Shteti i brishtë , i cfilitun i Kosovës asht kapë keq nga ata që ma së paku ishte dasht të kapet.
Ata që po na thonë se kan luftue e po na qajn kokën e po na shurrdhojnë bythen se na kan çlirue e kapen pushtetin dhe qe 18 vjet Kosovës po jan lujnë nanën e babën.
Ata që vetveten dhe njani tjetrin e shpallën gjeneral e komandant moren pushtetin dhe per ta mbajt ate nuk lan metodë pa perdorë. Kundërshtarët politik i eliminuen me vrasje dhe friksime. Pasuninë e shtetit e moren e banë të veten me njerzit e vetë që i futen në strukturat ku ka pas para dhe nga ku kan mujt me vjedh paranë per ta forcue pushtetin dhe per ta ba veten milionera.
Asht e quditshme se si mbrenda natës disa tareq që erdhen në pushtet me forcë dhe blemje të votave, u ban milioner kur dihet se deri dje nuk kan pas asnji farë pasunije, kan qenë të varfën e disa mesatarishtë të kamun.
Hashim Thaçi nga nji djalë i nji rojtari të livadheve që në gjuhen e popullit ( marr nga serbishtja ) quhet polar sot jo vetem se asht ba pa meritë president i Kosovës , por ai asht edhe nji nga milioneret e Kosovës.
Aferat e vëllaut të Hashimit me matrapazllaqet e ti me UDB-në po perfliten këtu e 18 vjet radhazi e të cilat edhe mund të jen shpifje e dikujt, por nuk asht shpifje kur policia e UNMIK-ut i patë gjetë 1 milion marka gjermane të mshefuna në dyshek të shtratit në shtëpinë e Hashim Thaçit. Ishte kjo menjihere pas perfundimit të luftës. Për rastin paten shkrue gazetat dhe u pat dhan si lajm edhe në RTK.
Po pse kjo aferë nuk u zbardh asnjihere? Nga e kan burimin ato para? Pse ishin mshef ashtu dhe cili asht fati i tyne? A u konfiskuen ato? Nese po nga kush ? Ku u deponuen? A u mor kush me Hashimin e me Ganiun ( vëllaun e Hashimit ) per këtë rast? Dihet se askush nuk i permendi ma kurr. Gjithçka u harrue.
Tash neper vite flitet se si vëllaznit Thaçi nuk ja din skajin pasunisë. Gani Thaçi bashk me vëllaun e filorusit dhe islamofilit Behxhet Pacolli, Rrahimin jan bashkpronar të Kompanive të sigurimeve të Kosovës. Këto kompani mesatarishtë secilin vjet vjelin nga 11 milion euro nga mergimtarët shqiptar. Pse Kosovoa nuk asht antare e KARTONIT TË GJELBERT NDERKOMBËTAR”?! A nuk asht pse ka diçka që proceduralishtë e pamundëson antarsimin e sajë në këtë organizatë nderkombëtare të sigurimeve apo thjeshtë asht pengesa të vëllau i kryetarit të Kosovës , te Gani Thaçi dhe të vëllau i ish kryetarit dhe tash ministrit të jashtëm ( sa mirë do ishte të mbetet gjithmonë jashtë diku ) , Rrahim Pacollit që nuk lejojnë të bahet kerkesa per antarsim pasi kështu do ju dalin nga dora 11 milion euro që na i vjelin neve mergimtarve secilin vit.
Asht per qudi me ba nji analizë per Gjeneralet dhe Komandantet e vetshpallun dhe vetë emnuem në kohen e luftës.
Me perjashtim te disave të gjithë tjeret jan sot njerëz të pasun me prona e pasuni të shumta. Ka disa që populli i njef mirë dhe din se si kan ba pasunin që e kan sot. Populli qyqan nuk flet. Dhe jo vetem se nuk flet, por edhe nese dikush flet populli i kundevyhet e sulmon.
