Pas zhurmës së madhe që shkaktoi fitorja e Arilenës në Festivalin e Këngës në RTSH, dhe ndarjen e fansave në dy klane, mes Elvanës dhe Arilenës, të gjitha këngët pjesëmarrëse u fshinë nga kanali zyrtar në Youtube.
As kënga fituese dhe as kënga e Elvanës, nuk gjendeshin në kanalin e RTSH.
Pas këtij konfuzioni që pushtoi rrjetin, TVSH sqaroi se bëhej fjalë për një problem teknik.
I kontaktuar nga Anabel.al, Televizoni Pubik Shqiptar deklaroi se kjo situatë është e përohshme dhe këngët shumë shpejt do të shfaqen në playlistë.
Megjithatë, duket e habitshme që ky “problem teknik” ka ndodhur pikërisht me Festivalin e Këngës dhe jo me videot e tjera të RTSH-së në Youtube. Me gjasë, presioni pse fitoi Arilena është aq i madh sa e ka detyruar RTSH “të fshijë historinë” e Festivalit.
Komentet