-Nga një dimension ose këndvështrim tjetër:
“Futbolli është arti i përgjithshëm i historisë universale të përmbledhur në 9O minuta. ” thotë ose mendon kështu ish ylli ose legjenda e futbollit shqiptar, Lorik Cana në një bashkëbisedim ose debat televiziv me producentin dhe moderatorin e njohur shqipar nga Gjakova, z. Besim Dina.
Meqë z. Lorik Cana personalisht ia kam njohur dhe takuar të dy prindërit e tij (z. Agim dhe zonjen Shajndere Vula- Cana) të cilët për brezin ose gjeneratën time asokohe kanë qenë me tepër se simbol, sinonim ose idol i jetës sonë: Dorën në zemër, edhe nuk me habisin ose befasojnë aspak talenti, patriotizmi, intelekti, ose arritjet e gjithëmbarërshmed sportive (futbollistike), kulturore dhe të tjera të Lorik Canës.
” Në dashuri dhe bukuri kemi lindur, dhe po në dashuri dhe bukuri të përgjithshme, do rritëmi dhe shkëlqejmë .”, thotë në një rast shkrimtari ose kulturogu i shquar gjerman, Schieler.
Dardha pikën nën dardhë, thotë populli.
Ajo që me intereson në këtë rastë është thënia ose metafora e lartëpërmendur filozofike e Lorik Canës kur thotë: Futbolli është arti i përgjithshëm i historisë universale i përmbledhur në 9O minuta”!
Ndonëse, me arti i nënkuptojmë shumë çështje dhe aspekte të ndryshme njëkohëisht: luftën dhe fitorën ose triumfin, mburrrjen dhe krenarinë, të bukurën dhe të dashurën, sublimën dhe madhështorë, humbjen ose disfatën etj.
Me fjalë tjera, intelektuali, artisti ose sportisti i kualifikuar, inovator, profesional dhe intelegjent, janë kretativ, komunikativ (komunikologjik), lukrativ, integral, kompetitiv, kontemplativ, komprehensiv, komplementar, suplementar, kognitiv, koniuktiv, koherent, transparent, konvencional, kredibil, të besueshëm, të ndërgjegjshëm, racional, koperativ, analogjik etj.
Se këndejmi, thuhet se pasi e mundi Darin e Persisë në fushën e luftës, kur mbreti ose perandori i mundur përsian (Dari) ia ofroi asokohe Aleksandrit (Lekës) të Madh, gocën ose vajzën e tij për martesë: Leka (Aleksandri) i Madh, iu gjegj duke i thënë Darit se nuk ishte tregtar ose shkues (krushkë) lufte, por ishte luftëtar dhe komandant.
Ndërkaq, kryetrimi dhe kryeheroi kombëtar i shqiptarëve, Gjergj Kastrioti- Skënderbeu, dikur iu tha bashkëluftëtarëve të tij se donte (deshironte) të ishte mik i virtytit, nderit, moralit dhe idealit, dhe jo mik i fatit dhe fatkeqsisë së kundërshtarit.
Si duket Lorik Cana ka lexuar, mësuar dhe kuptuar shumë nga historia e përgjishme shqiptare, dhe ajo ndërkombëtare mbi sportin si art, si dhe mbi artin si luftë, si filozofi dhe si mjet ose instrument të fuqishëm për t´i afruar ose bërë bashke sportin, artin e luftës dhe filozofinë.
Aty pra ku arti dhe artisti i përjetsojnë edhe artin, edhe sportin (futbollin), edhe luftën, edhe filozofinë.
Pak filozofi….
Se këndejmi, edhe Hegeli dikur bente përpjekje të njohura madhështore ose metaestetike për të rihyjnëzuar dhe reinkarnuar botën dhe natyrën tonë me ndihmën e shqisës së gjashtë, intelegjencës së brendshme shpirtërore dhe emocionale, si dhe sensit etik ose filozofik të historisë, pa dashur t´i “përdhoste, stigmatizonte dhe demonizonte” këtu botën, jetën, dhe natyrën, siç kishin bërë dikur me herët disa të tjerë.