Tash kemi në krye të qeverisë nji Komandant, nji Gjeneral. Në mjetet e informimit qarkullojnë foto të shtëpisë së ti në Prishtinë e nga e cila po merrka qera 7000 euro në muej. Kryeministri paska thanë se atë shtëpi e ka ndertue me ndihmën e miqve dhe nga paratë e veta. Po kush janë ata miq që në ditët e varfnisë ekstreme që asht Kosova dhe edhe familjet e tyne dhe që ata ta harrojnë familjen e vetë e të investojnë ti bajnë atë shtëpi Ramush Haradinaj?!
Këso shtëpija dhe Kala e Kulla qe gjithandej i kan ndertue këta Komandanta i ngjajnë PIRAMIDAVE në Egjipt.
Dhasht Zoti e mos të jen ndertue këto shtëpia, Kulla e Kala me të njejten metodë sikur Piramidat e Egjiptit. Te mos i ken ndertue sklavët e shkretë.
Sot pushtetin në Kosovë e kan komplet ish Gjeneralët dhe Komandantet. Sot këta pushtetar jetojnë në nji luks që do ju lakmonte edhe pasaniku, miliarderi i shumfishtë i Norvegjisë Kjel Inge Røke.
Ramushi Haradinaj si erdh në pushtet ja filloje punës.
Ama punë se jo mahi. U kujdes që të punson sa ma shumë perkrahës dhe militant të vetët dhe të kolegve të koalicionit qeverisës në vend që me vazhdue realizimin e premtimeve që ai dhe kampanjonët e ti i kan qe 18 vjet maje gjuhe. Ramushi e ban Qeverinë BAUSHTELLËN ma të madhe në Kosovë.
Ramushi kujdeset që ta ndihmojë edhe nji njeri që po sikur Ramushi ka para sa ti haj dreqi. E quditshme kjo por Ramushi ndau 30.mijë euro per ta ndihmue sherimin e Bujar Bukoshit. Gajtë luftës o Ramush e ke qujt kundërshtar Bukoshin. Sa qudi se si e zbute zemren tash me te! Ja keni borq njani tjetrit juve të gjithë dhe sado shaheni ju mes veti jeni të perbythnuem keq. Ama o Ramush Kryeminishtri i Koshovës a të vjen marre o burr kur ti si të ishin ato para tuat personale ja ndan 30 mijë euro nji njeriu që ka shumë fajë per gjithçka të keqe që ka ndodhe në Kosovë, që ka fajë pse shendetsia e Kosovës asht në mjerim ndërsa per qytetarin e thjeshtë nuk të ndihet zani. Apo mendon ti Ramush Haradinaj se jeta e Bujar Bukoshit qenka ma e vlefshme se sa jeta e atyne qindra e mija të sëmuerve shqiptar dhe edhe të kombësive tjera në Kosovë që vdesin per ditë në pamundësi të blemjes së nji pakoje Aspirinë.
Populli budallë nuk reagojë fare pse e bani kryeministri këtë veprim? Vetem disa portale në internet e permenden nja dy tri ditë dhe gjithçka u heshtë.
Ramush Gjeneral Komandanti e tash Kryeministri i Kosovës ju falë 59 milion euro ambalazhistve të ujit. Thue se ato ishin paratë e babës Ilmi dhe mund të ban me to çka ti teket Ramushit. Ishte tmerr me e ndegjue Ramushin se si ju pergjigj në INTERAKTIV në KTV moderatorit për këte rast. I kam falë, i kam falë se mu ka tek me i falë, tha Ramushi.
Ama nese disa nuk e din po i garantojë Ramushit se jan shumica që e din se ata i ka falë me jua këthye sado pak eurot që nëper vite i ka vjelë Ramushi dhe AAK-ja nga këto kompani.
Borqlinjë i mirë besa Ramushi. Posa po vika te parat e shtetit po i këthejka borqet e veta private.
