Një mizë tha: – Unë nuk ankohem fare:
Unë e kaloj jetën time pa bërë asgjë,
Fluturoj kudo dhe ha çdo gjë që më hahet.
Nëse nuk do të kish në botë asnjë merimangë
Do falënderoja të Plotfuqishmin Zotin e Madh…-
Merimanga blebëzoi: – Ankohem,
se qyshkur linda gjersa të kem frymë
nuk ndalem asnjë çast, lodhem
dhe punë, punë, asnjëherë pushim …
Duke pasur parasysh jetën time
Nuk mund ta falënderoj Të Madhin Zot:
por ai duhet, megjithatë, ta dijë
kush krijoi mizën në këtë botë…
Komentet