Prandaj, filozofia e Hegelit është një filozofi e frymës, idesë, idealit, vizionit, narracionit, racionalitetit, subjektit, aktivitetit, e lirisë, e vlerave të njohura hyjnore dhe universale të jetës së njeriut në tokë. Ajo është një filozofi e pozitivitetit, e mbjelljes së optimizmit të antropomorfizuar ose antropologjizuar në ide dhe teori të larta shkencore ose humaniste ku edhe qielli duket lebroz.
Ndaj, për të shmangur dualizmin e njohur në mes shpirtit dhe natyrës, të subjektit dhe objektit, natyra shkrihet në shpirtë, objekti në subjekt dhe kështu me radhë. E sidomos aty ku natyra identifikohet me procesin praktik dhe teorik të dëshirave, pritjeve, orekseve dhe ngashërrimeve të përbashkëta, të kënaqësive e dhimbjeve’ të ndryshme objektive dhe subjektive etj….
Në këtë ‘ritual’ ose ‘celebrimë të përbashkët’ të shpirtit dhe nytyrës, është logjika ose koshienca e lartë njerëzore ajo që na flet ose udhërrefen vazhdimisht mbi “fenomenologjitë” e ndryshme të shpirtit dhe natyrës. Në këtë rast, fenomenologjisë së shpirtit i kundërvihet fenomenologjia, respektivisht gjenealogjia e natyrës. Kujto ose lexo: vepren kapitale “Phönemenologie des Geistes(-Fenomenomenologjia e Shpirtit”) te Geoorge Wilhelm Friedrich Hegelit, respektivisht horizontin e horizonteve te pafundme te dijes ose diturise.
U mor vesh se filozofia idealiste ose filozofia hegeliane, lëvizë ose penetron nga ilegjimiteti i deduksionit (të çështjes ose materies në vetvete) duke filluar nga dukuria e ligjit të shkakësisë dhe induksionit, që është një ligj i parimit të arsyes subjektive në objektivitet dhe racionalitet e kështu me radhë.
Shopenhaueri ndërkaq, sikur bën të kundërtën: Kthehet tek Kanti, për t’u hedhur më pas tek maksima ose formula e tij e shquar e “Vullneti për të jetuar” (Wille zum Leben).
Kështu që fenomeni interferon dhe integrohet në vullnetin për të jetuar, që është edhe thelbi i botës.
Për Kantin, vullneti për të jetuar, që në krye të herë është i njohur dhe identifikuar në vetëdijen (koshiencën) dhe ndërgjegjen tonë holistike, transcendentale, metafizike dhe primatologjike.
Gjithashtu besohej (besohet edhe sot) se ligji i shkakësisë që i rregullon fenomenet e ndryshme natyrore dhe mbinatyrore dhe parimi i arsyes që i shpjegon ato, ishin (janë) ligje të përhershme dhe absolute. Respektivisht, “veritates aeternae” (të vërtetat e përjetshme).
Për më tepër ndërkaq, Schopenhaueri e pranon edhe tutelen e filozofisë fetare, duke u shprehur më pas se “parimi i ndërgjegjës dhe arsyes, nuk është primar ose prijetar i çdo gjëje, dhe se bota e natyra nuk janë ngritur ose projektuar vetëm si pasojë e tyre dhe në përputhje me to.”
Ai me anë të një analizë të shkëlqyer, ose tepër sublime dhe brilante, në menyrë lucide dhe akribike na tregon dhe sqaron se si vullneti për të jetuar mishërohet tek të gjitha qeniet njerëzore (qytetare), kulturore ose politike, dhe lëvizë ose penetron tek të gjitha gjërat në një luftë të përjetshme ose maratonike për përmbushjen e ëndrrave të pandërprera, të rilindura vazhdimisht, për arritjen e përhershme të caqëve ose qëllimëve të reja individuale dhe kolektive.
Është pra një “stuhi e brendshme interpersonale dhe interaktive që nuk pushon asnjëherë”, ku qeniet njerëzore, apo sociokulturore, sociopolitike dhe socioekonomike, janë në kaos dhe anarki, në kërkim të vazhdueshëm të plotësimit të vetvetës dhe nevojave të jetës, të shkëputur nga materia, të lëkundur nga nevoja tek mërzia dhe nga mërzia tek nevojat e reja, pa arritur ndonjëherë një qëllim të limituar, final ose përfundimtar, kur vullneti per te sunduar dche dominuar, na vë në gjumë dhe kur jemi zgjuar, dhe na vë në levizje edhe kur jemi të fjetur ose në gjumë.
