Parabola “Të verbërit dhe elefanti ” e poetit amerikan John Godfrey Saxe (1816-1887) është ritregimi i një historie të vjetër indiane, mjaft të përhapur në mbarë botën.
Gjashtë të verbër që “shohin” vetëm me prekje, ftohen të prekin një elefant, pjesë të ndryshme të tij dhe të tregojnë si e përfytyrojnë atë…
“TË VERBËRIT DHE ELEFANTI”
.
Gjashtë të verbër në Industan,
të etur gjithçka të dinin,
shkuan të “shihnin” një elefant,
vetëm me të prekur ata
“shihnin”…
.
I pari u pengua
ndërsa shpejtonte elefantit t’i afrohej ,
me anën e fortë të gjerë të tij u përplas,
dhe thirri : “me murin elefanti ngjasonte” !
.
I dyti dhëmbin e elefantit preku,
dhe me zë të lartë veten pyeti :
“kjo gjë e rumbullakosur,
e lëmuar, kaq e mprehtë çfarë mund të ishte?
E qartë, elefanti shumë me një heshtë ngjiste…”
.
I treti ju afrua elefantit,
trupin e luspuar preku, dhe i bindur tha :
“sigurisht me një gjarpër elefanti ngjante”
.
I katërti me padurim dorën zgjat,
gjurin e elefantit prek, dhe thëret :
” i fortë, i fuqishëm, elefanti me një pemë shumë ngjet ! “
.
I pesti rastisi veshin elefantit t’i prekë,
Jam i sigurtë tha :
“edhe i verbëri më i verbër e kupton se me një erashkë elefanti ngjet” !
.
I gjashti me ngadalë u afrua…
bishtin e elefantit që lëkundej
qëllojë të prekë…
“E shoh, i ngjashëm elefanti,
me një litar duhet të jetë…”
.
Kështu të verbërit në Industan,
në padije të plotë,
njeritjetrin ashpër kundërshtonin,
të gjithë mbronin fort atë çfarë mendonin…
pjesërisht secili kish të drejtë,
por të gjithë bashkë gabonin!
Elefant askush s’kish parë në jetë !
.
Duke parë vetëm një pjesë të së gjithës, ajo çfarë perceptohet si e vërtetë absolute, mund të jetë relative, pra vetëm një pjesë e të vërtetës absolute. Ajo që ne dimë në mjeksi, është shumë më pak se ajo që mendojmë që “dimë”. Shumë dogma vazhdojnë të pranohen si të vërteta…
Jemi të sigurtë që gjithçka kemi menduar për shëndetin është e vertetë ? Çfarë në të vërtetë është shëndeti ? Një numër si pesha apo niveli i kolesterolit? Një stil jetese i shëndetshëm?
Jo gjithçka që thuhet si e vërtetë duhet të besohet. Thuhet se stili i gabuar i jetës është shkak i vdekjeve të parakohshme, por për ironi ndodh që, shumë nga avokatët më të shquar të stilit të jetesës së shëndetshme kanë vdekur para kohe pikërisht nga probleme që ky stil duhej t’i parandalonte. Lucille Roberts, pronare e zinxhirit të fitnesit, vdiq nga kanceri i mushkërive. Jerome Rodale, i përkushtuari ushqimit organik dhe krijuesi i revistës “Parandalimi”, pësoi një atak në zemër. Madje dhe dieta vegjetariane e Steve Jobs nuk e shpëtoi atë nga kanceri i pankreasit.
Një prej figurave më në zë të fushës së ushqyerjes në fund e një artikulli shkencor i tërhiqte vemendjen lexuesve : “Ky artikull është botuar më shumë se gjashtë muaj më parë. Disa informacione mund të mos jenë më aktuale.” ! Fakti që pa sukses, ne hidhemi nga një zgjidhje që fillimisht e konsiderohet si e duhura, në një tjetër, të kundërtën e saj, dëshmon se s’jemi në pistën e duhur…
Ajo që duhet të dimë është që truri ynë përbëhet nga dy pjesë shumë të shumë të ndryshme. Truri arkaik, limbik, që nuk ka evoluar që prej tre milionë vitesh, i cili nuk ndryshon shumë nga ai i gjitarëve inferiorë, dhe një tru më i vogël, por me forcë të jashtëzakonshme që kontrollon gjithë emocionet. Pikërisht kjo pjesë shpëtoi australopitekun kur zbriti nga pemët, duke i mundësuar përballjen me ashpërsinë e mjedisit dhe agresorët. Ky tru shumë më i ri në moshë, i vendosur në neokorteks, që ka lindur bashkë me gjuhën e folur 150 mijë vjet më parë, ka pësuar një zhvillim të jashtëzakonshëm. Fatkeqësisht, shumica e sjelljeve të qenies njerzore ende drejtohen nga truri arkaik.
