Këngëtarja e njohur në tregun botëror të muzikës Shakira, ka emocionuar njerëzit me performancën e saj para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të premten, në po të njëjtën ditë që Papa Françesku iu adresua liderëve botëror në New York.
Ylli i popit ka performuar këngën “Imagine” të ish-këngëtarit të njohur John Lennon. Ajo së bashku me ambasadorin e Vullnetit të Mirë të OKB-së, këngën ia dedikuan Aylan Kurdit, djaloshit sirian që u gjend i vdekur në brigjet turke, dhe vëllaut të tij Ghalib Kurdi, i cili vdiq së bashku me Aylanin dhe nënën e tij duke provuar të emigrojnë drejt Evropës.
“Jetojmë në një botë në të cilën shumica e atyre që lindin të varfër, vdesin të tillë. Varet nga, le të jemi shoqëria e parë që mposht varfërinë dhe sjellë drejtësi dhe barazi tek njerëzit më të shtypur në botë”, ka thënë ajo duke shtuar më tej se fëmijët tanë kanë të drejtë për mundësi të barabarta, të lulëzojnë, të jenë të lumtur të shëndetshëm e të sigurt, është koha që jo vetëm të imagjinojmë, por edhe të veprojmë”, ka thënë Shakira.
Komentet