Mitrovica është qytet i Kosovës i cili është i mbuluar me pasurinë e nëntokës e cila ka një vlerë shumë të madhe. E kjo pasuri është e shtrirë edhe në komunat e tjera të Kosovës që dëshiron ti gllabëroj Serbia. E kjo ka shumë vite që e ka lën pezull këtë pjesë të Kosovës e cila jo vetëm që ka prodhuar ari, argjend e minerale të tjera por edhe ka dhënë edhe shumë politikan atdhetar në të kaluarën që kanë qenë shtylla të forta të kombit shqiptarë. Tema që dua ta shqyrtoj me akullin e ftoftë të mendjës dhe pa asnjë anim politik por vetëm me një ndërgjegje te pastër kombëtare është problemi që ka Kosova në këtë territor te vetin dhe mënyra e zgjedhjës së këtij problemi. Për tu zgjedhur ky problem janë tre faktor: Është Republika e Kosovës që me kushtetutë kjo pjesë është tokë e shtetit tonë .Është pushteti kriminal i Serbisë në krye me ministrin e informatave të Millosheviqit kriminelin Vuqiq dhe krejt në mes është Bashkësia ndërkombtare në krye me Amerikën dhe Bashkimin Evropian sponzorët kryesorë të shtetit të Kosovës.
Atëherë meqenëse janë tre faktor që secili në mënyrën e vet mund të kontriboj në rregullimin përfundimtar të këtij problemi do ta bëj një analizë pikë pas pike.
1.Republika e Kosovës
Mitrovica dhe tri komunat e tjera janë tokë shqiptare. Historikisht ka qenë tokë shqiptare edhe pse është pushtuar kohë pas kohe nga pushtues aziatik e karpatian. Edhe me Kushtetutën e Kosovës – Mitrovica dhe komunat e tjera janë në kufijtë e Republikës së Kosovës. Atëherë duke u bazuar në këtë çështje vendimi i Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti është i drejtë dhe në përputhje me Kushtetutën e Kosovës për mbrojtjen e sovranitetit të Shtetit. Sa i përket anës juridike këtu është çdo gjë në rregull. Nuk ka ndonjë kontestim ligjor apo shkelje të ligjit. Problemi është politik. Këtu politika ka mbi 20 vite që po diskuton me Serbinë dhe nuk e ka gjetur zgjidhjen. Atëherë si duhet vepruar?! Serbia nuk njeh gjuhë të paqës as të dialogut. Ajo e njeh vetëm gjuhën e dhunës. E tek e fundit me dhunë Serbia është dëbuar nga Kosova se nuk do ta lëshonte nga kthetrat kurrën e kurrës. Serbia me dhunë duhët të dëbohet edhe nga Veriu i Mitrovicës,dhe komunat tjera, rrugë tjeter nuk ka. Këtë duhet ta dinë shumë mirë shqiptarët.
2.Vuqiq vazhdues i projekteve të Millosheviqit
Ne shqiptarët e kemi një shprehje shumë të mirë lidhur me trashegimin qoftë biologjike apo politike: “ Banem bab se no t‘gas no belcas“. Baballarë politik të Vuqiqit janë Millosheviqi dhe Shesheli. Ai hapat e parë i mori tek Partia Radikale e Sheshelit dhe vazhdoi me Qeverisë me Millosheviqin. Pra, është një fryt politik i ndërtuar në elaboratet politike të Sheshelit dhe Millosheviqit për një vazhdimësi politike të një Sërbie te madhe. Vuqiqi nuk din të qeverisë ndryshe përveç se me dhunë, terror, gjenocid, vrasje dhe çdo metodë tjetër dhunuese përveç asaj demokratike. Në këtë aspekt ata që mëndojnë se problemi me Serbinë kryhet me paqë dhe dialog pa ja dhënë peshqesh Vuqiqit Mitrovicën e veriut dhe tri komunat e tjera gabojnë rënd. Gabojnë për faktin se serbët nuk do të pranojnë asnjë marrëveshje pa marr teritore shqiptare. Kjo është e njohur historikisht për faktin se vetëm në periudhën kohore 1876-1878, janë shpërngulur nga viset shqiptare të Nishit,Prokuples,Kurshumlisë dhe pjesëve të tjera shqiptare mbi 250 mijë shqiptar. Prej atëherë janë krijuar edhe kënget popullore shqiptare: “Çka kanë kreshtat që rënkojnë,çka kanë malet që gjemojnë,t´mjertë muhagjert ka po shkojnë-nëpër shi e nëpër borë po ju vdesin fëmitë në dorë“.
