Kur gjatë një ore leksioni në fakultet, pedagogu i shquar i teorisë së letërsisë Prof.Vehbi Bala na pati folur per monografinë e tij për Gjergj Fishten dhe per pamundesinë e botimit të saj, perveç kureshtjes patem ndier edhe dhimbje.Atëherë të përmendje Fishten ishte si të permendje djallin, por poeti, historiani i artit dhe studiues i mirënjohur Vehbi Bala dukej qe kishte një adhurim të madh per jeten dhe vepren e këtij kolosi të letërsisë shqipe.Profesori i shquar nuk jeton më, ndërkohë që ishte i biri, studiuesi dhe gazetari i njohur Agron Bala, që e pati permbushur atë peng të të atit dhe njëkohesisht një dëshirë të miliona idhtarëve të poetit të madh, për të patur një monografi të Gjergj Fishtes, kandidatit të parë të letersisë Shqipe, për Çmimin Nobel.
Monografia “Gjergj Fishta, jeta dhe vepra”[1] sipas shënimit të bërë në fund të librit, është përfunduar ne vitin 1961 dhe siç sqaron redaktori i librit “punën per hartimin e saj autori e kishte filluar me 1958”.[2]
Me qellim qe t’u permbahej kornizave ideologjike te kohes vepra, sipas Agron Bales, ka tre variante te ndryshme. Prof. Vehbi Bala megjithese e ka paraqitur disa here vepren e tij këshillin shkëncor te Fakultetit Histori-Filogji dhe në Institutin e Historise dhe të Letërsisë, me gjithë përpunimet që i ka bërë, prapë nuk i ka kënaqur autoritet e larta të regjimit komunist, sido që e kishin proristur vetë monografinë. Duket se lëkundjet e regjimit për të patur një monografi për Fishtën kanë shprehur në thelb ndyrshimin e politikave ideologjike dhe në fund ka dominuar mëndimi se nuk duhej botuar.
Monografia “Gjergj Fishta, jeta dhe vepra”, ka 150 faqe. Ajo fillon me nje parathenie te redaktorit ku thekson mes te tjerash se i është dashur një punë e vertetë e veshtire me qellim qe “vepra të arrinte sa më pranë variantit të parë, i cili fatkeqësisht nuk ndodhej i plotë”.[3]
Autori prof. Vehbi Bala e ka parë të arsyeshme që monografinë e tij ta ndajë në 4 kapituj: ”Jeta dhe vepra”, “Publicistika”, “Botëkuptimi rreth artit të fjalës “, “Vepra letrare”, dhe në fund shkurtimisht “Konkluzione”. Studiuesi hedh një veshtrim të imët rreth poezise,epikës,dramaturgjisë, prozës dhe aspekte te ndryshme artistike të Fishtes. Në fund libri mbyllet me konkluzione të Balës rreth jetës dhe vepres së Gjergj Fishtes.
Vehbi Bala, I cili e ka njohur Gjergj Fishten qysh ne rinine e tij te hershme, duke u magjepsur prej artit te tij, ka mundur te na jape nje veper te rendesishme, e cila permbledh aspekte kryesore nga jeta dhe vepra e poetit te madh. Studiuesi I shquar I historise se letersise Bala vlereson ne librin e tij se “Gjergj Fishta krijoi nje shkolle te veten sidomos ne epike dhe satire duke arritur t’I jape tonin gegerishtes se shkruar per me shume se nje cerek shekulli.”
Bala e cileson Fishten si autorin me pjellor te letersise tone, I cili provoi me sukses te gjitha gjinite e llojet letrare te trajtuara dhe te patrajtuara ne letersine tone. Studiuesi arrin ne konkluzion se Fishta arriti njekohesisht edhe kulmin e epikes dhe te satires sone , duke qene nje nga liriket, dramaturget, shqiperuesit , publicistet dhe gojetaret me te shquar. Gjergj Fishta, I cili I kaloi plot 60 vjet te jetes se tij I veshur me zhgunin e priftit mbeti ne historine tone kombetare nje intelektual erudit, nje atdhetar nacionalist, nje gjeni I mendimit kombetar shqiptar. Sic shprehet studiuesi erudite Vehbi Bala, “Fishta u shnderrua ne nje poet kombetar, duke shkrire dhe harmonizuar mjeshterite prozaidike klasike popullore me metriken moderne”. Pervec talentit poetik Fishta ishte pajisur edhe me nje talent piktori dhe arkitekti. Bala shkruan se Fishta projektoi edhe Kishen ne shkrepin e Rubikut , kishen tek ara e madhe ne Shkoder si dhe manastirin mbi kodren e Lezhes. Si piktor Fishta mori pjese ne ekspoziten lokale te qytetin me 1923 ku paraqiti 24 punime. Sic shprehet Bala “kujtesa dhe gojetaria jane tipare dalluese te Fishtes.Ai ishte ne gjendje te recitonte permendesh nje veper te tijen komplet”, shkruan Bala. Gjergj Fishta mbetet nje nga personalitetet me komplekse te letersise shqipe.