Prandaj dhe ideja që ne kemi kontroll të vetëdijshëm, afatgjatë mbi organizmin tonë është një iluzion. Ne kemi dëshira, marrim vendime t’i zbatojmë, përpiqemi, por ndeshemi shpesh me një përgjigje të fuqishme biologjike, që na kundërvihet, na mposht, na mjegullojn gjykimin, madje shpesh herë mposht dhe normat morale. Truri arkaik është vështirë, për të mos thënë e pamundur të nënshtrohet.
Ndërsa e gjithë vëmendja e përqëndrohen në prodhimin e kujdesit shëndetësor ajo që njerëzit kërkojnë është shëndeti. Kujdesi shëndetësor është vetëm një mjet për të arritur këtë. Nëse do mund të merrej shëndet më i mirë, në një tjetër mënyrë, më të lirë, ndoshta s’do duhej të mbështeteshim kaq shumë te kujdesin shëndetësor.
Praktika mjeksore vazhdojnë ta konsidërojnë shëndetin dhe sëmundjen tërësisht biologjike, duke nënvlerësuar përcaktuesit socialë të shëndetit. E vërteta është se diferencat në shëndet përcaktohen sa nga rrethanat sociale që i theksojnë ato, po aq sa dhe nga proceset biologjike që i ndërmjetësojnë ato.
Sistemi shëndetsor që kemi s’është më i miri, por më i miri derisa një më i mirë të lindë, por…”Asgjë nuk është më e vështirë për tu përmbushur se fillimi i një rendi të ri të gjërave – thonte Makaveli tetë shekuj më parë – reformatorët kanë armiq të egër gjithë ata që përfitojnë nga rendi i vjetër, dhe mbrojtës të vakët ata që do përfitojnë nga rendi i ri”. Për fat të keq, shumë njerëz kanë interes të vazhdueshëm për mjeksinë e pareformuar.
Duhet të tregojmë më shumë respekt për organizmin tonë. Ai funksionon me një përsosmëri të pa imagjinushme, të krijuar në miliona vite evolucion.. Shpesh shërohemi nga sëmundje pa një shpjegim mjekësor të qartë. Organizmi vetëvetshërohet shumë më shpesh nga sa ne mendojmë, madje në disa raste edhe sëmundje të rënda. Të pakta janë sëmundjet që i vrasin të gjithë ata që prekin. Sado të mëdha dhe vdekjeprurëse kanë qenë epidemitë në shekuj, ato janë mposhtur një ditë edhe kur mjeksia e vërtetë nuk egzistonte. Edhe viruset, qeniet te zgjuara që shmangin gjithçka që ne bëjmë për t’i bllokuar, nuk e shmangin dot sistemit tonë imunitar. Organizmi ynë është shumë më i zgjuar. Është pa kuptim ta detyrojmë forcërisht për shëndet me vitamina, me suplemente, kufizime drastike në ushqyerje, sforcime fizike të tepruara, duke injoruar Do fuqinë vetëregulluese dhe vetshëruese te tij që funksionon prej miliona vitesh. Kjo nuk zhvlerëson aspak trajtime të njohura të nevojshme për sëmundje të caktuara. Shërimi duhet të pritet në rradhë të parë nga ajo që na do më shumë, Nëna Natyrë !
Në fillimet e shekullit të shtatëmbëdhjetë, Galileo duke vrojtuar për kohë gjatë qiellin çdo natë, arriti të krijonte hartën e yjeve. Erdhi një kohë që ai mjafton t’i hidhte një sy qiellit dhe të dinte çdo natë ku yjet ishin vendosur. Por a dinte Galileo se çfarë ishin yjet ? Edhe ai si paraardhësit nga lashtësia i kishin admiruar objektet e ndritshme pa e ditur çfarë ishin. Do të duheshin qindra vite shkencë për ta kuptuar çfarë ato ishin.
Gjenia e Galileos nuk qëndron në aftësinë e tij për të kuptuar universin, por në vëniet e dijeve të tij në dispozicion të brezave që do vinin. Fal tij u bë i mundur progresi në fusht e tjera të kosmologjisë…
Në organizmin tonë shumë gjëra i marrim si të mirëqena pa ditur ende mekanizmat si ato funksionojnë praktikisht, të cilat ne hap pas hapi përpiqemi t’i zbulojmë. Mjekësia është arti i vëzhgimit dhe interpretimit, aftësi këto që nuk mësohen vetëm në libra.