Me tmerron ajo që më shohin sytë jo vetëm në ish qytetin tim, Pejën, ku qytetaria evropiane e para tridhjetë vjetësh, po degradon në “qytetari” anadollake të kohës së Baba dovletit dhe në mendësi beduinësh.
Kuzhinat kolektive ruso-islamike
Kuzhinat kolektive ruse-sovjetike kanë mbizotëruar nga Vladivostoku në Lindjen e largët, nëpër Moskë, Varshavë, Budapest, Beograd, Tiranë deri në Vlorën e Ismajl Qemalit. Udarnikat (sulmuesit), pasi bënin punën kolektive shpërbleheshin me darkë kolektive, ku mbizotëronin burrat e djersirë e të palarë. Atëbotë të gjitha shtetet komuniste donin t’u ngjasonin rusëve, sepse rusët e përhapën komunizmin.
Kuzhinat kolektive ruso-sovjetike u zëvendësuan me kuzhinat kolektive beduino-islamike. Mendësia e kolektivizmit a tufëzimit të burrave ruso-sovjetik (në traditën e mendësinë shqiptare kishte vetëm tufëzim delesh), u zëvendësua më tufëzimin e ideologjisë beduino- islamike. Një pjesë e “qytetarisë” dardane duan të imitojnë beduinët mu si dikur që imitonin ruso-sovjetikët. Beduinët përhapës të islamit u bën model jetese, që është degradimi i frikshëm, kthim 1300 vjet prapa.
Udarnikat e tipit të Stahanovit a Zhelezovit, u zëvendësuan me agjëruesit e tipit të Ramadanit e Abdylmenafit, që kundërmojnë djersë e gazra nga, të cilëve shoqatat anadollake e beduinësh ua shtrojnë një darkë (ifatar) të bollshme, sepse agjëruan- sakrifikuan për islamin. Dhjetë apo njëzetë vjet më parë shqiptarët e Dardanisë nuk e kishin idenë se si bëjnë iftar beduinët, ndërsa sot i imitojnë si majmuni.
Mjafton ta kesh një kryetar komune të korruptuar nga mafia myslimane, mjafton ta kesh një kryeministër të kapur nga një shtet i fuqishëm islamik dhe kuzhinat kolektive e faljet kolektive në sheshe kryeqytetesh e tronditin botën.
Degradimi i frikshëm
Me tmerroi ajo që më shohin sytë në qytetin tim, Pejën, ku qytetaria evropiane e para njëzet vjetësh, po degradon në “qytetari” anadollake të kohës së Baba dovletit. Te jesh qytetar nënkupton, kulturë, arsimim, traditë qytetare e atdhetarie, por nuk nënkupton të lindesh në qytet pa identitet kombëtar dhe të imitosh si majmuni ish-pushtuesin turk e traditën arabe. Ata që dikur e imitonin majmunçe serbo- jugosllavët, sot më të njëjtin servilizëm imitojnë mendësinë beduine. Mjerë qytetaria jonë, që ka mbet në iftare e në çaj rusi.
Te lumt zoti Memetaj.
Po kjo Asht pikrisht synimi I armiqve tan qe te na tjetersojn??
Mos te jeni velvetja.
Nje shkrim i shkelqyer dhe konstatimi gjithashtu
Te lumte
Një shkrim këmbanë alarmi që i kërcënohet kombit dhe traditave tona të shtrenjta .
Kështu i bëhemi argat dreqit që është kah bëhet si gangrenë e që po na sjell drejt e në shkatërrim .
Asnjë armik nuk i bëri keq shqiptarit sa shqiptari vetvetes .
Te lumtë për shkrimin !
i
edhe perendia i ndau tokat, evropa i ra hise krishterizmit ne ni popull i humbur ne mjegull, ne ni toke te krishter rrebelohemi u beme turk,muslim ,mjafton te percjellesh mediat vizive ,21 ,ktv,etj. dhe ni dite femite tone do te vajtojne per dhe mbi gabimet tona, kurse ne… ne populli ma i izoluar ne europe, politika e te mjerreve,popull i vuajtur dhe me die te limituar….vajtoni o te mjere………vajtoni…….
I nderuari Gani sikur mos te kish pas shqip folsa e ne shpirt hordhi arabe nuk kishe pas nevoj me shkrua fare.Fara e felliqt eshte mbjell ne Kosove
I nderuari Gani,
Po nese ham bacon ne mengjez e pijme çaj te zi me qumsht pasdite, çfar jemi?
A jemi perseri shqiptare?
E drejta e çdo individi eshte me jetu jeten e vet ashtu si do. Perderisa nuk e pengon dike tjeter. Atehere ekziston ligji. Apo jo?!
Skemi nevoj me imitue kerkon!? Po,ktu u ardh dreqi e i biri….e gjithkush po “shet” e po fal sene e zakone qe skan t bajn me popullin tonë,por fatekeqsisht po ju dhezin…!!? I mjeri ky popull qe pranon sene si keto..!
Shkrim shumë i qëlluar i zotit Mehmetaj.
Perëndija nuk ndau asgjë, por njerzimi për interesa të grupeve a klaneve, sajoj gjithçka (fe, tarikate, kombe, popuj, shtete, parti, etj etj)