3.Bashkësia Ndërkombtare
Ka kohë që Serbia kur e humbi Kosovën me luftë i ka shtrirë gjithkund lobimin e saj duke paguar miliona euro e dollarë për të dëpertuar në institucionet më të larta politike dhe ekonomike të Bashkësisë Ndërkombtare. Deri sa politika jonë për mbi 20 vjet e ka bërë gjumin e arushës, serbët nuk kanë lanë gurë pa lëvizur që të krijojnë miq në politikën ndërkombtare dhe ata ti kthejnë në përkrahës kundër Kosovës. Për këtë kam reaguar shumë herë se na nevoitët një lob i fuqishëm shqiptar në Evropë dhe Amerikë dhe jo dege të partive tona politike që janë servise për mbledhjën e votave, dhe mjeteve financiare për partitë politike dhe asgjë tjetër. Bashkësia ndërkombtare duhet ta dinë se ajo ka qenë promotore kryesore e shtetit të Kosovës. Kosova është një fryt i Bashkësisë ndërkombtare dhe ata e kanë një obligim moral që ta bajnë këtë shtet dhe ta zhvillojnë që të ecë përpara. Është i njohur fakti se Bashkësia ndërkombtare është e demoralizuar me orientimin e mrapshtë të një pjese te mirë të shqiptarëve duke e përqafuar islamin politik dhe duke u bërë vegël politike e Erdoganit mikut më të ngushtë të Putinit dhe Vuqiqit.
Është vërtetë që është mjerim kur sheh shqiptarët e shkretë që e festojnë fitorën e Erdoganit në qytetët kryesore shqiptare si në Prizren, Shkup dhe Ulqin, por për ta ndalur këtë veprim politik që e ka mbjellë Rusia, Turqia e Serbia në viset shqiptare Amerika, Gjermania,Britania e Madhe dhe Austria duhët të bashkëpunojnë me atdhetarët shqiptar dhe të përkrahin krijimin e një Besëlidhje të re politike shqiptare e cila nuk është e mvarur nga politika pansllaviste e ajo aziatik dhe nuk është e mvarur nga ndikimi sorosist por që është e lidhur drejtpërdrejtë me miqtë tanë amerikan dhe evropian. Ky bashkëpunim nuk mund të bëhet me partitë që ishin në pushtet për faktin se ato janë fajtorët kryesore të sjelljës së islamit politik në Kosovë, e që fatkeqësisht po vazhdohët dhe po zgjerohët edhe me Albin Kurtin e Vjosa Osmanin.
Rrahagjoksit e Kurtit dhe kritikusit e opozitës
Shpeshherë nëper mediat e shkruara dhe elektronike po vazhdohet nga dy palët që të kritikohen dhe të lavdërohen për vendimët e Kryeministrit Kurti. Te parët rrahen gjoks dhe krekosën sikur gjelat e detit se ky është një veprim që ka pasur guxim ta bëj vetëm Kryeminsitri Kurti, kurse të dytët opozita thonë se na prishi me amerikanët dhe evropianet. Të parët duhet ta dinë se Kryeiministri Kurti nuk është duke qendruar në Mitrovicë dhe tri komunat e tjera,por në zyret e ti në Prishtinë. Kufirin me Serbi janë duke e mbrojtur djemtë dhe vajzat tona më të mira nga policia e Kosovës. Kufirin me Serbinë janë duke e mbrojtur forcat e KFORI që i bjen se janë duke e mbrojtur djemtë evropian dhe ata amerikanë . Në këtë pikë militantët e te dy anëve duhet te heshtin. Duhet të heshtin për faktin se asnjëra dhe as tjetra palë nuk ka të drejtë te hedhë zjarr në benzin. Nuk kanë të drejt për faktin se Albin Kurti mori vetëm një vendim që ka të bëj me mbrojtjen e tokës se shtetit te Kosovës. Kurse opozita duhet të heshtin sepse marëdhenia në mes të shqiptarëve dhe Amerikës nuk është vetëm marëdhenie e thjesht por ka edhe efektët e politikës gjeostrategjike në Evropë që të krijohët një zonë ushtarake ku NATO të mbaj kontrollin mbi ndikimin Rus në Evropën Juglindore. Opozita nuk ka të drejt të krekosët për një problem që nuk ka mundur vet ta zgjedh për 20 vite me radhë sa ishte në pushtet. Në anën tjetër militantët e VV duhët të heshtin se nuk janë ata që janë duke i mbrojtur kufijtë e Kosovës por janë forcat e KFORIT dhe Policia e Kosovës.
