President Joseph R. Biden
The White House
1600 Pennsylvania Avenue NW
Washington, D.C. 20500
Dear President Biden,
As a U.S. citizen, I want to express my profound gratitude for your unwavering support of the NATO intervention against the Serbian aggression in Kosova in 1999 and for your resolute endorsement of Kosova’s independence in 2008. Your steadfast commitment to justice and human rights during those pivotal moments resonates deeply within the growing Albanian Community in the United States, among Albanians worldwide, and with advocates for peace and stability in the Balkans.
I write to you today with a heightened sense of urgency and concern regarding recent developments in Kosova. Despite nearly 16 years of independence, the small Serbian minority in Northern Kosova persists in using the Serbian dinar as their currency. The Central Bank of Kosova has rightfully ordered the cessation of the use of the Serbian dinar in cash transactions, effective February 1, 2024, with the exclusive adoption of the euro as the official currency of Kosova. Regrettably, the reservations expressed by EU Head of Office in Kosova, Tomas Szunyog, and U.S. Ambassador to Serbia, Christopher Hill, are troubling. Prime Minister Albin Kurti, in his recent meeting with ambassadors of the QUINT states, emphasized the paramount importance of upholding constitutionality and legality in this matter.
I am compelled to convey my deep concern about the current position of the United States on this critical issue. The insistence on pressuring Kosova to allow the use of the Serbian dinar as a daily currency not only sets a troubling precedent but also poses a direct threat to Kosova’s hard-fought sovereignty. In light of the ongoing Serbia-Kosova dialogue, I urge you to leverage your diplomatic influence to demand that Serbia acknowledges and apologizes for the heinous atrocities committed in Kosova during the 1990s. With Serbia aspiring to join the European Union, the recognition of Kosova’s independence becomes not just a moral imperative but a strategic necessity for lasting peace and stability in the region.
Adding to these concerns is Serbia’s alarming involvement in funding terrorist activities in Northern Kosova. The incident in September 2023, involving Serbian militants and the tragic death of Kosovar police officer Afrim Bunjaku, starkly illustrates Serbia’s multifaceted strategies to create unrest. Serb militants have been exploiting places of worship in Northern Mitrovica to conceal weapons and facilitate terrorism. Following the incident in Banjska, Northern Kosova, on September 24, 2023, tensions further escalated with Serbia’s military buildup near the Kosova border. The external influences of Russia and China in Southern Europe through Serbia intensify these geopolitical dynamics, raising far-reaching concerns. International responses have necessitated an increased NATO presence in Kosova to address the complex geopolitical implications.
President Biden, I implore you to wield your diplomatic influence with utmost urgency to address these pressing issues and staunchly uphold the protection of Kosova’s sovereignty. The intricate situation in the Balkans demands resolute consideration and steadfast leadership to avert any further destabilization of the region.
As a nation historically committed to democracy, human rights, and sovereignty, the United States holds a pivotal role in ensuring a just and stable future for the resilient people of Kosova.
Thank you for your unyielding dedication to democratic values. I sincerely hope for positive developments that fortify the sovereignty and well-being of the people of Kosova.
Sincerely,
Mithat Gashi
New York
28 January 2024
Mithat Gashi i ban thirrje Presidentit Biden për të mbrojtun sovranitetin e Kosovës.
Presidenti Joseph R. Biden
Shtëpia e Bardhë
1600 Pennsylvania Avenue NW
Washington, D.C. 20500
I dashun Zoti President Biden,
Si qytetar i Shteteve të Bashkueme, ju shpreh mirënjohjen e thellë për mbështetjen tuej të palëkundun që patë dhanë në intervenimin e NATO-s kundër agresionit serb në Kosovë në vitin 1999 dhe për përkrahjen tuej për pavarësin e Kosovës në vitin 2008. Përkushtimi juej ndaj të drejtave njerëzore në momentet e randësishme për Kosovën ka gjetë përkrahje të thellë në komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkueme, në shqiptarët në të gjithë botën, dhe tek njerëzit që duen paqë dhe stabilitet në Ballkan.
