Federata e Futbollit të Egjiptit të mërkurën njoftoi se pret që Salahu të kthehet në fushë për tri javë
Ylli i Liverpool-it Mohamed Salah (25) lëndoi shpatullën në finalen e Ligës së Kampionëve, ku ekipi i tij pësoi disfatë nga Real Madridi me rezultat 1:3, megjithatë do të mund të luajë në Kampionatin Botëror.
Federata e Futbollit të Egjiptit të mërkurën njoftoi se pret që Salahu të kthehet në fushë për tri javë.
Megjithatë, ende nuk është e sigurtë nëse do të mund të luajë në ndeshjet e grupit të fazës kundër Uruguajit që është në program më 15 qershor.
Egjipti është në grupin “A”. Më 19 qershor do të luajë kundër nikoqirit Rusisë ndërsa më 25 qershor ndaj Arabisë Saudite.
Komentet