Dr.Alban Dobruna nga qyteti i Gjakoves-Kosove keto dite u prezantue me librin e tij studimore monografik: ‘’ Konferenca e Bujanit”, Gurthemel i shtetesise se Kosoves ( 31 Dhjetor 1943 dhe 1 e 2 Janar 1944).
Botues i Instututi i Historese-: “Ali Hadri” te Prishtines.
Kryeredaktor i librit Prof.Dr. Teuta Shala-Peli, recensent: Prof.asoc.dr. Fitim Rifati dhe Prof.dr. Nuredin Ahmeti, redaktor i gjuhes Prof.dr.Hysen Matoshi, kopertina Vjosa Koronica Barileva, foto e Kulles se Bujanit ne kopertine nga Shkelzen Rexha dhe Rexhep Rifati, art grafik: Tueta Zeqir Aliu, perkthyes Shqip-anglishte Orges Drancolli, botimi i shtypshkronjes Bledi Prishtine 2023.
Libri hapet me parathenie dhe vazhdon e ndare ne kater kapituj dhe mbylle me shume referenca . Kjo monografi ka 380 faqe punim
Ne fillim autori shkruan : “ Xhaxhait tim, Musa Dobruna, ne shenje dashurie dhe respekti, qe me beri ta hulumtoj dhe ta studioj luften Antifashiste Nacionalclirimtare.”
Pastaj autori Dr.Alban Dobruna na paraqet tre thenie nga Sadik Tafarshiku: “-Kjo eshte nje lufte e vogel qe do ta fillojme, e do te na prese nje lufte shume me e madhe, por edhe ate do ta fitojme.”
Ndersa Adem Demaci shprehet : -“Konferenca e Bujanit eshte kryevepra politeke e Fadil Hoxhes nga e cila ai pavarsishte nga katrahurat e shumta qe kalio Kosova nen sundimin serb, nuk hoqi dore nga parimet e saj.”
Ndersa Hyrije Hana eshte shprehur : -“Duke i likuiduar pjesmarresit e mbledhjes se Bujanit , nje nga nje, Serbia kishte planifikuar ta vriste tere historine shqiptare. Por historine e nje populli s’ka plumb qe mund ta vrase.”.
Kjo monografi ne kapitullin e pare paraqet : “-Arsimi i kuadrave Shqiptar dhe perhapja e ideve komuniste.”
Ne kapitullin e dyte shkruhet-“Organizimi i rezistences Antifashiste ne Kosove.”
Ndersa ne kapitullin e trete paraqitet : -“ Thirrja per Konferencen e Bujanit”.
Keshtu ne kapitullin e katert mbyllet me:-“Reagimi i PKJ-se dhe PKSH-se ndaj Koferences se Bujanit”.
Konferenca e Bujanit dhe Lidhja Shqiptare e Prizrenit janë dy ngjarje më të rëndësishme të historisë së Kosovës dhe të shqiptarëve në përgjithësi, e cila me vendimet largpamëse që moriën do të bëheshin pika referuese prej nga do të zërë fill dhe do të fuqizohet çdo përpjekje për liri e pavarësi të popullit të Kosovës në të ardhmen. Në Konferencen e Bujanit u përçua zëri i Kosovës, e drejta për t’iu bashkuar tokës mëmë Shqipëris, e kurrsesi Jugosllavis. Konferenca e Bujanit u organizua me inicjativen e Shtabit Kryesor të Kosovës dhe Rrafshit të Dukagjinit të Ushtrisë Nacinalçlirimtare të Kosovës më 31 dhjetor 1943 dhe 1-2 janar 1944 në Kullën e patriotit famëmadh Sali Manit Bajraktarit të Krasniqes, një njeri me shumë infuenc në Malësin e Gjakovës. Aty u mblodhën delegatë nga të gjitha krahinat e Kosovës për ta ngritur atë në Konferencen e Parë Nacionalçlirimtare, ku me vota të përbashkëta zgjodhën Këshillin, Kryesin dhe përpiluan rezuluten, që do të ishte platforma politike që do ta ndjekte populli shqiptare i Kosovës në luftë kundër pushtuesve deri në çlirimin e tyre me të drejtën e vetvendosjes deri në shkeputje.
Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare në Kosovë dhe Konferencën e Bujanit parshtroj në
te gjitha format e saja manifestuese: kushtet objektive dhe subjektive, format e veprimtarisë, formimi dhe jehona e saj në popullë. Kështu dokumeti historik i Bujanit doli se përmban në vetvete komponentë dhe premisa të shumta, që kishin lidhje organike me Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, si nga përmbajtja e tyre, ashtu edhe mundësitë e realizimit të parimev të cilat ishin ngritur këto dy lëvizje nacionale, që shqiptarë ta caktojnë drejtimin e tyre të jetës. Ç’është e verteta Konferenca e Bujanit kishte shkuar shumë më tutje, sipas prof. Branko Horvat, njërit prej autorëve të parë që në Jugosllavi pati guxim të trajtonte “Çështjen e Kosovës”, i cili do të shprehej se:”Nëse Lidhja Shqiptare e Prizrenit ka kërkuar të drejta dhe autonomi për shqiptaret, Konferenca e Bujanit ka shkuar më tutje, duke kërkuar vetëvendosje”. Kështu në ndriçimin e Konferencës së Bujanit në kete monografi, del në përfundime se këto dy ngjarje të mëdha historike do të bëhen një binom i pandalshem në periudhat të pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në Kosovë, të cilat do të plotsonin njëra tjetrën në aspirtat e shqiptarve për të drejtat e tyre në Kosovë.
Ibrahim Hajdarmataj
Antar i Komitetit Kombetar te Organizates LANÇ ‘’ Nderi Kombit”