Një foto sa një mijë fjalë! Një mëngjes plot dashuri për Albanin, Miriamin dhe të voglën e tyre. Ka qenë këngëtarja Miriam Cani, e cila ka postuar një foto herët në mëngjes, ku shfaqet së bashku me bashkëshortin e saj, Alban Skënderajn dhe vajzën e tyre, Ameli.
Përpos angazhimeve të tyre të përditshme, Miriam dhe Albani gjejnë kohë edhe për veten dhe vajzën e tyre. Çifti simpatik e ka nisur herët ditën, duke shijuar rrezet e para të diellit.
Aktualisht Miriami është anëtare e jurisë në “The Voice Kids”, ndërsa vetëm pak kohë më parë ajo dhe Albani sollën një këngë mjaft të bukur për vajzën e tyre, Ameli, “Dhurata”.
Komentet