Shqipëria do të presë sonte Poloninë në stadiumin “Air Albania” në një ndeshje që do të jetë vendimtare për ekipin kombëtar nëse do të shkojë apo jo në Evropianin 2024 që do të zhvillohet në Gjermani.
Barazimi me Çekinë ka rritur shpresat për një rezultat pozitiv, ku do të kishte vlerë edhte barazimi, ndërsa fitorja duket e pamundur me statistikë përballë Polonisë e cila ka fituar të 11 përballjet me Shqipërinë.
Por tifozët, kanë gjetur “çelësin” e suksesit të kombëtares shqiptare: Edi Rama të mos jetë në shkallët e stadiumit, sepse prania e tij ndjell ters.
“Aman mos e lini Ed Ramën sonte në stadium », shkruan një tifoz në adresën e TPZ.al. Ndërsa një tjetër e akuzon se mban Hysajn në ekip që ishte lojtari më i dobët me Çekinë dhe nuk tha asnjë fjalë pas barazimit me autorin e golit fantastik, Nedim Bajrami. “Po thuaje një fjalë apo të s’të vjen se është nga Ilirida”, shkruan një tifoz nga Maqedonia e Veriut.
Një tjetër tifoz sërish përsërit apelin që Rama të mos jetë në stadium sonte. “Hapni statistikat. Sa herë ka qenë në stadium KM nuk kemi fituar, edhe përballë ekipeve më të vogla. Është mallkimi i Kombëtares”-shkruan ai.
Ndeshja e sotme pritet të jetë e zjarrtë dhe me shumë emocione. Përveç tifozëve vendas dhe atyre miq, qindra tifozë me flamuj kuq e zi dhe me thirrjet “Fitore! Fitore! Kanë ardhur nga Kosova, duke u organizuar me grupe nga Prishtina, Gjakova, Kaçaniku, Gjolaj i Hasit, Istogu.
Ata janë shpresëplotë për një fitore ndaj Polonisë që do të luhet në orën 20:45 minuta në stadiumin e “Ar Albani” ndeshjen Shqipëri-Poloni. Të shumtë janë dhe tifozë shqiptarë që kanë ardhur nga Maqedonia e Veriut për të mbështetur kombëtaren Shqiptare./marrë nga tpz.al