Monografia e Bales ndalet mbi jeten dhe vepren e shkrimtarit te mbushur plot veprimtari , drama,zigzake, kundershti dhe te papritura te njepasnjeshme qe lene gjurme ne vepren e ketij shkrimtari te madh. Sic shprehet studiuesi “ne krijmtarine e tij letrare deshmohet jo vetem nje kontribut I shquar artistik, por edhe afirmohet nje qendrim I palekundur kombetar patriotik”.
FISHTA NJE EDUKATOR I MADH I NACIONALISMIT SHQIPTAR
Gjergj Fishta lindi ne nje familje te mesme te fshatit Fishte ne Zadrime te Shkodres , me 23 Nentor 1871 dhe vdiq me 30 Dhjetor te vitit 1940 ne moshen 69 vjecare. Vehbi Bala me shume kujdes ka ndricuar te gjithe jeten dhe vepren e tij qysh kur Fishta 6-vjecar hyri ne seminarin franceskan te Shkodres. Me 1886 Kuvendi franceskan e dergoi Fishten per studime teologjike e filozofike ne Bosnje.Me 1893 Fishta 23-vjecar kthehet ne atdhe per t’I kushtuar atij te gjithe jeten dhe dhuntite e tij si prift,si shkrimtar,si politikan dhe intelektual I klasit te pare qe ishte. Balance ndalet ne krijmtarine e Fishtes prej vitit 1899 kur mendohet qe te kete shkruar ne gazeten e pare “Albania” me titull “Gjaksoreve” dhe deri ne krijmtarine e fundit te jetes se shkrimtarit. Me 1905 Fishta fillon botimin e kengeve te para “Lahutes se Malesise”, me 1907 botohet permbledhja e vjershave satirike “Anxat e parnasit”, me 1902 Fishta emerohet si drejtor I shkolles Franceskane me subvencion Austro-Hungarez, me 1908 merr pjese ne Kongresin e Manastirit si perfaqesues I shoqerise “Bashkimi” ku u zgjodh edhe kryetar I komisionit te alfabetit. Fishta ne kete kongres te rendesishem ,shkruan Bala, mbajti ligjeraten e bujshme “Per alfabetin latin”. Me 1913 filloi te botoi “Hylli I Drites” I perkoheshmi I Kuvendit Franceskan me drejtor Gjergj Fishten. Me 1913 doli ne drite vepra e madhe e Fishtes , “ Mrizi I Zanave”. Fishta ishte I anngazhuar edhe ne levizjet politike popullore te vitit 1912 duke mbrojtur ceshtjen kombetare . Me 1913 Komisioni nderkombetar mbyll “Hyllin e Drites” sepse Fishta akuzon Europen per copetimin e Shqiperise. Gjate luftes se pare boterore Fishta anon Austro-Hungaria per shkaqe te njohura kombetare. Me 1919 Fishta se bashku me L.Bumcin shkojne ne Paris ne Konferencen e Paqes , si Sekretar I Pergjithshem I perfaqesise shqiptare per te mbrojtur te drejtat e shqiptareve, fjalimi I mbajtur ne kete konference ishte I shkruajtur prej Fishtes, I cili mbetet modeli me I mire I publicistikes politike shqiptare te te gjitha koherave. Me 1920-24’ Fishten e shohim si deputet ne parlamentin shqiptar. Me 1920 Fishta nderkohe kishte botuar dramen “Juda makabe”. Me 1922 botoi poemat “Palok Cuca” dhe “Gomari I babatasit” me 1923. Tere jeta dhe vepra e Fishtes sic shkruan edhe studiuesi Vehbi Bala ne monografine e tij, eshte ne sherbim te ceshtjes kombetare, ne sherbim te percjelles se mesazheve te patriocizmit tek brezat e ardhshem. “Jam tue deke I qete pse kam punue me te drejte per fe, atdhe dhe province e ket porosi po ia la sidomos moshes se re qe te punojne edhe ata mbas ketij programi”, jane fjalet e fundit te poetit te madh shqiptar. Gjuhetari I shquar Aleksander Xhuvani mbi varrin e poetit do te shprehej : “ Nuk ka qene Fishta per ne vetem nje poet kombetar epik,lirik,dramatik,por edhe nje edukator I rinise tone”.
