Një mi fshati ishte ftuar
me nderime mbreti
në një drekë të shtruar
nga një mi qyteti.
Ulur në një qilim hatà
me pjatat para vetes,
ata hëngrën boll sa s’ka
të lumtur si mbretër.
Nëse pritja si dhe gjellët
ishin të duhurat s’e them jo.
Por vetëm një gjë drekën
më të bukur e trazoi.
Dua ta them se plasi
në derë një gjurulldi,
njëri ik si prej djalli
dhe tjetri ik përsëri.
Sa kaloi kjo, kthehet në tryezë
Miu qytetës,
dhe do gjithsesi që kjo drekë
të kryhet patjetër.
“Jo, mjafton, – tha miu i fshatit, –
eja nesër tek unë
nuk do hash ulur rrafshit
si mbret me shumë bujë,
por ti ha dhe bukën e gotën
askush nuk ta helmon.
Pa paqe, as barku plot
kënaqësinë nuk e shijon.”
Komentet