Karteli meksikan i drogës rrëmbeu vajzën time dhe unë guxova të kundërshtoja.
Të dielën në mëngjes më 27 mars 2016, Miriam Rodriguez fshihej dhe mbante një pistoletë të mbushur 0,38 pranë Urës Ndërkombëtare Matamoros, e cila lidh Matamoros, Meksikë dhe Brownsville, Teksas.
E veshur me një kapele bejsbolli dhe një pallto, 56-vjeçarja, nënë e tre fëmijëve, priste një anëtar të kartelit të frikshëm të drogës Zeta, i njohur vetëm si “Luleshitësi”.
Dy vjet më parë, ai kishte qenë një nga 11 pjestarët e përfshirë në rrëmbimin e vajzës së saj atëherë 20-vjeçare Karen.
Tani, Miriami ishte jashtë për drejtësi – dhe hakmarrje.
Duke parë luleshitësin pranë disa shitësve ambulantë, Miriami tërhoqi armën dhe kapi momentin.
Ajo kapi këmishën e tij dhe ia futi pistoletën në shpinë. “Nëse lëviz, unë do të të qëlloj,” tha ajo, duke e mbajtur nën kërcënimin e armës deri sa për arrestimin e tij mbërriti policia.
Autori Azam Ahmed portretizon këtë skenë dramatike në librin e tij të ri “Frika është vetëm një fjalë – një vajzë e humbur, një kartel i dhunshëm dhe një kërkim i nënës për hakmarrje” (Random House). (“Fear Is Just A Word – A Missing Daughter, a Violent Cartel, and a Mother’s Quest for Vengeance”)
Autori tregon historinë se si, për vite, Miriami i ndoqi pa pushim burrat që kishin rrëmbyer vajzën e saj.
Ky libër poa shtu tregon se si droga, dhuna dhe paligjshmëria mund të pushtojnë një vend, duke i lënë qytetarët e tij të marrin ligjin në duart e tyre, ashtu siç bëri Miriami.
“Kriminelët lulëzuan nga lejueshmëria që lejonte frika; ndërsa ajo ishte një shembull i një gruaje sesi gjërat mund të ishin ndryshe”, shkruan Ahmed.
“Miriami kishte thënë se frika ishte vetëm një fjalë. Për Zetas, ishte shumë më tepër se kaq.”
Miriam mësoi për herë të parë për rrëmbimin e vajzës së saj kur ajo jetonte dhe punonte si shtëpiake për disa mjekë në McAllen, Teksas, pasi u nda me burrin, Luis, dhe u zhvendos në veri.
Vajza e saj, Karen, mbeti prapa dhe drejtonte dyqanin e kaubojve të familjes, Rodeo Boots, në San Fernando.
Ish-qyteti i blegtorisë ishte bërë famëkeq në vitin 2010 kur Zeta, pasi u nda nga sindikata e krimit të Kartelit të Gjirit, vrau 72 emigrantë në të ashtuquajturën “Masakra e San Fernando”.
Në vitin 2011, ata rrëmbyen dhe therën 192 persona në fermën La Joya në qytet.
Karen Rodriguez u rrëmbye në janar të vitit 2014.
Më 24 janar 2014, ata goditën familjen Rodriguez.
Në orën 4 të mëngjesit të atij mëngjesi, Miriam mori një telefonatë nga vajza e saj e madhe, Azalea, duke i thënë se Karen ishte rrëmbyer.
Rrëmbyesit kishin telefonuar babain e Karen, duke kërkuar një shpërblim prej 1 milion pesos (rreth 77,000 dollarë), të pagueshme deri në orën 15:00 të nesërmen për kthimin e saj të sigurt.
Pastaj ia vunë vajzën në linjë, siç shkruan Ahmedi. “Nëse i paguani, ata do të më lënë të shkoj”, tha Karen.
“Nëse jo, atëherë mendoj se kjo është lamtumirë.” Menjëherë pas kësaj, rrëmbyesit e thirrën Miriam në Teksas, duke përshkruar përsëri kërkesat e tyre.
Miriami la një shënim për punëdhënësit e saj dhe u kthye menjëherë në San Fernando.
Të nesërmen në mëngjes, ndërkohë, Luis u drejtua në bankë për të zbrazur llogarinë e kursimeve dhe për të rregulluar një kredi për pjesën e mbetur të shpërblimit.
Por kur ata tërhoqën paratë, siç ishte rregulluar, nuk kishte asnjë shenjë të Karen.
“Me kalimin e orëve dhe errësira ra mbi San Fernando, një frikë e pashprehur filloi të pushtojë secilin prej tyre,” shkruan Ahmed.
“Po sikur Karen të mos kthehej?”
Fakti që Miriami dhe Luis e kishin paguar shpërblimin me kaq shpejtësi, i kishte shtyrë rrëmbyesit të rimendonin. “Nëse paguani shumë shpejt, ndonjëherë rrëmbyesit mund të përpiqen të rinegociojnë marrëveshjen, duke menduar se kishin lënë para në tryezë,” shkruan Ahmed.
“Por familja kishte marrë një kredi dhe kishte zbrazur kursimet e tyre dhe nuk kishte asgjë për të dhënë.