SHQIPTARET DUHET TE ZGJEDHIN NE FILLIM ÇESHTJEN KOMBETARE, PASTAJ ÇESHTJEN EKONOMIKE DHE SHOQERORE
Dominate ne krijmtarine e Gjergj Fishtes mbeshtet ceshtja kombetare shqiptare dhe fatet e metejshme te kombit,themelimi dhe forcimi I shtetit etnik shqiptar ne hapesirat qe vete Zoti u kishte dhene shqiptareve. Sic shkruan Vehbi Bala ne monografine e tij, Fishta me 1913 kishte botuar tek “Hylli I Drites” artikullin e rendesishem “A jane te zotet shqiptaret me u majt n’vedi?” Ne kete artikull Fishta pasi analizon kryengritjet e viteve 1910-1911-1912 denoncon ashper Europen, e cila u perpoq t’ia zgjaste jeten Turqise, nderkohe qe “qarqet burokratike te Europes “, sic shprehet Fishta nuk po e pengonin copetimin e Shqiperise prej fqinjeve grabitqare. Ne kete artikull Fishta duke ju referuar pagandes europiane te kohes konstaton se”… Ajo neper fletore t’ veta I queta shqyptare njerez t’egjer barbar e kundershtare te cdo perparimit e qytetnjijet” , cfare e brengos shume shkrimtarin e madh. Bala vlereson se ne prag te luftes se pare Boterore Fishta shtroi me force ceshtjen e pavaresise se vendit dhe ceshtjen e themelimit te shtetit. Nga kritikat e thella qe u beri fuqive te medha lidhur me problemin shqiptar u be shkak qe “Hylli I Drites” te mbyllej,nderkohe qe per autorin ishte kerkuar qe te internohej ne Malte. Duke kerkuar mbeshtetjen tek nje fuqi qe do ta mbronte Shqiperine nga synimet grabitqare ,shkruan Bala, Fishta mendon qe kjo lidhje te behej aq sa Shqiperia te mos asi-milohej prej saj. Ai kerkon qe qeveria qe do te krijohej
nuk duhej te perbehej jo nga grekomane,seribomane, apo turkomane ,por thjesht nga shqiptare te ndershem.Ne artikullin “Nje Komedi e pandershme e XX qindvjet” Fishta akuzon Europen per ligshti e pandershmeri, per tradhti e pabesi ndaj shqiptareve. Ai akuzon edhe komisionin nderkombetar per caktimin e padrejte te kufijve te Shqiperise ne favor te malazezeve,grekeve e italianeve te cileve u intereson te nje Shqiperi e vogel dhe gjithmone e kercenuar , e pafuqishme per t’u bere kurre faktor ne Ballkan. “Diplomacia evropiane asht vete faqia e zeze, marrja dhe turpi I gjithe njerezimit”, shprehet me deshperim Fishta. Ai thote se ndersa Mali i Zi e gjuante Shkodren me top diplomatet evropiane “Rrinin tuj zane kublane gryke t’Bunes”. Me 1919 Fishta ne fletoren “Populli” te Sali Nivices paraqiti kerkesat per te perfshire ne kufijte e Atdheut gjithe trojet shqiptare nga veriu ne jug nepermjet artikullit te njohur “Kufijte e Shqiperise”. Fishta qysh ne ate periudhe sic kon0/,b /-8stanton me te drejte edhe studiuesi Bala duhej zgjidhur ne fillim ceshtja kombetare, pastaj ceshtja ekonomike shoqerore.
SHQIPTARI DUHET TE NDJEKE VIRTYTIN KOMBETAR
Ne shenimet e veta autobiografike Fishta paraqiti projektin e nje botimi te vepres se permbledhur e te renditur sipas nje seleksionimi te vecante duke duke u lehtesuar shume pune botuesve dhe studiuesve qe do te merreshin me vepren e ketij shkrimtari te madh shqiptar,I cili mbetet nje nder me te medhejnte e letersise por edhe me nga prodhimtaret. Vehbi Bala nje nga njohesit me te mire te vepres se Gjergj Fishtes , nje studiues I pajisur me nje kulture te vecante teorike, kulturore dhe gjuhesore per te zberthyer universin Fishtjan ka trajtuar me kopetence cilesite artistike te poetit te madh shqiptar . Ne kapitullin e poezise Bala ka marre ne shqyrtim liriken,satiren dhe epiken qe net e vertete,sic shprehet edhe studiuesi, perbejne edhe krijimtarine kryesore te Fishtes.
