Shpresoj se edhe ju do të keni konstatuar se kohët e fundit po vërdalloset një i ashtuquajtur “grip”.
Ai dukshëm ka kohzgjatje e simtoma më të rënda se kalimet sezonale të këtyre dekadave të fundit. Ju si profesionistë dini shumë më shumë se unë në këtë fushë dhe takoheni cdo ditë me pacientët tuaj të moshave të ndryshme dhe të reagimeve të ndryshme ndaj këtij “gripi”.
Por unë si qytetarë i thjeshë, e si intelektual i fushës së mbrojtjes nga armët e dëmtimit në masë (MADM), do të sjellë disa fakte të cilat i kam mbledhur nga 1 deri 21 maj 2024. Jam i bindur se ju keni fakte e argumenta shumë herë më tepër se këto që do të them më poshtë.
“Gripin” po e kaloj edhe unë dhe shumë familjarë e të afërm të familjes time.
Kam vënë re se ai nis me një zënie të hundëve, rrjedje (sekrecion) të madh të tyre, acarim i grykës e mushkërive, kollë e fortë me gëlbazë, kalimi në sinozite, bllokimi i veshëve me ulje dëgjimi.
Infektim i fortë i syve shoqëruar me ulje të shikimit, temperaturë nga 37.8 deri 38.3, dhimbje të forta të kokës, dobësim i tërë organizmit dhe ulje e oreksit e sistemit imunitar.
Por kulmorja është se në këtë tri javësh unë kam marrë dijeni edhe për 10 humbje jetësh ku 5 nga trompoza në mushkëri, një emoragji celebrale dhe 4 sulme në zemër. Nga këto të 10 rezulton se mosha e tyre ishte: 83, 78, dhe të tjerët 37 deri 66 vjec.
Të nderuar mjekë dhe intelektualë të fushës shëndetsisë, sinqerisht kam një respekt shumë të vecantë për ju dhe punën tuaj në shërbim të interesit publik e kombëtar. Por paralelisht me këtë më mundon dicka që do të ju a bëj publikisht: a keni menduar ndonjë herë se kjo nuk është situatë e një gripi të zakonshëm por vazhdim i pandemisë së koronaviruesit?
Unë që nga 11 marsi 2020 insistoi në masmedia, se nuk kemi të bëjmë me një sëmundje natyrale, por me një sulm me armë biologjike.
Në se ju jeni kundër, ju lutem më kundërshtoni publikisht, por në se mendoni si unë, ju pyes pse heshtëni?
Ju e dini se pandemija u deklaru e mbyllur kur kishin dalë në veprim 542- 545 mutacone, por teorikisht kjo armë biologjike mundësonte 2700 mutacine.
A mendoni se jemi pikërisht në hapsirën midis 546 deri 2700 me simptomat e “gripit “ të ri?
Në se po, pse heshtëni? Po heshtët ju, nuk do të bëhen studime e hulumtime për të mbrojtur shëndetin publik.
As ndërkombëtarët nuk do të lëvizin në drejtimin e duhur po nuk morën informacione e shtysa nga ne “shqiptarët e vegjel”.
Po nuk folët në masmedia, me miqt tuaj të profesionit në vendet e tjera e në forumet shkencore ndërkombëtare, nuk do të lëvizin financat dhe studimet. Do të ketë shumë herë më tepër trompoza në mushkëri, emoragji në kokë e sulme në zemër, pra më shumë jetë njerzish të humbura.
Fjala juaj stimulon e inspiron opinionin dhe ky i fundit shtynë politikën për veprime konkrete.
Të nderuar miq, nuk kam asnjë mendim keqdashës për të shinjestruar profesionin tuaj shumë të nderuar, aq më pak për fyerje. Jo. Përkundrazi, dua vetëm të sesibilizoj opinionin për një qasje më të mirë ndaj kësaj dhimbjeje të gjërë që po vuajmë këto ditë e ndoshta edhe në të ardhmen.
ASLLAN BUSHATI