Sigurisht, në ditët në vijim, rrëmbyesit thirrën Miriamin duke kërkuar më shumë para. Madje, ajo u takua me burra që pretendonin se ishin drejtuesit e grupit, të cilët thanë se mund t’i kthenin Karen-it nëse ajo thjesht u jepte atyre disa pagesa të tjera “kursime xhepi” prej 1600 dhe 400 dollarësh. Përsëri, Miriami e pagoi. Përsëri, Karen nuk u kthye. Në përvjetorin e një muaji të zhdukjes së Karen, Miriam nuk besoi më se do ta shihte vajzën e saj, jo vetëm sepse kishte mbi 70,000 njerëz të regjistruar të zhdukur në Meksikë, por edhe se policia thjesht nuk ishte e interesuar të ndihmonte.
“Miriam tha se Karen nuk po kthehej kurrë në shtëpi, të paktën jo në mënyrën se si ajo kishte shpresuar dikur, sepse Karen, më e vogla e saj, kishte vdekur,” shkruan Ahmed.
“Nuk kishte asnjë keqardhje për veten në zërin e saj, asnjë lot apo rrymë dhimbjeje nuk u përhap në fytyrën e saj. Ajo qëndroi për një moment, duke zgjedhur fjalët e saj.
“Për pjesën tjetër të jetës sime, me kohën që kam, do të gjej njerëzit që ia bënë këtë vajzës sime”, u zotua Miriam. “Dhe unë do t’i bëj ata të paguajnë.”
Miriami kishte një histori luftimi të krimit.
Në vitin 1989, ajo kishte gjurmuar hajdutët që kishin plaçkitur kasafortën e burrit të saj dhe gjetën të gjitha sendet e humbura.
Në një rast tjetër, Miriami kishte ndërhyrë personalisht për të garantuar sigurinë e burrit të vajzës tjetër të saj kur ai u kërcënua nga bandat, duke paguar shpërblimin e vogël për të hequr qafe problemin.
“Fëmijët e Miriamit e kishin ngacmuar shpesh nënën e tyre se ajo fshehurazi donte të bëhej polic, por nuk ishte aq e korruptuar sa të kualifikohej,” shkruan Ahmed.
Me ndihmën e Luis, Miriam kaloi dy vjet duke gjuajtur rrëmbyesit e Karen, duke u vendosur kurthe atyre dhe duke u mbështetur në agjencitë e zbatimit të ligjit vetëm kur ishte e sigurt se ata do të arrestoheshin.
Duke përdorur një sërë maskimesh dhe ID të rreme, ajo ndihmoi në kapjen e të 11 rrëmbyesve të Karen dhe përballë autoriteteve apatike, të korruptuara ose të paaftë, formoi gjithashtu “Colectivo de Desaparecidos de San Fernando” (Kolektivi i zhdukur), një grup mbështetës prej 600 familje të tjera që kërkojnë të gjejnë të afërmit e tyre të zhdukur.
Në vitin 2015, pas një informacioni nga një vendas 18-vjeçar, Miriam më në fund mësoi se Karen kishte vdekur, eshtrat e saj u varrosën në një fermë të largët dhe të braktisur.
Atje ishte një shtëpi e mbushur me vrima plumbash dhe një lak të varur në një pemë. Miriam gjeti shallin e Karen dhe një kockë të identifikuar më vonë si pjesë e femurit të Karen. Në kohën kur ajo arrestoi luleshitësin në vitin 2016, të gjithë rrëmbyesit e Karen ishin vënë para drejtësisë. Katër ishin në burg në pritje të gjyqit ndërsa gjashtë të tjerë mbetën të vdekur, të vrarë në një bastisje nga marinsat meksikanë.
Por, gërmimi i pamëshirshëm i nënës së fundi zemëroi kartelin Zeta.
Natën e 10 majit 2017, Miriami la punën në dyqanin e saj dhe u nis me makinë në shtëpi.
Ajo ishte me paterica – ajo kishte thyer këmbën e saj duke ndjekur një ish-prostitutë me lidhje me Zetas – kështu që u përpoq të dilte nga makina e saj.
Ndërsa ajo doli në rrugë, dy burra dolën nga një kamion i bardhë Nissan i parkuar aty pranë, me pistoleta 9 milimetra.
“Ata qëlluan trembëdhjetë fishekë në drejtim të Miriam, duke e goditur atë tetë herë,” shkruan Ahmed.
Djali i saj, Luis Hector, dëgjoi të shtënat nga brenda shtëpisë së tyre dhe doli jashtë duke bërtitur emrin e nënës së tij. Ai e gjeti atë të shtrirë me fytyrë përtokë, vetëm gjashtë metra larg makinës. Dora e saj ishte brenda çantës së saj, ku mbante pistoletën.
Miriami u dërgua në spital, ku ndërroi jetë disa orë më vonë.
Ishte Dita e Nënës 2016.
Ahmed vëren se ajo gjithmonë i dinte rreziqet e përfshira në ndjekjen e drejtësisë.
“Miriami e dinte se nëse dikush donte ta vriste, ata mund ta vrisnin,” shkruan ai. “Frika ishte diçka që ajo mund ta përballonte, kishte mësuar ta shtypte dhe ta shpërfillte… Në një farë mase, kështu ishte edhe vdekja.”/NYP