Zgjidhje politike por jo në dëm të Kosovës
Në këët rastë për t´iu shmangur një lufte të re duhet gjetur një zgjidhje politike. Për të ndodhur një zgjidhje politike Bashkësia ndërkombatre duhet të ja bëj me dije Serbisë se Kosovën e ka humbur tash e shume vite. Të gjithë ata që dëshirojnë të jetojnë në Kosovë duhet njohur shtetin e Kosovës. Ata që nuk dëshirojnë me njoftë shtetin e Kosovës duhet të shkojnë në ndonjë shtet tjetër të jetojnë. Për këtë zgjidhje politike duhët të ulën partitë politike shqiptare që janë në Parlamentin e Kosovës që ta gjëjnë zgjidhjen.Pozita duhet ta përgadisë një projekt për zgjedhjën e këtij problemi. Edhe opozita duhet të ulët dhe ta paraqes me shkrim se si e mendon zgjidhjen e problemit. Ajo nuk duhët të pret vetëm faktin se ta rrezojmë Albin Kurtin. Po e zamë se po e rrëzojmë Albin Kurtin. Por shtrohët pyetja: Më këtë rrexim a zgjidhet problemi i Mitrovicës? Unë e them jo. E nëse më këtë rrëxim nuk zgjidhet ky problem atëherë ulunu bashkë dhe dilni me qëndrime të përbashkëta. Ky problem nuk është vetëm i qeverisë se sotshme por është i bartur edhe nga qeveritë e kaluara. Përgjegjësia është e përbashkët. Apo opozita po pret se ta rrexojmë Albinin e t´ia japim Veriun Serbisë. Kjo nuk është zgjidhja. Zgjidhja është te uleni bashkë dhe të dilni me një qëndrim të përbashkët .E me pas të shikohet se si do të veprohët me tutje. Politikanë dine një qështejë! Keni të bëni me shkaun i cili ka më shumë se dy shekuj që ka prerë,vrarë,gri e masakruar, asimiluar, e dëbuar shqiptar tash e dy shekuj me radhë. Edhe sikur të bëheni të gjithë se bashku është pak, është shumë pak.Kështu të gjithë se bashku ti paraqitni kërkesat e Republikës se Kosovës te Bashksia ndërkombëtare për zgjidhjen e problemit politik që ka tash e me shumë se dy dekada që po e mbanë peng Republikën e Kosovës. Edhe heshtja e Shqipërisë zyrtare është krim në vete. Vëllau politik i kriminelit Vuqiq, Edi Rama po shihet haptas se është në krahun e Vuqiqit. Edhe ky e udhëheq një parti politike që ka një trashegimi kriminale siç është Partia e Punës e shënderruar në Partinë Socialiste e cila historikisht ka prerë dhe vrarë shqiptarët atdhetar me projektet e Garashaninit, Qubrilloviqit, Andriqit, Milladin Popoviqit, Svetozar Vukmanoviq Tempos e shumë e shumë viqave të tjerë që ja kemi parë sherrin e po ja shohim ende shekuj me radhë.