Të nderuar Klerikë!
Të nderuar të mbijetuar të diktaturës ju që përballuat vuatjet e komunizmit!
Të nderuar qytetar të Shkodrës.
Fort i nderçëm dhe i respektuar Shkelqesi Monsinjor Angelo Massafra!
Mire se keni ardhur në këtë cermoni nderimi për një arbersh nga “gjaku i shprishur,” për një përçues e mësues i palodhur në shërbim të besimit në Zot Jezues, dhe të rehabilitimit të fesë katolike në Shqipërinë postkomuniste.
Për të nderuar aktivistin e palodhur Mons. Massafrën që përkrah besimit fetar, ky personalitet i madh i kohëve tona dha në mbrotje të kujtesën kombëtare, dhe dokumentimin e krimeve të komunizmit në Shkodren e martirve të lirisë e të qendresës antikomuniste.
Ndjehem shumë i priviligjuar, dhe me përunjësi ulem përpara vepres tuaj imzot Angelo, por fati e deshi që unë pinjoll i nje familje që provoi tre diktaturat fashiste, naziste, komuniste në drejtimin e Unionit Mbarkombëtar Integrimit të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë të drejtoi këtë event madhështor, dhe të flas për vepren tënde fetare e kombëtare dhe njerzore.
Pak muaj ma pare me JU vizituam Shenjtërine e tij, mikun e madh të shqiptarve, nga toka arbnore në Selinë e shejtë Papa Franëeskun. Vizita e jonë konsakroi rëndësinë e të kaluemes tone tragjike dhe synoi njikohësishttë përkrahjen e Selisë së shejtë ndaj denimit të krimeve të komunizmit.
“Gjaku i shprishur” ju thiri ju imzot që me hapjen e kufive shqiptarë nga ndrrimi i sistemit Ju me vizionin dhe misionin tuaj të shejtë të ju kërkoninit eprorve tuaj që të vinit si misionar në Shqipërine tone të përbashkët. Dhe përfundimishtë arrritët në vendin e Skënderbeut 1993 Veprimtaria e juaj baritore si detyrë e pare, tek famullia pranë komuniteteve të krishtera në Troshan dhe Fishtë, në Fishtën Gjergjit të madh homerit shqiptar ju u bëtë mesuesi i pare për formimin e të rinjëve, mësues iNovivicëve në pronvincën e rilindur të fretërve minor në Shqipëri pranë kuvendit të lezhës. Në dhjetor 1996 u emruat Ipeshkev Dioqezës së Rreshenit dhe administrator Apostolik iLezhës së kryetrimit, mbrojtësit të krishtërimit heroit tone kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, dhe në vitin e zi të 97 u shuguruat Ipeshkev nga Shën Gjon Pali i II në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan, ku mbas 10 muajsh pas vdekjes Arqipeshkevit të Shkodrës Frano Ilia u emruat Administrator Apostolik së Arqipeshkëvisë së Shkodrës dhe Sapës. Krahas detyrave të rëndësishme nga Ati i shejtë Ju u zgjodhët antar i Këshillit Papnor në vitin 2005 pikërisht me 25 janar , Selia e shejtë dekreton bashkimin e Dioqezës se Pultit me Arqidioqezën Metropolitane të Shkodrës me emrin e ri Arqipeshkevia Shkodër –Pult dhe kështu Imzot Massafra bëhet Arqipeshkev i Shkodër Pultit. Si President i Konferencës Ipeshkvnore Ju treguat kujdes vençanrisht në fushën e edukimit, sporteve dhe animacionit si dhe dialogut ndërfetar. Ju u bëtë promotori i riorganizmit të kishës shqiptare duke afruar shërbimet e nevojshme duke punuar për kujdesin e thirrjeve , duke i reasturuar dhe ndërtuat kishat e shkatruar, për tu afruar bashkisisë të krishtera , vende të shenjta të denja dhe duke gjallruar në aspektin e asistencës që veçanrishtë në vitete e para ishte shumë i