Tek lirika ai ndalet ne vellimet “Pika veset”, “Vallja e parrizit”, “Mrizi I Zanave”, “Jerina mbreteresha e luleve” etj.Me 1921 Fishta botoi poezine “Shqipnia e lirë”, me rastin e 28 Nentorit, ku poeti gjen rast te shprehe pakenaqesine e tij rreth cungimit te Shqiperise.Ai thote se kufijte e Shqiperise jane : “Prej Prevezet m’leqe t’hotit
Prej Tivari m’Manastir”
Vepra satirike e Fishtes eshte nga me origjinalet dhe cilesoret e letersise shqipe. Veprat e tij me te spikatura “Palok Cuca” me 1912 dhe “Gomari i Babatases” me 1923 jane nga me te permendurat e letersise tone ne kete gjini. Sin e te gjithe krijimtarine e tij edhe ne satirë Fishta godet antikombetaren, te ligen dhe vesin qe sipas tij shkaterron kombin dhe te ardhmen e tij. Ai vetem pak dite para se te vdiste kishte deklaruar se “Kujdo qi ka guxue me iu kundervu fes e kombit ton i kam dale perballe me ushkullin e pendes, e kam ba me ul kryet, shkurt jam mundue me ba qe shqyptari ta ndjeki vitytin”. Epika e Gjergj Fishtes permbledh vepren me monumentale te letersise shqipe te te gjitha koherave. “Lahuta e Malsise” e filluar me 1905 dhe e perfunduar me 1937 me rreth 30 kenge perben eposin homerik te shqiptareve ne luften e tyre kunder sllaveve te jugut, te cilat kerkonin shfarosjen e shqiptareve dhe okupimin e trojeve te tyre te bukura dhe pjellore. Ne kete epos te madherishem sic veren edhe Bala levizin malesoret , bajraktar, pashallare dhe ushtare , pleq,te rinj, diplomate dhe barinj, nena e motra etj..,ku shquhen ciklet e Oso Kukes, Marash Ucit dhe Tringes etj. Vehbi Bala arrin ne konkluzionin e tij se “ndoshta me mire se kushdo tjeter Fishta ka depertuar ne qenien e kombit tone dhe e ka lartesuar ate. Lidhur me vepren e Fishtes studiuesi I shquar dhe bashkekohesi I Fishtes , Eqrem Çabej,shkruan se ajo “ze fill me njesine e vogel te fisit per te mbaruar tek njesia e madhe e kombit , ia fillon me bariun e mocem Marash Uci dhe ja mberrin tek Avdyl Frasheri ne Lidhjen e Prizrenit”.Fishta duke iu drejtuar shqiptareve, te cilet po binin nen sundimin serb shkruan:
“Se a ma mire nen dhe me u kja
Se per te gjalle me
ndeje nen shka”
* * *
Monografia e studiuesit të shquar Vehbi Bala “Gjergj Fishta, jeta dhe vepra”, sic thotë edhe redaktori i librit Agron Bala “do të kontribojë jo vetëm në njohjen e këtij sovrani të vertetë të letrave shqipe, por njëkohesisht hap një rruge të cilen do ta pasojnë me siguri edhe studiues të tjerë”. Nëse pedagogu im i nderuar Vehbi Bala pati vështiresitë e kohës dhe pëngesat ideologjike për ta botuar atëherë dhe studiuar edhe më në kompleks vepren e Fishtës, ata që do të ulen për të cuar edhe më tej ndricimin e kësaj vepre, natyrisht që do të gjejnë një bazë të sigurt , të cilen e ka hedhur me dashuri e kopetencë Prof.Vehbi Bala, i cili ishte edhe vetë një pedagog i shquar dhe një nacionalist.
[1] Vehbi Bala: “Gjergj Fishta jeta dhe vepra”, Tiranw 1998.
[2] Monografia “Gjergj Fishta , jeta dhe vepra”, Parthwnje nga Agron Bala, f. 3.
[3] Po aty, f. 3.