E dëgjova me vemendje Monika Kryemadhin sot tek Koha për t’u zgjuar.
Akuzoi për tirani produktin që doli nga marrëveshja e 18 prillit;
denoncoi ferrin që jetojnë qytetarët në zonën e Elbasanit ku është në kryelistë;
përgëzoi zërin e fortë të bashkëshortit Ilir Meta në fushatë, pa marrë parasysh se ka shkelur Kushtetutën, sepse president i Republikës është mbi palët dhe institucioni që përfaqëson shpreh unitetin kombëtar.
Kryemadhi i bëri thirrje rinisë të votoi partinë e saj.
Në fakt modeli që ofron Monika është në antitezë të plotë me modelin që duhet të ketë rinia shqiptare.
Monika Kryemadhi ka 26 vjet në politikë. E ka filluar karierēn me forumin e rinisë socialiste dhe tani është de facto nr.1 i LSI pas marrjes të presidencës nga bashkëshorti i saj.
Monika Kryemadhi nuk ka punuar deri tani asnjë orë punë në jetën e saj. Edhe Ilir Meta po ashtu.
Janë 26 vjet politikanë profesionistë që gjithë të ardhurat dhe pasurinë e kanë nga taksat e popullit.
Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta janë pjesë e kupolës së klasës politike, pikërisht e asaj klase që Monika Kryemadhi denonconte sot tek emisioni i Bashkim Hoxhës.
Për tmerrin, mjerimin dhe varfërinë në Elbasan për të cilin akuzonte Edi Ramën, Monika do të duhej të akuzonte edhe vetveten, Ilir Metën ose bashkëqeverisjet politike 8 vjeçare të LSI, një herë me PD, një herë me PS.
Tiraninë e ka krijuar kupola, kupola ka uzurpuar pushtetin, ku çifti Meta-Kryemadhi është pjesë e saj. Të dy e kanë kthyer LSI në pronësi private që vjel përfitime dhe pushtet për vete dhe enturazhin. LSI është pjesë e keqqeversjes, është një nga shkaktarët e mjerimit të popullit shqiptar.
Populli shqiptar nuk mund ta besojë Monikën sepse arritjet e saj, pasuria e saj janë në përpjestim të zhdrejtë me mirëqenien e popullit. Sa më tepër pasurohet familja Meta-Kryemadhi aq më tepër varfërohet populli. Populli s’ka mirëqenie. Populli ka varfëri.
Monika Kryemadhi ishte e vërtetë vetëm kur tregoi për ferrin që jeton zona e Elbasanit, por si Elbasani është e gjithë Shqipëria, e bashkëqeverisur edhe nga familja Meta-Kryemadhi ose LSI-ja e tyre.
Edhe tirania është produkt i kësaj bashkëqeverisje. PS, LSI,PD. Edhe posti i presidentit gjithashtu. Edhe kreu i LSI.
Në Shqipëri ka uzurpim të pushtetit nga kupola, ku çifti Meta-Kryemadhi, kanë dy copa torte, nëse krahasojmë me krerët e tjerë të partive kryesore.
Prandaj them se modeli që ofron Monika Kryemadhi është ai se si nuk duhet të jetë politikani që për 26 vjet shpërdori pushtetin, ndërsa popullin e la si në zonën e Elbasanit, ku mjerimi dhe skamia është ngritur në piedestal.
Këtë gjendje ferri e dëshmoi vetë Monika me gojën e saj.
Kjo ishte e vetmja e vërtetë që tha, por fajtor bëri Edi Ramën, kur si bashkëfajtor duhej të shpallte bashkëshortin e saj dhe vetë Monika Kryemadhin.
Te falenderoj per shkrimin.
Kjo eshte e verteta por shume nuk e thone.
Ridvan Dani nga Canada .
Ju flm shume i nderuar Ridvan. Ju pershendes. Elida
Ne fakt Elida eshte treguar shume e moderuar. Roli i Zonjes me vilen 12 banjoshe eshte shume me i zi. LSI eshte partia qe e ka kriminalizuar shtetin nga baza ne maje. Fale Monikes dhe LSI-se sot as pastrues nuk futesh dot pa kaluar mes partise dmth LSI – se. Ky eshte realiteti. Pa fshire kete realitet dhe LSI bashke me te, Shqiperia keq e me keq do behet.
Po Arber, ke të drejtë, jam treguar e moderuar, iu referova intervistës që dha në emisionin Koha për t’u zgjuar.
Ju jeni ne anèn e drejte te problemit !
Shqiptaret e tremben se vertetes dhe kèsisoj kurre nuk do te munden te krijojnè shtèpinè e sè drejtesia.
Vetëm Zoti mund të na ndihmoi,
Zoti ynë I pa…gojë.
Ju
Eshte shume e vertet cka shkruan autorja te cilen e pershendes shume.Cifti Meta kane rrjepur kete popull,ata jane model per keq jo per mire,nese politikanet tjere kane nga nje pjese vertet keta kane 2 pjese te se keqes,zoti i mallkofte.
Shumë bukur zj. Elida.Monika duket ka “harruar” se Ilir Meta ishte “arkitekti” i 21 janarit që ka hyrë në histori si tragjedi dhe si komedi. Për të qarë është se humbën jetën 4 vetë. Për të qeshur është se na kujtohen budallallëqet e Salës për “çadrat me thika”, për “çakmakët pistoletë” , që më kujtoj atë ngjarje po për të qeshur që i pat ndodhur Fatmir Gjatës dikur me një çakmak lodër dhe shqipari “u dorëzua pa kushte”. Partia më e qelbur në Shqipëri është LSI-a. Ajo është një parti parazite. Më tepër nuk po them, por jam shumë dakord që t’i çirret maska.
Shume e drejt Monika argita dhe iliri me burger
O Bukur Shume…Shume dinjiitoz shkrimi dhe konciz…Por Kam të drejt even të pyes ,a u arrest Ai katundaro qe kish vjedhur thesaron e shtetit me nje gomar 007,Kur Meta ky njeri Shume I ndershem,ishte kryeministrit?
Shkrim i paanshem edhe se i drejtohet liderit te nji partie.Nuk do ti ndryshoja as pike e as presje.Artikull me shume kulture e i moderuem.Te lumte Elida!