nevojshëm. Gjatë shërbimit tuaj Ipeshvnor janë të shumta veprat tuaja si “Fshati i Paqes” rrëzë Taraboshit që e krijove për të mirpritur refugjatët e luftës së Kosovës, duke pasur një bashkëpunim midis Zyrës për drejtsi dhe paqe në Dioqezën dhe komunitetit të Santegjidos që përfshin gjithashtu të krishterë ortodoks, dhe musliman të pranishëm në teritorin e Arqiodezës. Ku nuk u gjinde Imzot me misionin tuaj, tek projekti “Shpresa në Shkodër,” në ndihmë të personave me aftësi ndryshe në kampet verore, një ndihme të madhe dhae në fushën e bamirësisë. Besnik ndaj motos Ipeshknore, në pajtimin e gjagjeve për gjakmarrje. Ti i solle paqen Shkdrës në vitin 1998 në një moment të një lufte civile që mund të çonte dhe luftë fetare. Ju përveç punës baritore të kishës, keni publikuar dy publikime “Pajtohuni me Hyjnin 2002” dhe “Dhuratë dhe Angazhim 2016” katër letra baritore të botuar nga Shkelqësia e juaj “Ati na pret ti dalim përpara, 1999” “Ju dua të gjithve në Jezu Krishtin 2002” “Ata që Soditim.. “ Ne e Kumtojmë 2006 “ Gëzimi i Dëshmisë 2017” Jeni kujdesur për gazetën periodike “Fjala e Paqes” dhe Revista “Kumbona e Diellës “ ka punuar të biografitë për Vicens Prenushi dhe 37 shokëve martirë të viti 900 të lumturuar me 5 nëndor 2016 e si President i Gjykatës Kishtare për procesin e kanonizmit të 40 sherbetorve të hyjit “Martirët shqiptar vrarë gjatë diktaturës që ka filluar me 10 nëndor 2002 dhe përfundoi me 8 dhjetor 2010. Përkushtimi i juaj kulturor nuk ndalet vetëm me botime, porkeni qënë promovues i Radio Maries në Shqipëri.
Ka qënë këshilltar i disa dokumentarve të dedikuar figurave kombëtare shqiptare si Gjon Buzukut, Frang Bardhit, Pjeter Bogdanit ,
Ti i dashur Massafra erdhe në Shqipërinë postkomuniste se të tërhoqi “Gjaku i shprishur që të thërrisni rrënjet e tua arbëreshe, ku për besimin në Zot e fe ishin pushkatuar besimtare shqiptar.Por ti gjete këtu shpirtin e besimit në Zot. Komunizmi jetën jua mori, por besimin jo, ti gjete foton e Jezuesit se si e mbronin besimtaret sokolesha shkodrane mbas fotos së diktatorit, si e mbronin nga shkatrimin zojen e bekueme e shume relike të shejta të besimit në zot. Dhe me keto dhe me ruajtjen ekoleksioneve të kohes së lashta në krijove muzeun e historisëbesimit dhe të kishes katolike.
Faliminderit për ketë dhuratë historike që i ke lënë Shkodresëdhe Shqipnisë besimit katolikë shqiptar.
Ju ndoqët postulatin e Shen Gjon Pali II ku në aeroportin e rinasit në vizitën historike 1993 ju drejtu popullit shqiptar”Demokracia nuk ndërtohet mbi harresën”
Falë përkushtimit tuaj sot ndodhet e pa rrënuar godina e burgut të Spaçit, ju shkuat deri në Amerikë dhe sëbashku me fondacioni Drejtsi dhe Paqe e shpëtuat këtë simbol të kujtesës.
Ti imzot, dhe ne të përndjekurit politikë presim një përgjigje përse nuk u denuan krimnelt që vrane klerin shqiptar e në veçanti klerin katolik e mbi 6000 shqiptar që sot nuk kan një varr në token e tyre.
Shoqënia shqiptare nuk do të shërohet kurrë nga rrjedhimet e murtajës komuniste, përsa kohë që nuk del në shesh e vërteta. Ju punuat me misionin tuaj për të verteten.
Ju kishit Madhështi shpirtënore kur i kërkuat politikës së papërgjeshme shqiptare denimin e krimeve të komunizmit me ligj siç e kan vendet europiane.!
