë ti shoku Nasim: …. PUNË E MADHE QË JANË VRA NJERZIT E LDK-SË ? Si ka mundësi që atë ditë në TV ti shoku Nasim nuk ndjen keqardhje pse janë vra njerzit e LDK-së ndersa tash sulmon, ofendon e akuzon poshtërsishtë Prof. Jusuf Buxhovi pse ky e riperseriti ate që ti e ke pranue jo fortë moti dhe nuk ke ndje aspak keqardhje per jetnat e tyne?!
Njerzit e LDK-së nuk jan vra vetem gjatë Luftës , por ata jan vra edhe pas luftës. Dhe nese nuk i paskan vra strukturat kundershtare me ideologji të majtë enverostaliniste sikur se ishit juve e ashtuqujtuna UÇK e Shtabit të Frognerit dhe e Shtabit të Pergjithshem të Drenicës atëhere kush i paska vra ata pra?! Serb nuk ka pas në Dardani kur u vra Enver Maloku, as kur u vranë : Xhemajl Mustafa, Smajl Hajdaraj, Ukë Bytyçi, Shaban Manaj, Ismet Rraci, Xhafer Krasniqi, Bardhyl Ajeti, Besim Kastrati , Bekim Dajaku, Tahir Zemaj, Hasan Zemaj, Enis Zemaj, Rexhë Osaj, vëllaznit Musaj të Strellcit, kur u ba atentati në Fetah Rudin, kur u vra Haki Imeri, Shefki Popova, as kur u ban tri tentim vrasje me atentat ndaj Presidentit Ibrahim Rugova. Kush e bani atentatin kundër Komandantit Gani Geci me çrast ati ju vran dy bashkëudhtaret dhe bashkluftëtaret ndersa ai shpetoj me disa plumba në trup? A nuk po perplaset Ganiu me drejtësinë dhe me juve ish Komandantat e UÇK-së per ti zbardh atentatet qe dikush po ja ban per të saten here?! Andaj ju që kercnoni e sulmoni, që e shani e ofendoni Prof. Jusuf Buxhovi bani mirë me heshtë derisa askush juve nuk po ju permend dhe lutne zotin që dikush nji ditë mos të del me farë argumentesh me ju permend e me ju akuzue. Mos per kohën e luftës,p.sh. me ju ba pyetjen athue dikush e dekonspirojë Mujë Krasniqin që ra në priten serbe dhe u vra me mbi 40 luftëtarët e ti derisa transportonin armë nga Shqipnia. Bani mirë të keni droe se dikush herdokur do ju konfronton me faktin se derisa nuk mbarojë lufta ishit njerëz të perndjekun nga pushteti serb, por ishit me nji ekonomi bukur të vobekt familjare ndersa menjihere pas luftës u bat pronar te qindra hektarve tokë, të pronave me vlerë dhjetra milonave dhe ate jo vetem në Dardani gjithandej, por edhe në Shqipni në bregdetin e sajë. Edhe pasunimi me metoda bolshevike me haraqe, kerrcnime, fajde, dhe zhvatje asht veper penale dhe antikombëtare.
13.07.2019
Kjo është një dëshmi e leximit nga të gjithë, unë jam këtu për të lejuar të gjithë botën të dijë për një njeri që shpëtoi marrëdhënien time dhe ky njeri i madh quhet Dr. IZOYA. Në të vërtetë ai bëri një punë të madhe për mua duke e kthyer ish-dashurën time që më lanë dhe premtoi se kurrë më nuk do të kthehej përsëri tek unë. Me këtë, kam arritur të kuptoj se dhënia e detajeve të Dr. IZOYA për botën do të bëjë shumë të mira për ata që kanë shkatërruar shtëpi apo marrëdhënie për të që t’ju ndihmojë të rregulloni atë marrëdhënie të thyeshme ose martesën tuaj. Mund ta arrini tek adresa e tij e postës elektronike: [email protected]. Merrni kontakt me të dhe shikoni se si problemi juaj do të zgjidhet brenda 24 orëve. Ai gjithashtu specializohet në çështjet e mëposhtme …
(1) Ju doni ish tuaj prapa.
(2) Dua të promovohesh në zyrën tënde.
(3) Doni që burrat / gratë t’ju ndjekin.
(4) Ju dëshironi një fëmijë.
(5) Ju jeni sipërmarrës dhe dëshironi të fitoni kontrata
(6) Dëshironi që burri juaj të jetë i juaji përgjithmonë
(7) Ju keni nevojë për ndihmë shpirtërore.
(8) Ju keni qenë të scammed dhe doni të shërohen paratë e humbur.
(9) Ndaloni divorcin
(10) Thirrja e riteve të parave
(11) Fito zgjedhjet