Ndarja dhe thellimi i dy sferave filozofike, sferës racionale, të kufizuar nga parimi i arsyes, dhe asaj iracionale, të pakufizuar nga vullnetit për të jetuar, sunduar ose dominuar, shënon mbizotërimin e qartë të së dytës mbi të parën, e sidomos kur vullneti bëhet pavetëdije individuale dhe kolektive.
Deskriptimi i botës, jetës dhe natyrës, sipas Shopenhauerit, është qëllimi kryesor i filozofisë.
Por, Schopenhaueri gjithashtu e kundërshtonte ‘panteizmin’ e Spinozës ose “pandiabolizmin” e tij.
Ndaj, pavarësisht të qënit të tij si “ateist i parë i sinqertë dhe i palëkundur”, gjegjësisht si “profet i madh” i Anti-Zotit ose Anti-Krishtit: Fridrih Niçe është pikërishtë ai që më shumë se të gjithë e ndjen prekjen, tmerrin, rrebelimin dhe skandalizimin e hyjnores ose profetikës. Si autor dhe protagonist i madh jo vetëm i njeriut, por i të gjithë dramës së njohur njerëzore dhe natyrore, Fridrih Niçeja është “mbinjeriu”, apo ai që e dominon unin e xhindosur dhe diabolik.
U mor vesh për Hegelin, arti ( i pandarë nga shpirti) dhe filozofia (e pa ndarë nga feja ose religjioni)-janë dy format dhe subjektët e vetme dhe kryesore të shpirtit absolut, për të cilat nuk ka aspak vlerë, peshë, kuptim dhe rendësi dallimi ose ndryshimi në mes meje dhe teje, apo mes nësh dhe jush si person (individ), popull, nacion (komb), racë, etni, fe, kulturë, gjini etj.
Në fakt, po aq sa ka filozofi në art, sipas Hegelit, po aq ka art në filozofi.
E sidomos atëherë kur përmes artit të folur,shkruar ose vizatimor, shprehet ose manifestohet një diçka e madhe, esenciale ose substaniciale, ku secili prej nesh e gjen veten ose vetvetën e tij objektive dhe subjektive.
Edhe Platoni atëbotë (në Antikë) deshironte të sillte rregull, qetësi dhe qartësi në shpirtin, mendimet, veprimet dhe reagimet tona…
Ai (Platoni) parasegjithash dëshironte që ne të hyjmë në marrëdhënie ose raporte tè ndryshme në një mënyrë sa më pak “luftarake” dhe krenare me njëri tjetrin. Duke pranuar gjithashtu se nuk jemi të plotë ose të kompletuar pa ndihmën, përvojën dhe këshillat e të tjerëve.
Kjo sipas tij, do thotë se ne duhet pë përpiçëmi ose përkushtohemi për t’i ndryshuar ose determinuar gjërat në një version tjetër sa me të mirë, duke i përballuar ose duruar edhe “stuhitë” e pashmangshme që i sjellin këto ndryshime.
Në anë tjetër ndërkaq, nuk duhet t’iu rezistojmë përpjekjeve të dikujt tjetër për të na përmirësuar ose korigjuar.
Të gjithë neve sipas tij, na pëlqejnë gjërat e bukura, të famshme, të dashura, të çmuara ose me vlera të larta.
Nuk janë pa rëndësi primare ose ambivalente ato gjëra se çfarë lloji shtëpie apo pallati keni, çfarë fame, kariere, pozite, funksioni ose profesioni keni, çfarë talenti, arti ose skulpturash keni përreth vetës, çfarë edukate, kulture ose arsimimi keni, çfarë femre ose gruaje keni pranë vetës etj.
Askush para Platonit s´e kishte bërë pyetjen kyçe: Pse i pëlqejmë gjërat e bukura dhe të famshme?
Ai gjeti tek to një arsye interesante, duke pohuar ose konstatuar se ne shohim tek to një pjesë të mirësisë dhe lumturisë sonë objektive dhe subjektive. Bukuria, fama, kariera, pasuria, edukata dhe kultura, mund të na i zbusin dhe edukojnë mendjet, zemrat dhe shpirtërat tonë, thoshte Platoni.
