Mos e bëj veten kaq pis, moj e bukura dhe e pastra Korçë….
Mos lejo kaq turpshem qe qyteterimin e civilizimin tend te hershem e model te ta perdhosin kaq shemtuar me serbo-komuniste qe i kane kenduar krimit e luftes e jo jetes e Paqes…
…Sinqerisht deri dje mendoja e besoja se Korca ishte zgjedhur thjesht si provokim tipik i Rames per te pritur Goranin e Beogradit…por keto dy -tre ditet e fundit me binden plotesisht se paska qene e kunderta…
Mbushur fb e rrjetet sociale me shkrime, komente, statuse , opinione etj ..me autoresi qytetare me banim ne Korce madje edhe prej familjesh te njohura e te hereshme e shume te respektuara te ketij qyteti qe nxitojne kush e kush ti dale ne mbojtje Goranit….e tu kundervihet ”patrioteve nacionaliste ekstremiste” qe ngaterrojne artin me politiken [???]…
Mos u beni merak se nuk e ngaterrojme kollaj ne Artin me Politiken ore jooo…por po ju themi qe te hapni syte mire e te mos lejoni qe ”dikushi” te ngaterroje fjala vjen kesisoj Korcen me Nishin…..
….Video ne fb qe tregojne se si Korca po ha e po pi mire keto dite …po kendon e kercen . …po ben kokrren e qejfit….e po ben serenata cdo nate ku te mundet e biles edhe ne mes te qytetit nga padurimi i pritjes se Goranit ne 22 gusht …
Skena qe te kujtojne ne menyre tipike propaganden qe bente diktatura e diktatori ne raste te tilla ku fjala vjen Anete e Gjirokastres si zinte gjumi nje muaj perpara se Djali i tyre Enveri te vinte per vizite ne vendlindjen e tij ndaj dhe dilnin e pastronin sheshet e sokaqet…gatuanin Shapkatet e ja merrnin kenges me iso me Xhevat Avdallin ne krye…dilni se erdhi Enveri …
Aq shume eshte maisur cmenduria e budallalliku i korcareve keto dite …sigurisht me urdherin e Partise e te Raqkes me shoke e shoqe sa ne postimet e statuset e tyre Pro – Goranit tani nuk ju ka mbetur gje tjeter vecsa ta shpallin ate edhe si pjestar te UCK….
Une nuk kam asnje lloj simpatie personale per fjala vjen K.Gjuzin e S.Jenisherin perkundrazi…por ama me beri shume pershtypje kur keta te fundit pardje ishin ne Korce dhe tentuan te organizojne nje lloj proteste qytetare e paqesore per te sensibilizuar popullin e Korces qe ti thote JO serbit ne qytetin e tyre me tradita te hershme kombetare e parriotike…asnje kembe a koke korcari nuk ju bashkua atyre ,..absolutisht asnje !
Kam pare keto dy -tre ditet e fundit plot tv e media qe kane zbarkuar ne Korce e gazetare te ndryshem qe marrin opinion te korcareve per ardhjen e Goranit ne qytetin e tyre…po si ore njerez nuk degjova qofte edhe nje korcar te vetem sa ”per fare” qe te thoshte JO …ai nuk ka pune ne qytetin tone dhe nuk duhet te vije…por te gjithe mezi po e prisnin dhe te gjithe i uronin mireseardhjen mikut te Edvinit e shokut te ngushte te Vucicit…
Dhe nuk e di pse me shkoi mendja tek Shkolla e pare shqipe ne Korce…pastaj tek Themistokli Germenje…tek Mihal Grameno….por edhe tek Koci Xoxe..tek Profesori gjirokastrit i Liceut… tek Koco Tashko qe solli komunizmin ne qytetin e tij …tek xha Pilua …tek Teto Polikseni etj etj…
Ehhh thashe me vete …nuk ta sjell kot tjetri ”mikun ” ne shtepi jooo …nuk voton tjetri tre here resht Pro se keqes se madhe joooo…nuk japin kot doreheqjen nga PD e qytetit plot 51 drejtues te saj joooo….nuk bien zjarret edhe kaq ”rastesisht” ne ate vend or popull jo…
Ndaj e kemi te keqen mes nesh e brenda vetes o milet…i kemi Ferrat neper kembe e prandaj s’ ecim dot e s’bejme dot perpara…
Turp per ju qe kesisoj beni kaq pis emrin e Korces se nderuar nder dekada…emrin e korcareve te mire, te dashur, patriote e shume te qyteteruar e te civilizuar si askush tjeter …turp per ju qe ju ka vene Partia ne radhe kesisoj si bagetite e beni Muuu e Beee sa here qe ju ben shenje Cobani qe keni mbi krye…
Dhe mos harroni o korcare se keta qe po ju sjellin Goranin sot si ”mik ” ne qytetin tuaj jane pa ATA e te njejtet qe dje ju denuan e ju masakruan nderin e simbolin e qytetit tuaj e te krejt Shqiperise…..ekipin tuaj te zemres ”Skenderbeun ”teksa c’nuk bene e c’nuk shpifen e sajuan qe t’ju a denonte aq rende UEFA…
Gorani do te vije e do te iki…por mos harroni se turpi historik do tu mbetet ju e qytetit tuaj…dhe kjo eshte e rende fort o korcare …
Komunizmi me pare te merr mendjen pastaj edhe shpirtin thoshte dikur nacionalisti yne i shquar Mit’hat bej Frasheri…no comment !
Komentet