Europa Nostra activist Heldi Kodra sounds the alarm:
This archaeological site in Porto Romano, Durrës, has been partially destroyed by the company that uses the zone for construction purposes. The monument is under the legal protection and responsibility of @KulturaGovAL.
Heldi Kodra njofton me një Tweet:
Edhe pse institucionet e #kulturës në Durrës i kanë kërkuar Bashkisë dhe inspektorateve përkatëse që të ndërhyjnë dhe të ndalojnë punën e mëtejshme në zonë, nuk ka ardhur asnjë përgjigje konkrete.Zona dhe zona është më e #rrezikuar se kurrë.❗️
Even though #culture institutions in Durrës have requested to the Municipality and respective inspectorates to interfere and stop further work in the zone, no concrete response has come. The zone and the site is more #endangered than ever. ❗️
Voal.ch po sjell shkrimin nga Amfora.al për hollësi:
Monumenti gjysmë i shkatërruar në Porto-Romano, “i burgosur” brenda portit të hidrokarbureve – Amfora
Fotogaleri Erjola Azizolli
Nga larg duket si një fortifikim që i ka mbijetuar sulmeve të kohëve të fundit. Një kullë katërkëndore dhe një linjë muri është ajo që ka mbetur nga gërmimet e kryera për ndërtimin e portit të hidrokarbureve nga “Shoqëria koncesionare Porti MBM (Multi Buoy Mooring)”, një bashkim operatorësh i udhëhequr nga konglomerati “Kastrati Group”.
Nga ana tjetër Durrësi priti dhe përcolli vitin e kaluar sipas pretendimit të autoriteteve rreth 1 milion vizitorë, ndërsa këtë vit syonohet që kjo shifër të tejkalohet. Por ndërsa vizionet janë të mëdha, autoritetet duket se e kanë braktisur monumentin antik në Porto-Romano, i shpallur i tillë që prej vitit 1948.
Me përfundimin e punimeve kryesore për ndërtimin e portit, monumenti gjendet brenda rrethimit dhe jashtë parashikimeve ligjore për mbrojtjen e tij, që do të ishin një perimetër i dedikuar, sinjalizimet se është monument kulture, tabela informuese dhe rruga e dedikuar që do të lejonte vizitimin e tij.
Media Amfora zbuloi vitin e kaluar se monumentit që ishte në këmbë prej të paktën 16 shekujsh, i ishte shkatërruar pjesa simbolike, ajo e portës hyrëse. Gjatë punimeve për ndërtimin e portit ishin rrafshuar rreth 25 metra mur antik, mbi të cilat ngrihej porta hyrëse, dikur e kuruar me qemer.
Ajo që ka mbetur sot nga monumenti është mbuluar nga bimësia dhe pluhrat e shumta të shkaktuara nga materialet e depozituara në port. Ndërsa mbeturinat industriale gati duken si pjesë e fortifikimit që i dha emrin zonës.
Muri rrethues dikur fortifikonte një rrip toke midis detit dhe kënetës në Porto-Romano, rreth 7 kilometra në veri të Durrësit, duke e mbrojtur nga zbarkimet e papritura të anijeve armike.
Ndërsa linja e mbetur është kthyer prej kohësh në një vend parkimi për automjetet portuale dhe për meterialet në funksion të tij, autoritetet e kulturës nuk kanë reaguar deri më sot për situatën e krijuar apo për masat e marra ndaj përgjegjësve.