Ai gjithashtu besonte me pasion në arsimim, por donte të rifokusonte kurrikulën.
Gjëja kryesore që ne duhet t’i mësojmë dhe ushtrojmë, nuk janë vetëm matematika, retorika ose oratoria patetike, apo drejtshkrimi ose bukurshkrimi, por si të jemi të mirë, normal dhe racional. Ne kemi nevojë për të mësuar për kurajon, guximin, vetëkontrollin, arsyen, ndërgjegjën, edukatën, kulturën, pavarësinë, qetësinë dhe lumturinë.
Për të vënë këtë në praktikë, Platoni themeloi një shkollë të quajtur Akademia në Athinë, e cila lulëzoi për më shumë se 400 vjet, ku athinasit shkonin atje për të mësuar asgjë më shumë, pos asaj se si të jetonin, punonin dhe vdisnin si njerëz.
Idetë e Platonit mbeten thellësisht sfiduese, provokative dhe tërheqëse. Ajo që i bashkon ato është ambicia dhe idealizmi i tyre.
Platoni donte ose deshironte që filozofia të ishte një mjet për të na ndihmuar të ndryshojmë botën dhe vetvetën tonë… Njeriun që vazhdon të frymojë, dhe frymëzojë.
./
Aristoteli sI mendimtari dhe filozofi më i madh dhe më i shquar në Antikë dhe njeri prej filozofëve më të mëdhenj të njerëzimit ose civilizimit tonë; ndërkaq, u bë i shquar ( i famshëm) dhe i pavdekshëm me veprat e tij në fushën e politikës, metafizikës, skolastikës, retorikës, logjikës, psikologjisë etj.
Ai ishte një filozof materialisto-idealist i cili e pranonte idenë e materies jashtë ndërgjegjes dhe logjikës së njeriut dhe e merrte atë si një lëndë dytësore ose sporadike ku mund të ndërtohen dhe ndryshohe gjërat. Dhe, kjo sipas Aristotelit bëhet e mundur vetëm me anë të logjikës dhe intelektit të njohur njerëzor i cili është burimi dhe fillimi i çdo gjëje që lëvizë duke u transformuar në formë evolutive ose empirike, qëllimi i gjithçkaje ose çdo gjëje që ekziston.
Aftësia dhe madhështia jonë si krijesa njerëzore ose qenie intelegjente, nuk mbështetët në ribërjen e tokës ose planetës sonë sipas mitit të njohur të epokës nukleare ose atomike, por në ringjalljen ose ribërjen e jetës, shpirtit, intelektit dhe vetvetës sonë sipas mësimëve ose predikimëve të njohura të Platonit, Aristotelit etj.
Ndryshe nga kjo, Aristoteli i cili lindi në vitn 384-para Krishtit, ishte me origjinë ilire ose jogreke, si i biri (djali) i Nikomahut (Nikomanit) që ishte pedagog dhe mjek personal i mbretit të Maqedonisë, Amintit dhe një intelektual i respektuar në kohën dhe vendin e tij: I inspiruar nga nderi, morali ose etika e babait dhe birit (djalit) të tij, Nikomanit (Nikomahut), dikur me vonë shkroi veprën e njohur “Etika e Nikomahut (Nikomanit)” etj. Ndonëse, i inspiruar dhe stimuluar edhe nga humanizmi, solidariteti dhe etika e njohur e popullit grek…Sigurisht.
Ndërkohë që Aristoteli, pos tjerash njihet edhe si arkitekti ose instruktori i parë i bashkëpunimit, konvergjencës ose komunikimit të njohur në mes kulturës greke ose europerëndimore me kulturat dhe civilizimët lindore ose orijentale të Babilonisë, Egjiptit, Asirisë, Mesopotamisë, Medisë (Persisë) etj.
Dhe, mëqe, sipas Aristotelit, shpirti në brendinë ose substancën e tij përmban ide dhe idetë janë të konceptuara dhe përceptuara përmes intelegjencës së njeriut në kuptimin e njohur se shpirti e ushqen trurin dhe truri e ushqen shpirtin e njeriut: Atëherë do theksuar në rolin e njohur të intelektit ose intelegjencës se njeriut, e cila etimologjinën ose origjinën e vet e ka nga latinishtja “volere” që donë të thotë aftësi ose afinitet i rrallë ( i veçantë) intelektual, profesional dhe intelegjent për t’i njohur, studiuar, analizuar dhe kuptuar gjërat ose obligimet e njohura shkencore ,intelektuale, kulturore, profesionale, politike, diolomatike dhe të tjera.