Ramushi u ba horë me ngritjen e pagava mujore per vetveten dhe per ministrat dhe komplet aparaturën shtetnore. Vetës ja bani pagen ma të madhe në rajon e Hashimit ja bani aq sa ai sot ka pagën ma të madhe se secili Kryetar shteti ne rajon.
Ramush Haradinaj per festat e ndrrim moteve mori familjën dhe shkojë në Zvicër per skijime e pushim. Aty sipas gazetave ai fjet në hotelin ma të shtrejtë në botë. Po perfliten shuma të hatashme të cmimit per nji natë në atë hotel. Në anën tjeter poashtu disa gazeta shkruejn se si Kancelarja e shtetit ma të fuqishiem në botë pas Amerikës zonja Angela Merkel refuzojë të stacionohet në atë hotel të shtrejtë.
Ramush, mos u idhno e burr, na që po të perfolim nuk po ta bajm asnji shpifje. Je ti ai që na shtjen me të perfolë sepse gjithçka ti po ban asht tragjikomike. Ti me veprimet e tua si kryeministër shteti po e verteton se qenka e sakt ajo meselja per gabelin. Kur ka ba KOS mjaftë e ka la bythen me ta.
Ti ke ba kos teper shumë, por nuk e ke meritue dhe e ke haram sikur do të thoshte mendermethanë Shefqet Krasniqi.
Hashim, Kadri, Fatmir, Ramush, Ramiz, Daut, Azem, Xhavit, Adem, Nasim, Rexhep, Rrustem, Jakup, dhe sa e sa tjerë bashk me militantet e juv a keni ftyrë?
A nuk keni tru me kuptue se na e lodhet bythen, na tmerruet, na shurdhuet. Pse nuk po e kuptoni vetë apo po keni deshirë me e detyrue popullin me ju deturue me e kuptue. Ikni, barni bythen se e shkatrruet at vend, e vratë atë popull. Ikni sa asht koha per me ik.
Ju me veprimet e juve na keni gërditë secilin veprim që po e thoni se e keni ba në luftë. Me veprimet e jueja na bat me ju urrejtë në vend se me ju respektue.
Me veprimet e jueja na detyroni me ju sha, me ju sulmue e qebesa së shpejti po na detyroni me ju zdep dru derisa tu mbushen breket mendermethanë me mut.
Ju e keni sjell Kosovën ma keq se sa ishte në kohen e okupimit të Serbisë me satrapin Millosheviq.
Ju e keni sjellë popullin e Kosovës të vuej per bukë goje ma keq se në kohen e okupimit.
Ju e keni sjellë femnen shqiptare në nivelin e prostitutkës. Militantet e juej mirren me trafikim të femnave. Ju vet i keni nga disa dashnore dhe disa nga ju maltretoni gratë e jueja e besa edhe tentoni me i vra pse jeni zan në sendviq mes dashnoreve të reja dhe grave që jua rrisin fëmijet.
Mjaft ma , ikni, ikni e mos na merrni në qafë.
Ju tash doni me shkatrrue shtetin tonë tue e anmiqësue me Amerikën e partneret tjer miq. Na shurdhuet per ndershmeninë e juej në luftë. Qe 18 vjet ndegjojmë per luftat, per betejat, per heroizmat e jueja. Pa hajt na tregoni ku keni luftue, cilat beteja i keni fitue. Si jan quejt ato beteja dhe a luftuet si ushtri e rregulltë apo si kaqak mali ( per mu si rrugaq ) që vetem keni provokue forcat serbe e vetë pastaj jeni terhjek tue e lan popullin në meshiren e bajonetave dhe automatikve e mortajave të ushtrisë e policisë serbe.
Ju të shkretë jo vetem se e keni mashtrue popullin me rrena e trillime per heroizmat e juve, por ju ato rrena aq shumë i keni perseritë sa tash ju besoni vetë se janë të verteta. Turp ju qoftë.