Ju shkruej sod me një ndjenjë të përshpejtueme të nevojës dhe shqetësimit tem në lidhje me zhvillimet ma të fundit në Kosovë. Edhe pse ka pothuajse 16 vjet që Kosova ka shpallë pavarësinë, pakica serbe në veri të Kosovës vazhdon me përdorë dinarin, valutën e Serbisë, si monedhë e tyne. Me pranimin ekskluziv të euros si monedhë zyrtare të Kosovës, Banka Qendrore e Kosovës ka urdhënue me të drejtë ndalimin e përdorimit të dinarit serb në transaksionet me të holla (cash), tue fillue me datën 1 shkurt 2024. Rezervat e shprehuna mbi këtë vendim nga Kryeshefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, dhe Ambasadori i Shteteve të Bashkueme në Serbi, Christopher Hill, janë shqetësuese. Kryeministri Albin Kurti, në takimin e tij të fundit me ambasadorët e vendeve të QUINT-it, theksoi randësinë parësore të respektimit të rendit kushtetues dhe zbatimit të ligjit.
Kërkesa që i bahet Kosovës me lejue përdorimin e dinarit serb si monedhë përditësore jo vetëm krijon nji precedent shqetësues, por gjithashtu paraqet nji kërcënim drejtpërdrejt për sovranitetin e Kosovës që asht fitue me shumë mund. Prandaj, ju shpreh shqetësimin tem të thellë në lidhje me qëndrimin aktual të Shteteve të Bashkueme në këtë çështje kritike.
Në procesin dialogut të vazhdueshëm Serbi-Kosovë, kam shpresë në ndikimin tuej diplomatik me ngulmue që Serbia të kërkojë falje për krime të tmerrshme që ka ba në Kosovë gjatë viteve 1990-ta. Për Serbinë e cila aspiron të futet në Europen e Bashkueme, njohja e pavarësisë së Kosovës, asht jo vetëm nji imperativ moral, por nji domosdoshmëni strategjike për paqë dhe stabilitet në rajon.
Nji shqetesim tjetër asht përfshimja e Serbisë në financimin e veprimeve terroriste në veri të Kosovës. Ngjarja në shtator 2023, me militantët serbë dhe vdekja e policit kosovar Afrim Bunjaku, ilustron qartë strategjitë e shumëfishta të Serbisë me krijue trazina në rajon. Militantët serbë kanë përdorë kisha e monastire në veri të Mitrovicës me fshehë armë për qëllime terroriste.
Në të njajtën kohë, ndikimi i jashtëm i Rusisë dhe i Kinës në Evropën Jugore, përmes Serbisë, po ndryshon dinamikat gjeopolitike të rajonit dhe po sjellë shqetësime të thella. Për të adresue këto pasoja komplekse gjeopolitike, asht rritë prezenca e NATO-s në Kosovë.
President Biden, e ndjej si detyre me kerkue që ju të përdorni ndikimin tuej diplomatik, me urgjencë maksimale, në mbrojtje të sovranitetit të Kosovës. Situata e komplikueme në Ballkan kërkon udhëheqje të palëkundun për të shmangë ndonji destabilizim të mundëshëm në rajon.
Si vend i përkushtuem për demokraci dhe për të drejtat njerëzore, Shtetet e Bashkueme luejnë rolin kyç në sigurimin e nji të ardhme të drejtë dhe stabile për popullin e Kosovës.
E vlerësoj maksimalisht dedikimin tuaj të pandërprerë ndaj vlerave demokratike, dhe shpresoj për zhvillime pozitive që forcojnë sovranitetin dhe mirëqenien e popullit të Kosovës.
Sinqerisht,
Mithat Gashi
New York
28 janar 2024