Ndaj, gjithënjë sipas Aristotelit, shteti (polisi) nuk është vetëm njësi, por edhe shumësi (bashkësi) e posaçme dhe tepër specifike e pushtetit shoqërorë ose qytetar- kundër atij autokratik, despotik ose teokratik. Duke i ndarë kështu politikën dhe filozofinë politike në anën teorike dhe anën praktike. Respektivisht, në retorikë, oratori, skolastikë, etikë, ekonomi etj. Për dallim të “polisit” (shtetit) të Platonit, Tukididit etj.
Me fjalë tjera, krejt (të gjithë shqiptarët)e Kosovës dhe gjithandej, e dijnë se Gjakova dikur jorastësisht është quajtur si kryeqytet mendorë dhe kulturorë i Kosovës.
Kjo mbase, është njëra prej çështjeve më thelbësore ose esenciale që mund të shtrohet ndonjëherë në kulturën, informimin, politikën dhe politikëbërjen e
Kosovës ku elita shkencore, intelektuale, kulturore dhe politike e Gjakovës, patjetër duhet të kenë hisën, misionin dhe funksionin e vet.
Në të kundërten ëshhtë teza ose hipoteza e kulturës si ideologji e përbashkët shtetrore, nacionale ose politike, në vështrimin e parë, si teori borgjeze, skllavopronare, feudaliiste, imperiale ose kolonialiste, e dhunës ose shfrytëzimit (eksplatimit) optimal ose maksimal të individit dhe kolektivitetit.
Por kjo ide ose ideologji, si çdo fjalim i ashpër kundër gënjeshtrës së palës tjetër antropologjike ose antropolitike, ka një tendencë të dyshimtë për tu transformuar nga ana e saj si kauzalitet ose ideologji e lartë shtetrore, nacionale ose politike.
Kjo për faktin se gjykimi i shëndoshë dhe racional siç u tha me herët, janë “bërë shoshë” ose hi e pluhur në kuptimin e bërjes se asgjësë për asgjë!
Ky zatën është kërrcnimi ose rreziku kryesor për Kosovën dhe shqiptarët.
Duke menduar në narrativin (narracionin) dhe fuqinë e munguar nxitëse, kreative dhe stimuluese të elitës së njohur shkencore, intelektuale, kulturore ose politike të Kosovës, e cila do duhej të karakterizohej me një shpirt të pasur hulumtues si dhe me metoda të njohura shqyrtimi, eksperimentimi, vëzhgimi, studimi dhe analize.
Kjo do thotë se etja dhe uria e kosovarëve për reforma, ndryshime ose transormime të thella esenciale ose substanciale, si duket asnjëherë nuk kanë qenë më të mëdha, aditive dhe imperativiste-përrballë atyre shkatërruesve ose varrëmihësve të ndryshëm, rixhid, reaksionar, anakronik, violent, infantil dhe patologjikë të njeriut, popullit (kombit), shtetit, pushtetit, kulturës, informimit, politikës, diplomacisë dhe ardhmërisë së Kosovës, të cilët “vëjnë dorën në brez ose revole”, apo e shpifin, linçojnë, spiunojnë, stigmatizojnë, satanizojnë dhe kriminalizojnë, sapo dëgjojnë ose mësojnë për emrin dhe mbiemrin e ndonjë sportisti, artisti, lideri, politikani ose intelektuali të lartë dhe intelegjent.