Populli e din se mos të ishte NATO dhe Amerika sot nuk do kishim as shtet e as popull shqiptar në Kosovë, e besa edhe me Shqipninë se di cka do bahej.
Ama per momentin po pajtohem me ju. Keni luftue dhe keni ba luftë të drejtë e të pastër. Pse tash tan kjo frikë nga Dhomat e Gjykatës Speciale?! Pse po doni me shkatrrue shtetin nga tmerri që ju ka kaplue.
Ju aq perfid jeni tregue sa e keni manipulue popullin se Gjykata Speciale qenka e njianshme. Se po hetojka vetem shqiptarët per tja humb imazhin UÇK-së. E keni gjunzue popullin sa ati nuk po i bjen në mend se ju po e gënjeni.
Gjykata Speciale nuk do gjykon UÇK-në, por do gjykon individ që vetë rrahin gjoksin se ishin UÇK.
Dhe po ta kishit formue ju vetë me kohë nji Gjykatë të tillë, pra nji Gjykatë që do mirrej me krimet e luftës në Kosovë OKB-ja nuk do insitonte ta kemi tash këtë Gjykatë. Ju permendni serbet kriminel dhe Serbinë. Ama po doni ta mshefni me zhurma tueja faktin se Serbija si shtet normal e me politikaj atdhetar ka zbatue pikë per pikë detyrimet që OKB-ja dhe organizmat tjerë nderkombetar ja kan vu. Serbia arrestojë dhe i dergojë në Hagë komplet aparatin shtetnor e ushtarak të luftave që i bani Serbia kunder të gjithve në ish Jugosllavi. Arrestojë pra aparatin ekzekutiv në krye me Millosheviqin dhe ushtarak në krye me Mlladiqin. Serbija ka gjykata edhe në Serbi ky gjykohen krimet e luftës dhe në ato gjykata ndiqen e denohen oficer, ushtar, polic e qytetar serb pjesmarrës në krime gjatë luftës. Cilat gjykata kemi formue neve si shtet, apo ma mire me ju thanë çka formuet juve pushtetaret e Kosovës per ti krye detyrat e kerkesat e Bashkësise nderkombëtare?!
Juve keni organizue mbledhjen e parave dhe janë perdor metodat ma të quditshme me koncerte dhe forma tjera të vjeljës së parave per të pague avokat me ju shpetue, ty Ramush me ata dy kampanjonët e tu dhe edhe Fatmir Limaj me ata dy të ti. Ju folni per pastertin tuej. Se jeni shpall të pafajshem në Hagë dhe ate dy here. Po mirë ama si ka mundësi që Ti Ramush e edhe Fatmir Limaj të shpalleni të pafajshem ndersa ata që kan veprue me urdhnat e juej të shpallen fajtor dhe të denohen me burg nga ish GJND e Hagës?! Po ju pergjigjem unë. Kjo ndodhi sepse ju si komandanta e gjenerala e blet lirinë per vete pa ju hanger palla per shoket e juej. Dhe lirinë e blet me parat e popullit budallë qe ju konsideron të parpekshem. E popullit frigacak e mjeran qe neper ndeja flet cka asht nja e zezë per veprat e jueja a sa mundet ju voton dhe ju ndihmone kur ju keni nevojë. Ju e keni shendrrue popullin në nji llojë sklavesh të ndegjueshem.
Mjaft ma , mjaft sepse tash po formohet gjenerata qe se ka perjetue luften e qe nuk din kush muti ishit juve. Ama tue ju pa se si po silleni sot kam frikë se nji ditë do e humb durimin dhe do ju varin në shtyllat e rrymes në sheshet e qyteteve tona. Dhe ato pasuni që i keni ba me hajni e korrupsione, me gjak e dhunë nuk do i trashëgojne pasardhësit e juej. Bile ata do turpnohen me idiotizmat e juej kur të i kuptojënë ato.
04.01.2018
Komentet