Historia e popullit shqiptar nuk njeh nji rast të vetëm kur kleri dhe besimtarët katolikë të mos kenë qenë pjesëmarrës, e në shumë raste udhëheqës, në kalvarin shumë shekullor të vendit tonë, e në luftat kundër anmiqve kërcënues; dhe tashti vonë, në forcimin e nji Shqipërie të lirë që përpiqet me qenë europiane. Kjo falë punës misionit tuaj.
Sot, andrra e keqe ka përfundue! Por ne gjindemi para nji procesi shërimi në vendin tonë, para detyrës së randë të rindërtimit moral për të gjithë ne. Jo vetëm ata që janë përgjegjës direkt për krimet e kryeme, por edhe ata që margjinalisht ndiehen fajtorë, – sepse kanë heshte dhe këtu ka nji numër të madh!- duhet të kalojnë nëpër procesin e rivlerësimit të përgjegjsisë së tyne, të qendrimit të tyne imoral ose amoral në ditët e vështira, kundrejt grupit shoqënor numerikisht ma të vogël, por ma të persekutuem se të tjerët, popullsisë katolike shqiptare.
Për fat të mirë, erdhi zhvillimi i ngjarjeve në Shqipëri: shpresa e ushqyeme me besim.
Tashti ndigjohet kumbona e kishës përsëri; dhe përsëri muezini thrret besimtarët për adhurim të Zotit.
Sot, shqiptarët luten, meditojnë, shpresojnë përsëri.
Sot, po zbret vala e vuejtjeve që urrejtja krijoi në marrëzinë e vet, dhe shpresojmë se do të zëvendësohet me nji frymë të re, të heshtun por plot gjallëni, me mirëkuptim, por pa harrue të kaluemen. Sot, ish të persekutuemet kanë përbuzë hakmarrjen, nji fitore morale shqiptare me përpjestime historike, e që këput zinxhirin e hakmarrjes. Sepse falja e fajit ka zanafillë hyjnore, ashtë karakteristike e shpirtmadhësisë, dhe ky ashte nji ogur i mirë, nji shpresë e re që shoqenia shqiptare ka vendos mospërsëritjen e tragjedisë së kalueme. Sot, Kisha Katolike shqiptare, viktima kryesore, deklaron: “Ne, nuk gjykojmë!”Të përndjekurit thërrasin njëzëri Hakmarje Jo, Drejtsi Po. Pa drejtsi nuk ka liri, pa liri nuk ka demokraci.
27 vite jetë ja kushtove vendit tim ,imzot, vendit tand Shqipërisë,
27 vite ma të mirat ja dhe atdheut tone të përbashket Shqipërisë.
Ju u bëtë bashkëpuntor me ne të vuajturit e diktaturës, mësimet e tua, vizioni i juaj, i të vërtetës të paqes, dhe të lirisë do të ngelet postulat për ne. Kërkesa e juaj të denohetn krimet e komunizmit ishte një këmbana për të verteten pa të cilën ne nuk mund të ndertojmë sistemin e vlerave sistemin e qytetarit të lire, por dhe një këmbana ndaj papergjeshmerisë së politikanëve shqiptar që në vend që të denonin krimin ju bashkuan heshtjes ndaj krimit. Heshtja e tyre vret njëlloi si plumbat e xhelatëve të diktaturës dje.
Mirnjohjen tonë të thellë Imzot Angela Masafrës për kontributin e madh që jep në ruajtjen e kujtesës dhe dokumentimin e krimeve të komunizmit, dhe po të vepronte klasa politike postkomuniste si Ju me përkushtimin e Shqiptarit të madh e sensibilizues fati i të përndjekurve politikë shqiptarë dhe ishoqërisë shqiptare, sot do të ishte ndryshe
Sot do të kishim një Shqipëri demokratike, një Shqipëri të lire nje Shqipëri të paqme.!
Të besojmë dhe të shpresojmë!
Faliminderit Imzot Angelo Massafra ti u bëre pjesë e plejadës të njerzve të shquar të kombit tim, të kombit tan”
Besim NDREGJONI
Fjala e mbajtur në Muzeumin e Kujtesës në Shkodër me rastin e nderimit me Certifikatën e nderit “ Mirnjohje e Martirve të Lirisë” dhënë Shkelqësisë së Tij Mons. Angelo Massafrës.!