Kjo ka ndodhë (ndodhur), sepase akteret ose protagonistët e njohur të elitës së lartë shkencore, kulturore, intelektuale ose politike të Kosovës, ka kohë që e kanë braktisur skenën politike ose politikëbërëse të Kosovës dhe nuk janë më aty si dikur, ose kanë emigruar në qeveri, parlament ose partitë poli
Kjo ndodhë në shtetët ose shoqëritë e ndryshme fraxhile, poroze, inkompakte, heterogjene, tranzitore, post-moderne ose neoliberaliste si Kosova ku e bukura, e vërteta, sublimja dhe madhështorja, bëhen konkubine ose kurtizane të “industrisë propagandistike”, apo e luftërave të njohura speciale, psikologjike, subverzive, agjituese, propagandistike etj. Mbase, kundërshtare të shkencave politike, si dhe të çfarëdollojë teorie shkencore, humaniste ose metaestetike që krijon vlera dhe sisteme moderne ose bashkohore. E sidomos aty (në Kosovë) ku ajo ose ato çfarë mendohen, thuhen dhe shkruhen për lirinë (çlirimin), shtetin dhe pavarërsinë e Kosovës, shpesherë janë shumë larg nga realiteti, funksioni dhe ndikimi i tyre real ose substancial (esencial) në jetën e njerëzve ose qytetarève shqiptar ose kosovar, në ndërgjegjen dhe vetëdijen e tyre shtetrore, nacionale, politike, historike, ushtarake (luftarake), patriotike etj.
Ndonëse, ky ndikim ose funksion penetron dhe interferon në mënyrë ekzakte, apo të shtrembëruar edhe në mendimin dhe opinionin e njerëzve ose qytetarëve, dhe i cili anasjelltas ka inkursione ose reperkursione të shumëta eksterne ose eksplikative, duke iu përshtatur në një masë të dukshme ideologjisë sundimtare ose dominuese.
Duket se e tërë etika, politika, politologjia, psikologjia, sociologjia, filozofia ose antropologjia kulturore dhe politike, mund të kenë kuptim vetëm nga përgjigjja që mund të ipet mbi këtë fenomen diskursiv.
“Miqtë e mi, qeni nuk e ha qenin; luanët e egër nuk i shpallin kurrë luftë njëri-tjetrit’, as gjarpëri nuk e sulmon gjarprin; ka paqë mes bishave ose kafshëve të egra. Vetëm “kafshët e larta” njerëzore, politike ose ushtarake, nuk gjejnë dot paqë dhe qetësi me njëri tjetrin.” (Erasimo Roterdamski)
Kafshët janë në zotërim të pavetëdijshëm të vetvetës, shpirti i tyre në zotërim të trupit e jo të mendjes (logjikës), koshiencës ose intelektit. Prandaj, nuk kanë të drejtë të zotërojnë ose komandojnë me jetën ose trupin e tyre, sepse nuk i duan dhe s’i njohin ato.”( George Wilhelm Friedrich Hegel)
Duke iu referuar ideve dhe teorive të njohura shkencore, elitare ose liberaliste të Adam Smitit, Davide Ricardos, Richard Codbenit, Hienrich Grossmanit dhe të tjerëve: Armiqtë ose kundërshtarë me të rrezikshëm ose kryesor të shteteve ose shoqërive të ndryshme njerëzore, qytetare ose politike gjithandej globit: Pos personave ose individëve të ndryshëm asocialë, apolitikë, demagogë, hipokritë, introvertë, mediokër, stupidë, nebulozë, karagjozë, violentë, infantilë ose psikopatologjikë, janë edhe qarqet ose forcat e ndryshme asociale, parazite, kleptokratike (kleptomanike) ose joproduktive.
Kështu që sot nuk është kurrfarë rastësie ose zbulimi i posaçëm shkencor ose politik, nëse edhe personat e ndryshëm primitivë, provincialistë, kretenë, skizofrenë, idiopatë, psikopatë, maniakë, dubiozë, ireversibël, radikalë, shovenistë, ksenofobë, racistë, kriptoklerikalistë, ekscentrikë, egocentrikë dhe të tjerë, të paraqiten ose prezantohen si njerëz të ditur, të mençur, humanë, karitativë, të kulturuar, lukrativë, inovativë, kontemplativë, komplementarë, suplementarë, komprehensivë, kreativë, integralë etj.
Ndërkohë që ndoshta janë kallpi, plehu ose kërmat e shtetit dhe shoqërisë.
Pse i kane Zot serbet? Po te kishin Zot ata nuk do te benin ato masakrat e.djallit mbi shqiptaret ne shekuj e deri vone ne Kosove. Ata jan djaj te zinj dhe kenaqen me fatkeqesite e kombeve.